Arabia Saudite, 530 milion dollarë në vit për pastërtinë e Mekës

Arabia Saudite përballet me detyrën e vështirë për të ruajtur shenjtërinë edhe higjenikisht të vendeve të shenjta gjatë vizitës së rreth dy milion e gjysmë njerëzve gjatë ditëve të Haxhit.

Koshat e mbeturinave dhe rrugët përreth vendeve më të shenjta islame janë të mbushura me shishe plastike boshe dhe mbeturina të tjera, që sipas autoriteve, vijnë nga ajo masë njerëzore kanë mbërritur aty pa leje zyrtare. Ata që jetojnë dhe punojnë në Mekë, thonë se disa qindra njerëz arrijnë të kalojnë pikat e kontrollit administrativ të ngritura nga autoritetet. Haxhi i padokumentuar zakonisht është i parezervuar dhe pa vende akomoduese, e ata që gjenden aty me status të tillë, kalojnë ditët e netët në trotuare ose vende të tjera publike, duke efektuar dhe mbetje të ndryshme nga konsumi.

Por ekziston edhe çështja e dendësisë. Ritualet e Haxhit, nga më shumë se dy milion njerëz, kryhen në një sipërfaqe prej rreth 80 fushash futbolli.

Ndaj, Arabia Saudite harxhon rreth 530 milion dollarë në vit për mirëmbajtjen e vendeve të shenjta në Mekë, dhe konsiderohet si programi më i madh i mirëmbajtjes së mjedisit në Mbretëri.

“Para se të arrijë Haxhi, ne sigurohemi që të gjitha hapësirat të jenë plotësisht të pastra. Gjatë qëndrimit të haxhinjve, ne përpiqemi t’i ruajmë vendet sa më të pastra që të jetë e mundur gjatë gjashtë ditëve të ritualeve të Haxhit. Pas përfundimit të Haxhit, ne në fund pastrojmë dhe largojmë mbeturinat nga qyteti”, tha Mahmud Al-Saati, menaxher i përgjithshëm i higjienës në Vendet e Shenjta të Mekës, duke shpjeguar për Arab Neës të tre fazat në të cilat ruhet pastërtia e vendeve të shenjta.

Komuna e Mekës ka rreth 138 depo dhe më shumë se 1.300 kosha kompresimi në vendet e shenjta. Gjatë Haxhit, mbeturinat ruhen në depot nëntokësore dhe mbi tokë dhe më vonë transportohen 30 kilometra jashtë qytetit në deponi speciale. /tesheshi.com/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.