Dy fjalë

Hasan Basriu, një ndër dijetarët e kohës, teksa po udhëtonte me miqtë e tij, ndeshi rrugës djalin e njërit prej udhëheqësve të shtetit, i cili shoqërohej nga një numër i madh shërbëtorësh.

Hasan Basriu pasi e përshëndeti të riun iu drejtua me fjalët:
- O ti djalë i udhëheqësit të shtetit! Ti dhe soji yt, vlerësoni gjithçka sipas parasë. Dua t’ju shes dy fjalë. I pranon? Askush përveç meje nuk ka guxim të t’i shesë. Këto fjalë do të të ndriçojnë rrugën e vërtetë!
Djali pyeti: - Çfarë do në këmbim?
- Për fjalën e parë një monedhë argjendi, ndërsa për të dytën dy. -u përgjigj Hasan Basriu.
- Në rregull. - tha djali.
Hasan Basriu nisi të flasë: - O ti djalë i udhëheqësit të shtetit! A ke shtëpi? –
Po kam! – u përgjigj ai.
- E ke ndërtuar vetë, apo e ke trashëguar nga babai yt? – e pyeti Hasan Basriu.
- Jo, e kam ndërtuar vetë.- u përgjigj djali.
- Sa kohë t’u desh ta ndërtoje?- vazhdoi Hasan Basriu.
- Shumë kohë. - tha djali.
- Përse vonove kaq shumë kohë ndërkohë që mund ta përfundoje më shpejt? – e pyeti Hasan Basriu.
- Nuk desha që kafshët të lodheshin përtej mundësisë së tyre, prandaj urdhërova që punët të kryheshin me ngadalësi. –u përgjigj djali.
Pas kësaj Hasan Basriu tha: - O djalë! U tregove i mëshirshëm ndaj kafshëve, por nuk tregohesh i vëmendshëm ndaj vetes tënde duke e lënë egon të të pushtojë. Orteku i gjynaheve të ka mbuluar dhe ti akoma pandeh se frymon?!
Djali u trondit nga këto fjalë, menjëherë zbriti nga kali dhe iu afrua Hasan Basriut me mirënjohje duke i thënë: - Do të të jap menjëherë dy monedhat e tjera, të lutem më thuaj fjalën tjetër.
Më pas Hasan Basriu vazhdoi duke e pyetur: - Për ku je nisur kështu?
- Jam nisur drejt mbretit për të marrë një detyrë të rëndësishme. –u përgjigj ai.
- Shoh se paske veshur rrobat më të bukura, qenke parfumosur me miskun më të shtrenjtë. Përse? Sepse dëshiron të paraqitesh denjësisht përballë mbretit dhe shpurës së tij. Po, a nuk janë edhe ata njerëz, si unë e si ti? Tani më lejo të të pyes, kur t’ia dorëzosh shpirtin Pronarit të vërtetë a nuk do turpërohesh para Tij, pejgamberëve dhe besimtarëve të devotshëm për gjithë ato gjynahe të panumërta që ke grumbulluar ndër vite?
Pas këtyre fjalëve, i riu, i përfshirë thellësisht në ndjenjën e pendimit, i dorëzoi kalin shërbëtorit dhe hoqi dorë përjetësisht nga detyra e tij duke bërë një jetë të thjeshtë nën shërbimin e këtij njeriu të devotshëm.

Çdo gjë që fiton në këtë botë nuk është gjë tjetër veçse një amanet. Mos mendo se e ke fituar vetë! Është Allahu ai që të ka dhuruar forcën dhe mundësinë për ta arritur. Asgjë nuk është e jotja, pronari i vërtetë është vetëm Allahu. Nëse gjatë kësaj bote të është dhuruar diçka, dije mirë se kjo është mirësi e Tij. Mos u krekos me pasurinë e pozitën tënde, sepse Ai që jep, mund edhe të marrë. Edhe nëse nuk merr, dije mirë se një ditë do të vdesësh dhe asgjë nuk do mund të marrësh me vete.



Përktheu dhe përshtati: Elona Sytari

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.