Ibrahim ibn Edhemi dhe hurmat

Një natë Ibrahim ibn Ed'hemi fjeti nën një shkëmb në Jerusalem.
Ëndërr i pa dy melekë duke zbritur nga qielli.

Njëri e pyeti tjetrin: - "Kush është ky?"
Tjetri u përgjigj: - "Ibrahim ibn Ed'hemi." Dhe shtoi: - "Ky është ai të cilin Allahu, xh.sh., e uli për një shkallë (derexhe)."
- "E përse?"
- "Njëherë, në tregun e Basrës bleu hurma dhe një hurmë nga hurmat e shitësit i ra në hurmat e tij dhe nuk ia ktheu shitësit."
Posa u zgjua, u nis në Basër dhe tek i njëjti shitës bleu hurma dhe një hurmë ia ktheu shitësit.
U kthye përsëri në Jerusalem dhe fjeti nën shkëmb.
Përsëri në ëndërr iu paraqiten dy melekët.
Njëri pyeti: - "Kush është ky?"
Tjetri u përgjigj: - "Ibrahim ibn Ed'hemi, të cilit Allahu, xh.sh., ia ktheu shkallën (derexhen) e mëparshme."
Kjo është shkallë e lartë e devotshmërisë.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Lutja e cila pranohet

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës