Gjatë tri ditëve, BIK-u do të shpërndajë mish të kurbanit për 15 mijë familje

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se në cilat ditë duhet të bëhet therja e kurbanit.

” Kurbani llogaritet ajo kafshë që theret pas faljes së namazit të Kurban Bajramit deri në përfundim të tekbireve që është ditën e tretë në Ikindi. Kjo është periudha kur lejohet therja e kurbanit dhe llogaritet si i tillë. Çka do që theret para faljes së namazit të Bajramit është sadakë, lëmoshë që e prenë për me dhënë”, ka thënë ai.

Sadriu ka treguar se çmimi i një Kurbani është 120 euro.

“Çmimi i një kurbani është 120 euro. Është çmim i rajonit. Këtë çmim e ka edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për therjen e kurbanëve në Hungari nga BIK-u, duke thënë se u është imponuar që të bëhet në atë vend.

“E kemi marr me përgjegjësinë më të lartë këtë detyrë. Kemi filluar me një numër shumë të vogël, ndërsa ka arritur një numër tejet i madh. Vitin e kaluar i kemi therur diku tetë mijë kurbanë. Fondi i bagëtive në Kosovë është në vazhdimësi në ulje, sidomos mbas luftës. Ky numër i krerëve gjendet shumë me vështirësi. Nëse ne kemi arritur t’i therrim 1200 krerë lopë dhe në të njëjtë kohë në Kosovë edhe njëherë apo dy herë më shumë theren, Kosova nuk e ka kapacitetin e dy ose tre mijë krerëve që t’i sigurojë brenda. Pastaj ne kemi ndjekur të gjitha procedurat. Kemi shpallur tenderin, kemi pranuar ofertat, kemi vizituar thertoret këtu. Nuk ka kapacitet në Kosovë, nuk na kanë ofruar mundësitë që t’i therin, sepse kjo është kohë e kufizuar. Brenda tri ditëve duhet t’i therin 1,200 lopë”, ka theksuar ai.

Sadriu ka thënë se kompania në të cilën BIK-u i therë kurbanët në Hungari është kosovare.

“Këtë vit kemi bërë një kontratë me një thertore në Istog që e ka një kapacitet të kufizuar ku do t’i therim 250 krerë lopë. Ndërsa të tjerat prapë në Hungari. Pra kjo na është imponuar edhe pse kompania që ne po i therim krerët në Hungari, është kompani kosovare, pronarët janë shqiptarë. Kushtet që na janë ofruar aty janë të favorshme, janë të standardeve më të larta, sepse Hungaria është në BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, për festën e Kurban Bajramit BIK-u pritet t’u shpërndajë mish të kurbanit 15 mijë familjeve.

“BIK-u pritet t’ua shpërndajë deri në 15 mijë familjeve mish të kurbanëve në këto ditë të Bajramit, por edhe gjatë tërë vitit do të shpërndajmë. Po ashtu e ndalim edhe për nevoja tona, për nxënësit e Medreses”, është shprehur ai, duke iu uruar të gjithëve festën e Kurbanit.

“Unë të gjithëve ua uroj festën e Kurban Bajramit me lutjet e Zotit që mëshira, paqaje e tij të mbretërojë mbi familjet tona. Të mbretërojë solidariteti, humanizmi, t’i afrohemi atij që ka nevojë. Ta vizitojmë njëri – tjetrin dhe ta gjallërojmë këtë festë”, ka thënë ai.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.