Anatomia e suksesit

Suksesi varet nga shfrytëzimi i shanseve të njohura. Numri i mjaftueshëm i njohjes në kohë të duhur të shanseve nuk ka pa pastrimin dhe shqisat aktive, ndërsa këso shqisa nuk ka pa kuptimin e drejtë të ibadetit. Njeriu i mençur gjegjësisht personi i cili me të vërtetë e do Zotin e tij lexon drejtë rreshtat dhe atë që është në mes rreshtave të Kuranit (Librit të dashur) i udhëzuar nga i Dashuri te i dashuri.

Ky person di që grumbulli i lëvizjes që përmbajnë pesë kohët e namazit është një minimum i lëvizjeve dhe higjienës i cili është i obliguar që të mos atrofohet grumbulli i muskujve të njeriut i nevojshëm për bartjen e trupit personal dhe ecje të rëndomtë të drejtë. Nëse besimtari praktikues pret që me kryerjen e rregullt të farzeve të namazit zhvillon bicepsët, tricepsët dhe muskujt e barkut - demonstron stilin e panjohur të paimponuar të drejtimit kah i Dashuri dhe moskuptimi i kërkesës së Librit që e ka marrë. E njëjta gjë është me personin i cili mëson përmendësh Librin, për çdo ditë reciton pjesët e tij dhe pret që përherë të jetë i respektuar në vend dhe kohë. Paramendoni besimtarin praktik i cili nuk çuditet nëse i paraqitet një njollë në shpinë, edhe pse merr abdes pesë herë në ditë. Dhe pyet ç'është ajo që bën gabimisht?
Por, ajo që bën thjeshtë nuk mjafton. Mu sikur që safi i parë në xhami aludon në avangardë dhe elitizëm në shoqërinë e gjerë të cilën ai safë duhet prodhuar. Kështu edhe aplikimet e gjera të ibadeteve tjera zhvillojnë në mënyrë konstante trupin, shpirtin dhe mendjen.
Sikur personi nga gjaku dhe mishi, i cili na do dhe ne e dojmë, thotë që e do një aromë konkrete, p.sh. kjo mjafton që këtë aromë ta blejmë dhe t'ia dhurojmë personit të dashur.
Sikur në të njëjtën mënyrë të silleshim ndaj këshillave të Librit, dashurinë dhe shpërblimin e të Dashurit do të shkaktonin tek ne rritje mahnitëse.


Starti i mirë dhe starti i keq

Abdullah b. Mes'udi r.a. transmeton që para të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. u përmend njeriu i cili ka fjetur tërë natën deri në agim, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ky është njeri të cilit shejtani i ka urinuar në vesh." (Muslimi)
Muhammedi a.s. ka edukuar bashkëkohësit e tij duke u shërbyer me mesazhe thelbësore dhe metaforat plastike me të cilat do të programonte sistemin e tij nervor në agjilitet dhe zgjimshpresë.
Nëpërmes pyetjes së Abdullah b. Mes'udit r.a. shohim që fenomeni i fjetjes tërë natën në vetëdijen e tij ka qenë diskutabil. Muhammedi a.s. përgjigjet në këtë fenomen duke e përshkruar njeriun i cili nuk ngritët në namazin e sabahut (lutja e mëngjesit) në një pozitë tejet nënçmuese. Sepse urinimi në dikë që i njëjti është në pozitë shtrirë simbolizon dominimin e plotë ndaj atij që është i shtrirë.
Pra, kemi paaftësinë edhe (fizike) kapitullimin para armikut. Duke folur për myslimanin i cili në përditshmërinë e tij lufton me rrjetën e gërshetuar të shejtanit, shohim sipas përshkrimit të Pejgamberit a.s. - që ta eliminojë në këtë luftë edhe para se të ngritët nga shtrati.
Muhammedi a.s. ka thënë: "Në natë, vërtetë ka një moment dhe nëse robi mysliman ia qëllon duke kërkuar në te mirësi, Allahu do t'ia jap. Ky moment ekziston për çdo natë." (Muslimi)
Ky hadith është një formë e caktuar e plotësimit të mëparshëm, sepse në te potencohet rëndësia e shfrytëzimit të momentit të vlefshëm të natës.
Ky i folur i Pejgamberit a.s. është edhe një sistem linguistik i cili ka për qëllim në sensibilizimin e programuar të myslimanit në shfrytëzimin e kohës personale dhe njohjen e shanseve. Edhe Kurani edhe hadithi me mesazhet e tyre precize e formësojnë personin mesatar, por që këtyre burimeve i qaset me dashuri - në trupëzimin e sensibilitetit veprimin e të cilit nuk mund ta pengojë as nata e errët. Netët janë periudha kohore që ofrojnë laborator të përkryer për zhvillim shpirtëror-intelektual nga shkaku që me errësirat e shtresuara nxisin shpirtin subtil që të paraqitet dhe gjallërohet. Errësira e natës gjithmonë skicon pjesën e errët të sistemit shtetëror dhe del në dhomën tonë të errët që të na ndihmojë në zhvillimin dhe rritjen e mendimeve origjinale, në mënyrën në të cilën zhvillohet dhe rritet embrioni në mitrën e nënës i mbështjellur me tri errësira.
Ndodhia më e rëndësishme në historinë e njerëzimit (fillimi i shpalljes së Kuranit) nuk ndodhi ditën, por natën. Nëse nga myslimani dhe myslimania pritet të njohin shanset e arta në ambientin e të tretës së fundit të natës kur shumica flenë dhe kur nuk shihet as gishti para syrit, atëherë si është situata kur flasim për ditën? Ebu Hurejre r.a. transmeton që Muhammedi a.s. ka thënë: "Në ditën e xhumasë ka një moment. Nëse myslimani ia qëllon këtij momenti dhe kërkon mirësi nga Allahu, me siguri do t'i jepet." - Me dorë tregoi se ai moment është i shkurtër dhe pak zgjat. (Muslimi)
Shohim përsëri të njëjtin princip të sensibilizimit të mentalitetit të besimtarit nëpërmes potencimit të njësisë së shkurtër kohore - momentit kohor në të cilin me kujdes këshillohet hulumtimi dhe kërkimi ynë. Elita në çdo hobi, profesion, qoftë sportiv, akademik ose fetar praktik, dallon nga njeriu i rëndomtë.
Por çfarë paraqitet përqindja e vogël e ditës kur është në pyetje ndryshimi në mes avangardës myslimane dhe masës indiferente myslimane të cilat nuk kuptojnë implikacionet e gjera të ibadetit.


Bashkësia e mesme

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:
"Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush ..." (El - Bekare, 143)
Komentuesit klasik gjatë shqyrtimit të versetit të cituar (El-Bejdavi, p.sh.) thekson që myslimanët janë bashkësi e mesme për arsye se janë të drejtë dhe mesatar, d.m.th. në mes koprracëve dhe shkapërderdhjes zgjedhin bujarinë, në mes qyqarisë dhe vetëvrasjes zgjedhin trimërinë, etj. Shprehja e mesme në verset paraqet edhe drejtësinë sepse të gjesh mesin në kundërthëniet e dy palëve, d.m.th. të jesh objektiv, gjegjësisht i drejtë.
Imam En-Nesefiu dhe Esh-Shevkaniu theksojnë se shprehja 've kedhalike' (dhe ashtu - shqip) në fillim të versetit bazohet në versetin paraprak (El - Bekare, 142), andaj vijmë në konkludim i cili thotë: Mu sikur që Allahu i madhërishëm e bëri Qabenë qendër gjeografike të Tokës, gjegjësisht pikë qendrore në mes lindjes dhe perëndimit, kështu edhe myslimanët i bëri ummet i mesëm në mes tejkalimit dhe indiferencës.
Dijetari Muhammed Mutevel-li esh-Sharavi vërteton konkludimet e komentuesve klasik duke potencuar mesin ideologjik të ummetit në krahasim me ateizmin dhe politeizmin, por që gjithashtu shton që me qenë në mes, d.m.th. me qenë i ekspozuar anëve që qartë e rrezikojnë këtë mjedis.
Kështu me qenë në mes, d.m.th. me qenë në qendër të zhvillimeve, gjegjësisht pjesëmarrës aktiv i proceseve shoqërore e politike në çdo kohë. Vetë vijimi i versetit: "...për të qenë dëshmitarë ndaj njerëzve dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush..."- jep shpjegim shtesë të versetit të parë: "...Dhe ashtu Ne u bëmë juve një bashkësi të mesme..." Shumë komentues klasik theksojnë që në ditën e Gjykimit, Zoti do të thërras p.sh. popullin e Nuhut a.s. dhe do ta pyet a ka qenë i dërguari i tyre nga Allahu i madhërishëm. Rolin e ndershëm të dëshmitarit kundër atyre që mohojnë me gënjeshtër mesazhin e sjellur do ta ketë Muhamedi a.s. dhe pasuesit e ummetit të tij të cilët janë informuar për punën e pejgamberëve të mëparshëm duke lexuar në mënyrë aktive Kuranin. Me qenë në mes, d.m.th. me qenë në rrezikun potencial nëse flasim për mesin e arenës politike, cakun qendror ose mesin e kanjonit nga i cili gjithmonë ndonjë gur mund të rrokulliset poshtë. Çfarë d.m.th. bashkësia e mesme në këtë verset?
Për çfarë mesi është fjala këtu? Gjeografik, shkencor, politik, matematik ose të gjitha së bashku?
Çfarë na nevojitet për të njësuar mesin e dikujt, një formë gjeometrike - rrethit, p.sh.? Natyrisht, na nevojitet shikim në tërësinë, të cilat na ofrojnë pikat referenciale për përcaktimin preciz të mesit ose qendrës. Për ta përcaktuar mesin gjeografik ose qendror të Tokës na nevojitet të kemi parasysh tërë planetin, multidisiplinaritetin dhe ekipet e njerëzve. Për ta përcaktuar mesin ideologjik në mesin e shumë ideologjive të cilat formësojnë mentalitetin e njerëzve me të gjitha përparësitë dhe të metat, por na nevojitet edhe psika e pandryshuar referente (objektive) nga e cila vështrojmë të gjitha këto ideologji.
Për të përcaktuar epiqendrën e ngjarjeve ekonomike dhe politike nga e cila lëvizin proceset e rëndësishme ekonomike e politike në globusin e gjerë, nevojitet p.sh. shikim në skemat e qendrave të fuqishme gjeopolitike botërore dhe detalet e parashikimeve të tyre të imazhit demografik të botës, etj. E vërejtëm që për të njësuar mesin e cilido sendi nuk është aspak formë e thjeshtë, nga rrethi i thjeshtë në letër e deri te mesi ose qendra e disa kategorive kërkuese shoqërore. Mosnjohja e formulave të drejta, informimi i pamjaftueshëm, jomobiliteti, tejkalimi milimetrik nga konstantat referente, automatikisht d.m.th. humbje në shikim në mesin preciz.
Duke marrë parasysh në rreziqet që i kanosen subjektit që është në mes, d.m.th. i shtypur nga djathtas e majtas - shansi i tij i vetëm për ekzistencë është në zhvillimin e shpejtë të secilit lloj, paramendimin e shpejtë, njohjen e shpejtë të shanseve dhe veprimin e shpejtë. Kështu në këtë kontekst me qenë pjesëtar (pjesëtare) i bashkësisë së mesme - përveç mesatares dhe drejtësisë - nënkupton avangardën dhe elitizmin, sepse bashkësia e mesme në realitet është bashkësia më e mirë.
Si rezultat i shpjegimit sipërfaqësor të versetit të mëparshëm në mesin e myslimanëve paraqitet bindja se mesi paraqet mesataren e errët, notën tre në shkollë, mungesë e cilido potencimi, rritje e animitetit, vendi i dytë ose i tretë në gara, qetësia e atij (asaj) që është në hije. Kështu edhe u paraqiten proverbat dekadente që përbëjnë formulën alkimike për bizhuterinë e praruar të indiferencës myslimane: mesi i artë, heshtja është ar dhe tërë këtë populli do ta praroj. Pra (MA) x (HA) = TPP


Konkludim

Ngritja e popullit bëhet me zëvendësimin e paradigmës. Përderisa populli praron realitetin e racionalizimit të tipit mos o Zot më keq - ummeti i mesëm ose ummeti më i mirë ka aftësi të urdhrit për të mirë e ndalim nga e keqja, përderisa këto aftësi nuk i ka pa njohjen dhe shfrytëzimin e mekanizmave shtetëror dhe mekanizmave diplomatik për kreacionin e ndryshimeve të dëshiruara, e që neve na sjell deri te kuptimi që mesi (qendra) d.m.th. vetë epiqendra e ngjarjeve.
Me lëviz në epiqendrën e ngjarjeve d.m.th. me qenë në mesin e rrethit të mendimtarëve, me vepruar aktivisht në qendër nga të cilat lëvizin ndodhitë globale, nënkupton edhe ditën intelektuale te disiplinuar e cila nuk ka moment për të hedhur rolin e dobët depërtues, komplimentit për vetëpërpjekje ose lajkatues dhe as hapësirë për dëshpërim.



Edin Tule
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.