Përurohet konvikti i vajzave dhe qendrës kulturore në Prizren

Në Prizren është përuruar konvikti i vajzave dhe qendrës kulturore. Në këtë eveniment mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash dhe mysafirë tjerë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava shprehu falenderime për ndihmat e vazhdueshme nga Turqia e në veçanti për këtë ndihmë shumë domethënëse nga hoxha nga Turqia Osman Nuri Topbash. Unë e falenderoj shumë dhe ai më këtu është sinonim i bamirësit të madh dhe jo vetëm në Kosovë. Ky hajrat pa dyshim që do të jetë i vazhdueshëm edhe kur mos të jemi ne dhe Allahu e shpërbleftë.
Edhe hoxha nga Turqia Osman Nuri Topbash mori fjalën duke u lutur që ky vend të jetë dhe të shfrytëzohet nga nxënëset që do t’i bëjn dobi popullit të Kosovës si në rrafshin fetar ashtu edhe social dhe falenderoj Zotin që na e ka dhënë mundësinë të ndihmojm duke premtuar se ky bashkëpunim me BIRK-un do të vazhdoj edhe më.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë