Shprehja “elhamdulil-lah”

Shprehja “elhamdulil-lah", përbën fjalët e para të renditura në Kuran, Kur e lexojmë apo e dëgjojmë, ajo, ndër të tjera, na e rikujton origjinën tonë, babanë tone të parë, Ademin a.s., i cili këtë shprehje e kishte shqiptuar të parën pasi kishte teshtirë.

Që me këtë shprehje të bëjmë dhikër, na ka çuar selam dhe na ka porositur edhe babai i pejgambëreve Ibrahimi alejhimus-selam. Kur është takuar i Dërguari ynë a.s. Natën e Miraxhit me Ibrahimin a.s., ky, ndër të tjera, i ka thënë: “O Muhamed, çoji ymetit tënd prej meje selam dhe tregoji qe Xheneti e ka tokën të mirë, ujin e pijshëm, se ai është rrafshinë dhe se pemët e tij mbillen me të thënat: subhanallah, elhamdulil-lah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber!"
Sipas disa dijetarëve, pikërisht për shkak të këtij selami dhe kujdesi të tij, në tekst të salavateve tona që i këndojmë në namaz dhe jashtë tij, përmendet Ibrahimi a.s. (kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime..., kema barekte ala Ibrahime dhe ala ali Ibrahime...)
Shprehja “elhamdulil-lah” na është çelës i të mirave, një prej dijetarëve ka thënë: “Kush nuk i ndahet hamdit (të thënit “elham- dulil-lah"), i reshin të mirat, dhe kush nuk ia ndan me istigfar (të thënët “estagfirullah"), i hapen të mbyllurat.”
Për ti shprehur falënderim dhe lavdërim Allahut të madhëruar, e themi kështu “elhamdulil-lah", por edhe në trajtë e shoqëruar me tesbihun (deklaratën tonë se Allahu është i përsosur e nuk i atribuohet asgjë e mangët): “subhanallahi ve bihamdihi”, e cila trajtë është dhikri i melekëve.
Pyetjes së Ebu Dherrit r.a. se cilat falë janë më të vlefshmet për dhikër, i Dërguari a.s, i është përgjigjur: “Ato që Allahu i ka përzgjedhur për melekët e Tij: “subhanallahi ve bihamdihi”
Nga fjalët e të Dërguarit a.s. që janë me autorësi të plotbesueshme, mësojmë se të themi 100 herë në ditë “subhanallahi ve bihamdihi”, na falen gjynahet tona, qofshin edhe sa shkuma e detit. Gjithashtu nga ato fjalë, mësojmë se nëse themi në mëngjes e në mbrëmje nga 100 herë, i shkojmë Zotit Ditën e Kiametit në gjendje më të mirë sesa të tjerët, përjashto ata që mund ta kenë thënë sa ne ose më shumë se ne.
Prandaj edhe hamdi, edhe subhanallah-u, për vlerën e madhe që kanë, janë projektuar të realizohen në ne në namaz. Për çdo reqat këndohet “elhamdulil-lahu" dhe pas çdo rukuje themi “rabbena ve lekel-hamd”, në çdo ruku themi tri herë “subhane rabbijeladhiim” dhe në çdo sexhde tri herë “subhane rabbijelala’.

Hamdi nuk ka barasvierës semantik

Fjalës së parë të renditur në Kuran “elhamdu” i kanë kërkuar dhe nuk i kanë gjetur barasvlerës semantik në asnjë prej gjuhëve të gjalla dhe në asnjë prej atyre te vdekura.
Ky fakt gjuhësor, sot, përbën një pjesë të përgjigjes ndaj pyetjeve, moskuptimeve dhe kundërshtimeve të shumta që bëhen se pse në namaz lexohet Kurani në origjinal dhe jo ndonjë përkthim i tij.

Nga sekretet e shprehjes Kuranore “elhamdulil-lah"

Që të mund ta zbulojmë nga gjuha shqipe një prej sekreteve kuptimore të shprehjes Kuranore “elhamdulil-lah", po e përkthejmë sipas strukturës sintaksore të gjuhës kuranore dhe me disa fjalë të saj, që ta kemi sa më afër origjinalit: “Hamdi është i Allahut”.
Ta marrim dhe një shembull më praktik, nëpërmjet të cilit të parashtrojmë dallimin e disa kuptimeve, që na hyn në punë për kuptimin më të thellë të shprehjes Kuranore “elhamdulil-lah’,
Nëse je në një parking dhe pyet se e kujt është makina e kuqe, ata qe i pyet e që janë aty, nuk do të kenë dyshim për ekzistimin e makinës së kuqe, të cilën edhe ata e shohin, por thjesht do ta dinë ose nuk do ta dinë se e kujt është ajo makina e kuqe, për të cilën po i pyet.
Dijetari i shquar Esh-Sharavi merrte shembull, në ketë kontekst, rënien e lapsit dhe pyetjen e rrjedhshme pastaj “i kujt është lapsi?”.
Në shprehjen Kuranore “el- hamdulilah-hamdi është i Allahut”, emri i Allahut nuk është vënë në funksion kryefjalor që të thuhej: “Allahu duhet të falënderohet-lëvdohet”, ose: “Allahu duhet falënderuar”, as nuk është vënë në funksion kundrinor që vë thuhej; “Falënderojeni Allahun", ose “Allahun falënderojeni”..., por në funksion kryefjalor është vënë emri i veprimit (masdari) - hamdi, falënderimi, lëvdimi.
• Çka do të thotë kjo që hamdi është vënë në funksion kryefjalor, si subjekt?
• Çfarë kuptimi shtesë sjell kjo përftesë stilistike Kuranore?
Kjo i bie që ai (hamdi, falënderimi, lëvdimi) është tema - gjëja e njohur, kurse rema - gjëja e re do të jepet nëpërmjet kallëzuesit- predikatit.
Kështu, Allahu ka marrë parasysh gjendjen e njeriut nga dija-vetëdija, se njeriu kur bëhet të dijë, e ka të qartë se, për begatitë që ka dhe për gjithçka që e rrethon, gjithsesi është dikush qe është meritor, i mbetet vetëm ta gjejë-identifikojë meritorin, por nuk është në dileme nëse ka apo jo meritor.
Pra, vënia e hamdit në funksion kryefjalor, si subjekt, si temë (dhe jo - remë) në strukturën sintaksore të shprehjes Kuranore “el- hamdulil-lah", e thotë që hamd (falënderim, lëvdim) do te ketë doemos, por vetëm duhet adresuar saktë dhe ai i përket Allahut, Zotit të botëve.

Si realizohet “alhamdulilahu" në ne?

Njeriu është në borxh të pakthyeshëm ndaj Zotit. As me fjalë hamdin (falënderimin, lëvdimin), të plotë, nuk mund t’ia bëjë njeriu Zotit, edhe sikur gjatë gjithë jetës, veç kësaj, të mos bënte gjë tjetër. Prandaj Ai, kur ka thënë në Kuran “elhamdulilah” i ka dhënë status plotnie hamdit të mangët që njerëzit ia bëjnë aq sa kanë mundësi. Pra, për hamd, nuk na kërkohet t’ia japim hakun, se do të ishte e pamundur ta bënim, por na kërkohet që të bëjmë vetëm ç’është në mundësitë tona.
Për vlerën e madhe që ka t'i bëjë njeriu hamd Zotit, ne në namaz kur ngrihemi nga rukuja themi: “rabbena ve lekelhamd (Zoti ynë, Ty të takon hamdi!)” dhe e themi këtë pasi Zoti me gjuhën e namazliut të ketë thënë: "semiallahu li- men hamideh (Allahu i përgjigjet atij që i bën hamd)”. Pra, për vlerën e hamdit, në namaz na ligjërohet dhe realizohet në namazliun.
Dhe, shih ti, nuk themi siç e kërkon rendi gjuhësor: “lil-lahi lhamd (Allahut i takon hamdi)”, gjë që është kërkesë gramatikore formale të shpreheshim duke përdorur vetën e tretë: - Allahu i përgjigjet atij që i bën hamd = Atij, pra, i takon hamdi-, por themi duke e shpërfillur këtë kërkesë gramatikore formale: “rabbena ve lekelhamd (Zoti ynë, Ty të takon hamdi)", pra kalojmë nga veta e tretë në vetën e dytë, se ai që thotë me gjuhën tonë (gjuhën e namazliut): “semiallahu limen hamideh (Allahu i përgjigjet atij që i bën hamd)", është Vetë Allahu.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.