Shoqata humanitare “Bereqeti” dhuron çanta dhe pajisje shkollore në 11 komuna të Kosovës

Shoqata humanitare “Bereqeti”, deri më tani ka shpërndarë 1500 çanta shkollore me pajisje të tjera shkollore për nxënësit në 11 komuna të Kosovës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i Bereqetit, Behxhet ef.Ajvazi, uroi të gjithë mësuesit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke lutur Zotin që t’u ndihmojë dhe t’u japë mbarësi në këtë rrugë të shenjtë.
Një ndër komunat që janë shpërndarë këto çanta dhe pajisje shkollore është edhe Ferizaj.
Koordinatori i Bereqetit në Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt tha se edhe sot kanë shpërndarë dhurata për nxënësit e pesë shkollave të fshatrave Nerodime e Ulët, Jezerc, Manastircë, Pleshinë dhe Zaskok. Në emër të shkollave këto materiale u pranuan nga vetë drejtorët e shkollave përkatëse. Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dhuroi çanta dhe pajisje të tjera përcjellëse, ngjyra, lapsa, fletore, dhurata,veshmbathje etj. për nxënësit e shkollave

ShFMUL ‘Kostandin Kristoforidhi ‘– Nerodime e Ulët – drejtor Muhamet Murati
ShFMUL ‘Skënderbeu’ – Jezerc – drejtor Burim Ugzmajli
ShFMUL ‘Dëshmorët e Lirisë’ – Manastircë – drejtor Enver Kashtanjeva
ShFMUL ‘Pesë dëshmorët e UÇK-së’ – Pleshinë – drejtor Bujar Shatrolli
ShFMUL ‘Naim Frashëri’ – Zaskok – drejtor Ismet Çerkini.

Nxënësit dhe drejtuesit e shkollave falënderuan shoqatën humanitare “Bereqeti”, e cila vazhdimisht po ndihmon nxënësit me çanta dhe pajisje shkollore.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.