Thuajuni fëmijëve tuaj fjalë motivuese! Ndiqni shembullin profetik!

Një gjest i rëndësishëm edukativ, për të cilin ne si prindër kemi nevojë në procesin e edukimit, është inkurajimi apo motivimi i fëmijës para se t’i japim atij diçka për të kryer.

Profeti Muhamed (a.s.) na ka mësuar se, para dhënies së urdhërave është motivimi, në mënyrë që të arrijmë majat.

Në një rast ai (a.s) ka thënë: “nesër do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe Allahun dhe i dërguari i Tij e duan atë.” Kështu e gjithë ushtria shpresonte që të ishte kushdo prej tyre ky burrë apo njeri, e sikur të kish thënë: O filan, nesër do ta mbartësh ti flamurin, nuk do të kishte motivim dhe ushtria s’do të kishte ndjerë shijen e obligimit dhe askush s’do të shpresonte të ishte ky njeri.

Në një tjetër rast, pas kthimit të Xhaferrit nga Habesheja (Etiopia e sotme), kur njerëzit ishin të preokupuar me kthimin e ushtrisë fitimtare nga Hajberi, ai (a.s) tha: Nuk e di se cili lajm më gëzon më shumë, kthimi i Xhaferrit apo fitorja e Hajberit! Përse?!

A ishte kthimi i Xhaferrit, i barabartë me fitoren e Hajberit?!

Kjo është mënyra e “krijimit” të heronjve, kjo ishte bukuria e fjalëve që ngrinin lart motivimin. Rënia dëshmor e Xhaferrit në betejën e mëpasshme, do të mbetet në rreshtat e historisë islame.

Në ditën e Ahzabit (mërzisë), ai (a.s) tha: “Kush më sjell lajme nga populli do t’i garantoj Xhenetin!”

Nëse do të kishte thënë: Kush më sjell lajme (e më pas të heshte), do të ishte detyrë mbi të gjithë të informonin të dërguarin e Zotit, por kjo ishte mënyra e krijimit të vendosmërisë dhe motivimit në zemra.

Muadhit në një rast, para se të bisedonte, i tha: “O Muadh, unë të dua ty (për hir të Allahut)”, që fjalët më pas të kishin shije të lartë dhe ngulitje në zemër, e kështu i gjithë trupi i tij do të ishte sikur veshi në dëgjim.

Mëso nga i dërguari yt sesi të krijosh heronj, sesi të motivosh pasi nuk është vetëm e rëndësishme të japësh urdhra, por e rëndësishme është që t’i bësh ata që janë me ty, të garojnë në arritjen e qëllimeve apo zbatimin e tyre.

Profeti Muhamed (a.s) na ka mësuar se:

fjala ndërton heronj
fjala lartëson frymëzim
fjala mbjell shpresë
fjala largon dhimbje.


/gruaja.org/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta