A ka humbur lutja fuqinë e saj

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. (Gafir, 60)


Pa dyshim shpesh pyetni: Përse falemi, përse lutemi duke e ditur që kjo është shumë e mirë dhe e dobishme për ne, por nuk shohim ndonjë përparim në gjendjen e tonë, në jetën tonë? Përse vallë, namazi ynë nuk përmirëson moralin tonë dhe nuk na transformon në fuqi dhe energji të përkushtuar ndaj All-llahut? Përse vazhdojmë të jetojmë të poshtëruar dhe të nënshtruar?
Një përgjigje e thjeshtë do të ishte se ne nuk përulemi, nuk bindemi ndaj All-llahut apo nuk e bëjmë këtë ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe Pejgamberi s.a.v.s.. Kjo përgjigje e thjeshtë pa dyshim nuk do t’ju kënaqë andaj jemi të obliguar që këtë ta shpjegojmë në mënyrë më detale.
Shiko me kujdes orën e murit. Në brendinë e orës gjenden shumë pjesë të imta, të lidhura njëra me tjetrën. Kur i ngrehim të gjitha pjesët fillojnë me punojnë dhe si rregulltat shohim trokitjen e orës dhe lëvizjen e akrepave. Të dy akrepat lëvizin të sinkronizuar duke treguar me precizitet çdo sekondë, çdo minutë dhe çdo orë. Qëllimi i orës siç dihet është për ta treguar kohën. Të gjitha pjesët e orës të domosdoshme për punën e orës janë të rregulluara dhe të punuara për ta sjell orën në mënyrë precize dhe të përcaktuar.
Por, nëse nuk e ngrehim orën, ajo nuk do të tregojë kohën. Por edhe nëse ngrehet në mënyrë jo të rregullt, ajo do të ndalet dhe nuk do të tregojë kohën me saktësi.
Apo nëse ia hjek disa pjesë të mekanizmit apo i zëvendëson me pjesë të tjera të ndonjë makine ajo nuk do të trokasë. Mendoje që Islami është sikurse kjo orë. Meqë qëllimi i orës është për të treguar kohën e saktë, qëllimi i Islamit është që t’i jetën tënde ta jetosh si i deleguar (halife) nga All-llahu, si dëshmitar i All-llahut për njerëzit e tjerë dhe si bartës i së vërtetës. Pra ti duhesh, ti pasosh urdhrat e All-llahut dhe t’ua transmetosh njerëzve të tjerë. Këtë e konfirmojnë versetet kur’anore në vijim:

“Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.” (Ali Imran, 110)

“Dhe ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.” (El Bekare, 143)

“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.” (En Nur, 55)

“Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.” (El Enfalë, 39)


Për t’u plotësuar këto, pjesët e ndryshme sikurse te ora, duhet të bashkohen në Islam. Besimi dhe principet morale, te drejtat dhe obligimet në themelet ditore, të drejtat ndaj All-llahut, ndaj robërve të Tij, të drejtat ndaj vetvetes, të drejtat ndaj çdo gjëje që na rrethon, të drejtat e fitimit dhe të harxhimit të parasë, ligjet e luftës dhe paqes, principet e sjelljes që të gjitha këto janë pjesë të Islamit. Që të gjitha janë të lidhura, sikurse pjesët e orës kështu që kur ngrehen lëvizë çdo gjë me precizitet dhe arrihet rezultati. Për t’u përforcuar pjesët e ndryshme të orës nevojiten sharafët, m’u kështu për t’u përforcuar dhe bashkuar të gjitha pjesët e Islamit, ekziston një mekanizëm i cili quhet “Xhemat” apo organizatë. Muslimanët duhet të organizojnë veten, të kenë lider të përgatitur me dituri dhe devotshmëri.
Namazi i cili kryhet pesë herë në ditë furnizon ngrehjen, duhet krijuar energjinë e cila vënë jetën Islame në lëvizje. Pastrimi gjithashtu është i domosdoshëm: Agjërimi i cili kryhet 30 ditë pastron zemrën dhe plotëson moralin dhe devotshmërinë. Lyerja e orës është gjithashtu e domosdoshme: Zekati është si vaji i cili një herë në vit lyen orën. Po ashtu është i domosdoshëm edhe remonti periodik: Haxhi është ai remont i cili kryhet së paku një herë në jetë.
Procesi i ngrehjes , pastrimit, lyerjes dhe remontit është i dobishëm vetëm kur të gjitha pjesët e orës janë prezente dhe të lidhura ashtu si i ka definuar dizajneri i orës.
Situata e sotme është tjetër Struktura organizuese “Xhemat”, e cila duhet t’i lidhte të gjitha pjesët e orës në tërësi, ka pushuar të ekziston. Si rezultat kemi ndarje të pjesëve duke shkuar secila pjesë në drejtim të vet. Secili vepron sipas qejfit të tij. Secili grup punon në vete dhe mendon se është më i miri dhe se vetëm ai është grup i shpëtuar. Nuk ekziston askush të pyes se çfarë po ndodhë. Jemi bërë anonim.
Meqë kjo e ashtuquajtur liri nuk kënaq, ke mënjanuar shumë pjesë të orës dhe në vend kemi vendosur gjithçka: disa pjesë nga makina qepëse, disa nga vetura etj.. Ti e quan veten musliman, por merr kamatën, siguron jetën tënde me mjete të palejuara, bashkëshortja jote, bijat dhe motrat tuaja, kanë filluar t’i braktisin traditat Islame. Edhe fëmijët tu kanë filluar ta marrin njohuri shkencore sekularo – materialistike. Disa pasojnë lider botërorë joIslamik. Sa e sa pjesë jo islame ke futur në brendinë e orës Islame?
Megjithë këto, ti ende pretë që ora të punojë posa ta ngrehësh, duke menduar se pastrimi, lyerja dhe remonti do të jenë të dobishëm.
Shiko, por me kujdes, dhe do të vëresh se gjendja e orës të cilën ti e kë prurë edhe sikur ta ngrehësh, pastrosh dhe lyen tërë jetën nuk do të arrish dobi. Por, një gjë do të rezultojë me sukses të plotë, nëse pjesët e orës i zëvendëson me pjesë origjinale. Vetëm atëherë do të shohësh frytin e shëndosh.


Përse lutjet tona janë pa efekt ?

Edhe pse ti kryen namazin, agjërimin, zekatin dhe haxhin nuk sheh ndryshime të mëdha në jetën tënde të përditshme. Së pari në afërsinë tënde pak ke të tillë që kryejnë këto obligime si duhet. Për shkak të shkatërrimit të Xhematit Islam, secili është bërë autonom. Pa marrë parasysh se ti i kryen të gjitha obligimet askujt si intereson. Edhe ata që janë të thirrur dhe të obliguar për mbarëvajtjen e Xhematit nuk e kryejnë këtë punë si duhet. Janë ose të paarsimuar sa duhet, ose të kalibrit të dobët moral, të pangopur, nuk bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me Xhematin. Atëherë, vallë si namazi i përbashkët i udhëhequr nga këta njerëz do t’ju transformojë në udhëheqës shtetëror?
Nga larg ora duket e saktë dhe e vërtetë. Shikuesi nga larg mund të thotë: “Ky është Islami dhe ti je musliman. Por, ai nuk sheh se brendia e mekanizmit të orës është e prishur.
E kuptoni qartë tani se edhe pse falemi, agjërojmë edhe më tej jemi të shkelur nën këmbët e tiranëve të ashpër, të poshtëruar, të nënçmuar. Dëshironi t’u them edhe një gjë më dëshpëruese?
Pa dyshim në këtë situatë, do të thoja se një në 1000 njerëz nuk është i përgatitur të ndryshoj gjendjen e vet. Nuk kanë ndjenjë në zemrat e tyre të përsosin orën Islame në mënyrë reale. Janë të frikësuara që çdo rekonstruim i ri do t’i mënjanonte pjesët e huazuara. Janë të frikësuar se secila lidhje e pjesëve do të thotë disciplinë dhe m’u këtë nuk e dëshirojnë.
Në vend të kësaj më tepër dëshirojmë ta mbajmë orën si zbukurim në mur, që t’u tregojmë njerëzve se si Islami është i bukur, tolerant, madhështor dhe mund të bëjë mrekulli.
Ose të krenohen si dikur kjo orë ishte fascinuese dhe nuk luante sekondën dhe se ata që e kurdisën këtë orë ishin mjeshtër të vërtetë.
Ju bindi juve, se nëse edhe përveç pesë kohëve obligative të namazit kryeni edhe të gjitha namazet e tjera nafile (duha, evabin, namazin e natës) lexon Kur’an katër herë në ditë, agjëron përveç Ramazanit edhe pesë muaj të tjerë, nuk do të arrish asgjë.
Ajo që është e domosdoshme që lutja ynë të fuqizohet dhe pranohet te All-llahu i madhërishëm është ora të kurdiset me sinqeritet dhe pjesët e saja origjinale të lidhen fuqishëm il-lel belaq. Obligim ynë është ta përcjellim të vërtetën.
Mesazhi i Kur’anit fisnik është i qartë:

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Pokështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.” (Ali Imran, 102)

“Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.” (El Enfalë, 46)

Ve ma alejna il-lel belag! - Obligim yni është ta përcjellim të vërtetën!



Përgatiti: prim.dr.med.sc. ALI F. ILJAZI

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.