Fuqia e lutjes

Është rrëfim interesant për një njeri me prejardhje egjiptiane, por që jeton në qytetin e bukur të Medines, i cili ka kryer haxhin për 20 vite rresht, për çdo vit.

Kohë më parë ai dha një intervistë, ku u pyet: “Ti si roje, njeri i varfër, cili mendon se është shkaku që Allahu i Lartësuar vazhdon të të thërras në Shtëpinë e Tij?”
Ai u përgjigje se ky është thjeshtë bekim nga Allahu i Lartësuar dhe se nuk di ndonjë arsye të veçantë, përpos një ngjarje e cila i kishte ndodhur gjatë haxhit të parë.
“Kisha kursyer për një vit të tërë para se ta merrja këtë udhëtim madhështorë, kryerjen e haxhit për herë të parë. Derisa po udhëtonim me autobus për në Mekke, pashë një grua të moshuar, të madhe me trup, e cila mundohej të ecte me shkopin e saj. Mund të shihej se kishte dhimbje të mëdha. Mendova në vete se çfarë njeriu do të isha nëse unë do të rrija ulur në autobus, e kjo grua e moshuar të ecte gjithë rrugën deri në Mekke. Prandaj, kur u bllokuam në trafik, dola nga autobusi dhe iu afrova asaj gruaje dhe i thashë: “Oj nënë e dashur, të lutem në Emër të Allahut, të ulesh në ulësen time, e unë do të eci në vend teje.” Gruaja filloi të qaj me lot duke e falënderuar Allahun e Lartësuar që ia kishte dërguar dikë që t’ia lironte vendin në autobus e të mos ecte. Duke hipur në autobus, gruaja ktheu kokën në drejtimin tim dhe më tha: “O biri im i dashur, i lutem Allahut të Lartësuar që kurrë të mos të pengoj ta kryesh haxhin përsëri. Allahu e di më së miri, por besoj se ajo ishte arsyeja që për çdo vit, Allahu i Lartësuar e dërgon dikë në derën time duke kërkuar ndihmën time për të shkuar në haxh, ose që unë t’i shoqëroj, ose thonë se duan të më marrin në haxh falas. Dhe çdo vit, për 20 vitet e fundit, kjo më ka ndodhur!”
Të dashur vëllezër dhe motra, kur i lutemi Allahut të Lartësuar duhet të mbajmë në mend se asgjë nuk është e pamundur për Allahun e Lartësuar! Kjo është lidhja jonë me Allahun e Lartësuar. Nëse i lutemi Allahut të Lartësuar, Ai turpërohet të na i kthej duart bosh! Jemi ne ata që i lëmi gjërat mangët. Allahu i Lartësuar na e ka dhënë këtë mirësi madhështore, por ne nuk përfitojmë prej saj. Allahu i Lartësuar nuk zemërohet kur ne vazhdojmë t’i kërkojmë gjërat që i dëshirojmë, por zemërohet kur ne nuk kërkojmë nga Ai, kur ne mendojmë se jemi të vetëmjaftueshëm.

Të dashur vëllezër dhe motra, Allahu i Lartësuar ka dekretuar këtë akt si lidhjen tonë me Allahun e Lartësuar. Është mënyra jonë e të biseduarit me Allahun e Lartësuar, prandaj lutja është një nga aktet më të dashura të adhurimit

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.