Shkencëtarët zbulojnë se larja e duarve qetëson ndërgjegjen

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se larja e duarve ndikon në heqjen e dyshimeve dhe qetësimin e ndërgjegjes.

Një grupi psikologësh nga Universiteti i Miçiganit kanë arritur në përfundimin se larja e duarve asgjëson dyshimet pas marrjes së një vendimi.

Shkencëtarët bënë eksperimente me 40 nxënës të cilëve pasi ju kërkuan që të zgjidhnin mes një CD dhe një kavanozi marmelatë, një pjese prej tyre i thanë që të lanin duart. Përfundimi ishte; Ata që lanë duart pasi bënë zgjedhjen e tyre u shfaqën shumë më të qetë dhe më të lumtur për zgjedhjen që kishin bërë në krahasim më ata që nuk i lanë duart.

Shkencëtarët të cilët thonë se larja e duarve ndikon në rehatinë e ndërgjegjes e shpjegojnë këtë fenomen me ndikimin që shkakton larja e duarve në anën psikologjike të njeriut duke i hequr gjurmët e një sjelljeje ose veprimi të caktuar.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.