Përfitoi nga duaja e babait

Tregon një hoxhë:

E kujtoj një burrë të dobët dhe të varfër që kujdesej shumë për babanë. Punonte dhe kur sillte paratë e fituara i linte në tavolinë ngase i vinte turp t’ia zgjaste babait dorën.

Kur e pyeta për këtë, më tha:
- Turpërohem ta zgjas dorën mbi dorën e babait e të bëhet fitimi im si bamirësi ndaj babait tim.”

Më tregon mua, ndërsa ai tani është dijetar i madh, se sa herë që e lija fitimin mbi tavolinë, babai lutej e thoshte:
- O Zoti im, furnizoje birin tim dhe dituri te Kur’anit dhe beje ithtar te tij!

Kaluan vite ndërsa unë isha neglizhent ndaj kësaj duaje derisa deshi Allahu dhe gjatë rrugës për në shtëpi e takova një dijetar të qytetit, i cili më tha:

- Çfarë je duke bërë o biri im?
- Punoj për të fituar bukën.
- A nuk do të vish tek unë një herë në javë për të mësuar? - më pyeti.
-Po, me gjithë dëshirë,- ia ktheva.

Kaluan dite dhe erdhi koha edhe ta mbroja doktoratën ne shkencën e Tefsirit. Kur prezantoi ne sallë, mësuesi u ngrit ne shenje respekti për te, meqë, sipas tij, ky student jo vetëm qe kishte arritur dituri, por kishte arritur edhe devotshmëri. Fillova te qaj ndërsa mësuesi me tha:
- Qan ndërsa ne te respektojmë ty.
- Nuk qaj për atë, por po qaj për duanë e babait tim, Allahu e mëshiroftë!


Mësimet e tregimit:

Bamirësia ndaj prindërve është njëra prej shkaqeve që të shpijnë në lumturi në këtë dhe botën tjetër,
Duaja e prindit për fëmijën pranohet, dhe
Me dituri njeriut i rritet fama.



Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.