Kaloperi, krizantema, aromatiku (arab. fagija) Lulesa e kënasë Chrysanthemum balsamita

Kaloperi është lulesa e kënasë dhe është më aromatike sesa të gjitha bimët e tjera aromatike. Imam Bejheki i ka përmendur dy hadithe apokrifë (jo të vërtetë).

Njërin e ka treguar Abdullah bin Barid, r.a., në të cilin përmendet se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thënë: “Lulesa e kënasë është ndër bimët më të mira aromatike në këtë jetë dhe në jetën tjetër”.(1) Personi i dytë që tregon lidhur me këtë është Enes bin Maliku , r.a., për të cilin tregojnë se ka thënë që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka dashur më së shumti aromën e lulesës së kënasë (Ibid). Mirëpo, ne nuk mund të vërtetojmë ose të jemi dëshmitarë të autenticitetit të këtyre dy haditheve, dhe themi se All-llahu e di më së miri.

Kaloperi (lat. Chrysanthemum balsamita, arab. fagija) është bimë e njohur mirë e kuzhinës me erë limoni, e njohur në Egjipt, Greqi, Romë dhe në Azinë Perëndimore. Këto lule me kokë të vogël dhe gjethe aromatike, shërbejnë si mëlmesë e ushqimit, ndërsa disa njerëz e fusin në lesh për shkak të aromës së saj dhe për të luftuar molën (tenjën).

Kaloperi shërben gjithashtu për përgatitjen e disa melhemeve si ilaç për hemiparalizë. Lyerja e lëkurës me pomadë të bërë me kaloper, ndihmon në diluimin e gjakut (lat. Hemodilucija), tek angiomët e zakonshëm dhe venat e zgjeruara (phleboctasie), qetëson nervat dhe ndihmon në relaksimin e muskujve. Kaloperi ka nxehtësi dhe thatësi të lehtë, është konstipativ i lehtë.

Është tepër interesante që kultura të ndryshme e kanë quajtur këtë bimë me emra shenjtorësh. Në italisht e quajnë Herba di san Pietro, në frengjisht e quajnë Menthe de Notre-Dame, ndërsa në arabisht, lloji më i mirë i saj, d.m.th. zbukuruesi (lat. Balsamita sauveolens), është quajtur lule e parajsës, arab. fagijat-ul xhinan.



1. E tregon Ebu Neimi në veprën Mjekësia; Taberani në Ewsat dhe në Mexhme, 5/35; senedi i këtij hadithi është krejt daif (i dobët).



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.