Në Gjakovë festohet Kurban Bajrami

Sot në orët e para të mëngjesit u hapën dyert e xhamive të qytetit dhe të fshatrave të Komunës së Gjakovës për t’i pritur besimtarët në faljen e namazit të sabahut dhe atë të Kurban Bajramit

Si çdo vit, manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Hadumit, duke filluar me faljen e namazit të sabahut të cilin e udhëhoqi imami i xhamisë Hafiz Safet ef.Hoxha, për të vazhduar me ligjëratën kushtuar festës së Kurban Bajramit.
Ai ua përkujtoi edhe njëherë besimtarëve historinë, vlerat, qëllimin dhe porositë e kësaj feste të sakrificës, bujarisë, tolerancës dhe unitetit.
Pas ligjëratës, në ora 6:15 u fal namazi i Kurban Bajrami, e më pas hutben e mbajti Kryetari i KBIGJ-së, Ahmet ef.Hoxha, ku nga ai vend i shenjtë iu drejtua besimtarëve me mesazhin e kësaj feste madhështore, duke apeluar tek ata që t’i shfrytëzojnë këto ditë për të ndihmuar njeri tjetrin, të jen më bujar dhe më solidar.

Në ditën e kësaj feste Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës e vizituan, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera.
Ata u pritën nga Kryetari i KBI në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha, imamët dhe stafi i KBI Gjakovë.






















Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli