Në Sarajevë ka hapur punimet konferenca rajonale “Ruajtja e paqes përmes mirëbesimit e pajtimit”

Në Sarajevë dje e sot u mbajt Konferenca rajonale “Ruajtja e paqes përmes mirëbesimit e pajtimit” në mbështetje të viktimave që përjetuan trauma gjatë luftës.

Kjo konferencë është organizuar nga Këshilli ndërfetar i Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa është mbështetur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Sarajevë.
Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të bashkësive fetare nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova e Serbia.
Bashkësinë Islame e Kosovë në këtë konferencë e përfaqësuan Vedat Sahiti këshilltar i Myftiut të Kosovës dhe Ramadan Shkodra drejtor për kulturë e veprimtari botuese në Kryesinë e BIK.
Konferencën e shpalli të hapur Jakob Finci kryesues i këshillit ndërfetar të Bosnjës e Hercegovinës, pas të cilit të pranishmëve iu drejtuan liderët e bashkësive fetare të Bosnjës e Hercegovinës. Në seancën e pestë para të pranishmëve përfaqësuesi i BI të Kosovës Vedat ef.Sahiti mbajti kumtesën ” Roli i bashkësive fetare në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale” , ndërsa në fund të konferencës u miratua plani veprues i bashkëpunimit në nivel rajonal për luftimin e stigmës dhe zgjidhjen e problemeve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftërave në rajon./bislame/




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram