Mulla Mustafë R. Neziri (1912-1967)

"Atdhenë dhe fenë sa i çmon aq i don dhe i mbronë. " M. Mustafi R. Neziri

Mustafa u lind në vitin 1912 në fshatin Cernicë të Gjilanit. Rrjedh nga një familje me tradita fetare islame. Mësimet e para fetare i mori nga gjyshi i tij mulla Neziri (mulla Neza muderriz), i cili ishte njëri ndër profesorët (ligjëruesit) në medresen e atëhershme të Prishtinës. Në fshatin e tij të lindjes, në Cernicë, Mustafa kreu edhe mejtepin që ekzistonte atëbotë në fshat. Shkollën e mesme, medresenë "Atik" e vijoi në Gjilan te myderriz Haki Efendi Sermagjaj nga Hogoshti, por për shkak të luftës së dytë botërore nuk e kreu. Në këtë medrese gjithashtu ishte nxënës edhe i mësuesit nga Shqipëria, Malo Beci, nga i cili si shumë hoxhallarë të tjerë mësoi edhe shkrim - leximin shqip gjatë viteve 1939 - 1943. Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, mulla Mustafa kreu medresenë dhe gjithashtu kreu provimin për imam dhe u kualifikua për profesionin e imamit. Më vonë mulla Mustafa vazhdon shkollimin, përmes kurseve fetare në Sarajevë ku fiton dituri dhe kualifikohet për ta fituar titullin "myderriz".
Pas përfundimit të shkollimin mulla Mustafa kryen punën e krye imamit të KBI për regjionin e Anamoravës për njëmbëdhjetë vite me radhë, në periudhën 1956 - 1967.(1)
Gjithashtu nga viti 1951 deri në vitin 1961 punon si ligjërues në shkollën e mesme "Ruzhdi e" (progjimnaz) në Gjilan.

Mulla Mustafa, para dhe pas kryerjes së medresesë së mesme në Prishtinë si dhe të një shkolle të lartë fetare në Sarajevë për rreth katër vite kishte shërbyer si imam në fshatin e tij Cernicë, dhe në xhaminë e madhe të . Prishtinës. Më herët kishte shërbyer në disa fshatra të Anamoravës për muajin e shenjtë të Ramazanit si; në Sllakoc dhe Gadish të Gjilanit. Në vitin 1953 dhe 1954 ishte imam në xhaminë e madhe në Gjilan. Në të gjitha këto vende ku ka shërbyer ai ka mbajtur fjalime me karakter kombëtar e sidomos më i zëshmi ishte në parandalimin dhe pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi si dhe gjatë periudhës së heqjes së ferexhesë.
Në këtë kohë mulla Mustafa angazhohet edhe në radhët e NDSH-së ku kishte kontribuar në edukimin patriotike fetar të brezit të ri. Ai ishte anëtar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe në vitin 1963 ishte edhe përgjegjës i kësaj organizate për fshatin e tij, Cernicë.
Së fundi, që nga viti 1963, me të përfunduar një shkollim (kurs apo seminar) fetar në Sarajevë, kthehet në Gjilan dhe për një mandat gjendet në postin e kryetarit (myftiut) të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, detyrë kjo e cila njëherit ishte edhe e fundit për të, pasi që tragjikisht ndërroi jetë në vitin 1967.
Mulla Mustafa la pas veti një familje të madhe me një edukatë të shëndoshë islame e cila jeton në fshatin Cernicë.


____________________________
(1) Të dhënat na i tregoi(gojarisht dhe me shkrim) Isa,djali i Mulla Mustafë Nezirit dhe Mr.se.Nexhmedin Shaqiri, në tetor. 2011, Gjilan.



Shkëputur nga Libri Imamët e Gjilanit 1912-2015

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.