Dialogu mes njeriut dhe Kur’anit

Thash: Shumë jam i vetmuar.
Ai tha: Unë jam (shumë) afër (teje). (Bekare, 186)

Thash: Po, e di ti je afër meje, po unë jam larg teje, sikur të isha edhe unë afër teje.
Ai tha: Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre. (Hud, 29)

Thash: Po sa je afër meje?
Ai tha: Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. (Kaf, 16)

Thash: Unë si të jem më afër teje?
Ai tha: Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes. (A’raf, 205)

Thash: Më duhet ndihma se jam i vetmuar.
Ai tha: All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës. (Ali ?mran, 150).

Tash: Dikush më ngacmon që të më largoj prej Teje.
Ai tha: Mos ndiq(ni) rrugën e shejtanit, sepse ai është armik i juaji i hapët. (Bekare, 208).

Thash: Kush është shejtani?
Ai tha: S'ka dyshim, shejtani për njeriun është armik i hapët. (Jusuf, 5)

Thash: Çfarë kërkon ai prej meje?
Ai tha: Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit (Maide, 91).

Thash: Po më trego për verën dhe bixhozin?
Ai tha: Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. (Bakare, 219).

Tash: Më duhet të kërkoj falje për mëkatet, po nuk e di si?
Ai tha: A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë? (Nur, 22)

Thash: Jo! Unë dëshiroj që të më falesh, sepse jam i vetmuar.
Ai tha: (Atëherë) Kërkoni falje zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti (im) është mëshirues, shumë i dashur. (Hud, 90)

Thash: Kam shumë mëkate, unë ç’të bëj me këto mëkate?
Ai tha: A nuk e ditën (ata) se All-llahu është ai që pranon pendimin e robëve të vet. (Teube, 104)

Thash: Ah! Shumë herë jam penduar dhe e kam prishur pendimin, nuk mund të kërkoj më falje.

Ai tha: All-llahu është fuqiplotë i gjithëdijshëm, I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin. (Gafir, 2-3)

Thash: Kam shumë mëkate, për cilin mëkat të kërkoj falje?
Ai tha: All-llahu i falë të gjitha mëkatet. (Zumer, 53)

Thash: Po t’kërkoj përsëri falje do të më falësh?
Ai tha: E kush i falë mëkatet përveç All-llahut? (Ali ?mran, 135)

Thash: O Zot! Sa i mëshirshëm je. Nuk e di pse pas këtyre fjalëve unë fillova të ndryshoj dhe të më zbutet zemra. O Allah të dua shumë.
Ai tha: All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme. (Bakare, 222)

Tash: O Zot unë jam i vetmuar nuk kam askënd.
Ai tha: A nuk i mjafton All-llahu robit të vet? (Zumer, 35)

Tash: O Zot e di që ti shumë më do mua, ti je i vetmi ai që mi fal mëkatet, po pas të gjitha këtyre mirësive që mi dhurove unë çka të bëj?
Ai tha: O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues. (Ahzab, 41-43)

Thash: O Zoti im, ty të falënderoj për çdo gjë, të falënderoj që nuk më le të vetmuar. Unë të premtoj se përgjithmonë do të të përkujtojë ashtu si më porosite. Andaj të falënderoj pse je me mua edhe në çastet më të vështira edhe ndaj armikut tim të përbetuar.



Përgatiti:
Abdylkadër DURGUTI

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.