Një tregim interesante nga Shejh Muhammed Hassani

Isha duke u përgatitur ta mbaj një ligjëratë në Mekë, kur mu drejtua një njeri, dhe më tha: "Shejh Muhammed, të lutëm në emër të Allahut, të mos thuash asgjë para se t’më dëgjosh mua!"

“Urdhëro... urdhëro, eja e ulu afër meje” i thashë atij. Ai erdhi dhe u ul pranë meje. Ishte një njeri i zakonshëm, tregtar, të cilit Allahu i kishte dhuruar sukses, por që e kishte goditur paraliza.
Ai tha: "Kam shkuar në Londër, por nuk kam gjetur ilaç, ashtu në Francë dhe në Amerikë. Një ditë, në një transmetimit televizive pashë faljen e namazit në haremin e Qabesë, fillova të qaj, i thirra fëmijët dhe u thashë: "Fëmijët e mi, unë dua të shkoj te Zoti i kësaj shtëpie”, ata më pyetën: "Te cili Zot, baba?” "Dua të shkoj te Zoti i gjithçkaje që ekziston, dua të bëj umren", u thashëunë . Ata u çuditën: “Si mund ta bësh ti umren?!" Unë u thashë: "Ma gjeni një avion privat"
U nisën së bashkë dhe shkuan në Mesxhidul Haram. Ai kërkoi ta fusin me karrocë brenda në Harem, sa më afër Qabesë. Ata e vendosen në vendin ku bëhet tawafi.
Ai më tha: "Pasha Allahun, biri im, për orë të tërë jam ulur dhe jam lutur vetëm me këto fjalë: "Pasha Madhërinë Tënde, nuk do të dal nga shtëpia Jote, përveçse në këmbë apo në tabut." E përsërisja këtë pa ndërprerë, derisa u lodha. Ashtu i ulur në karrocë më zuri gjumi... në ëndërr dëgjova, sikur nga telefoni, t’më thuhet: "Çohu, shko!", "Çohu, shko!", e më vonë edhe për herë të tretë, "Çohu, shko". U zgjova, u ngrita dhe shkova.
Pas disa hapave m'u kujtua se unë isha i paralizuar, fillova të qaj si fëmija dhe thash: "Zoti im, nuk më le të zhgënjyer kur kërkova strehim tek Ti."
Po! I Plotfuqishëm thotë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem" (Gafir, 60). Ai u përgjigjet të gjitha robërve, edhe të bindurve, edhe mëkatarëve. Ai iu përgjigj edhe Iblisit, kur kërkoi: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!" (Araf,14) "Ai tha: “Ti je i afatizuar!". (Araf, 15).
Pejgamberi, alejhi selam, thotë: "Allahu është i turpshëm dhe bujar, turpërohet nëse robi i ngre duart për t’iu lutur e t’ia kthejë bosh."
Allahu nga mirësia e Tij ju ka mundësuar t’i luteni, dhe vetëm Ai është që ju përgjigjet lutjeve tuaja.
"Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen!" (Neml, 62)

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.