Myftiu Tërnava priti kryetarin e Meshihatit të Serbisë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Meshihatit të Serbisë, Mevludin Dudiçin, i cili shoqërohej nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar, Enver Giciçi.

Myftiu Tërnava, pasi u uroi mirëseardhje në selinë e BIRK-ut, i falënderoi mysafirët për vizitën duke theksuar se janë vëllezër dhe se do të punojnë së bashku për të mirën e besimtarëve të dy vendeve.
Ndërsa, Myftiu Dudiç falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Me këtë rast, kryetari Dudiç tha: ”Unë me Prishtinën dhe Kosovën jam emocionalisht i lidhur dhe, kurdo që vij këtu, ndihem si në shtëpinë time, ngase këtu në Prishtinë kam mbaruar shkollën elitare të myslimaneve të Ballkanit – medresenë “Alauddin”.”/bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.