Rikthehet cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e besimit”

Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në xhaminë “Paskuqan 2” Tiranë, duke filluar kështu sezonin e ri të referimeve me tematika të ndryshme fetare me besimtarët myslimanë në mbarë vendin.

Programi u hap me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga zv. Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja, menjëherë pas faljes së namazit të akshamit, ku të pranishëm ishin dhjetëra besimtarë të zonës.

Të ftuarit e parë në këtë cikël takimesh me besimtarët ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Në referimin e tij Kryetari Spahiu ndau me besimtarët e pranishëm moralin e bukur që duhet të karakterizojë çdo besimtar në jetën e përditshme. Duke i’u referuar shembullit më të përkryer të njerëzimit, Profetit fisnik, ai nxori në pah për të gjithë të pranishmit disa nga cilësitë më të bukura të moralit që duhet të karakterizojë çdo besimtar në mënyrën sesi duhet të jetojë Islamin.

“Muhamedi a.s ishte si një dritë (nur) për njerëzimin. Profeti ynë a.s ishte dëshmitar në mesin e njerëzve, për t’u dëshmuar argumentet e Zotit. Ai ishte përgëzues dhe këshillues i umetit të tij, zotëronte një moral aq të lartë, të cilësuar nga Kurani “moral i lartë” dhe të pamundësuar për askënd gjer atë ditë. Ai ishte gjithmonë i butë, paqësor dhe i ekuilibruar, ishte një prijës dhe mësues i mrekullueshëm. Morali i tij i ngjante një Kurani që ecte mbi tokë.” – tha z. Spahiu.

Më tej ishte radha e Myftiut të Tiranës, z. Luli, të referonte mbi rëndësinë që ka praktikimi i traditës së Profetit në jetën tonë. Sipas tij, rifreskimi i besimit është detyrë e gjithsecilit nga ne për të mbajtur lart vlerat e besimit dhe të praktikumit të Islamit.

“Besimtari i zgjedh mirë punët dhe vepron vetëm ato ku ndodhet kënaqësia e Allahut. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai forcon raportin dhe lidhjen me Krijuesin dhe manifeston dashurinë dhe përkushtimin ndaj Tij. Këto tubime apo takime ku përmendet emri i Allahut xh.xh, Kurani i madhërishëm dhe shembulli më i përkryer i njerëzimit, Profeti Muhamed (s.a.s) janë dëshmi i qartë e vazhdimit të traditës profetike.”- tha myftiu gjatë fjalës së tij.

Programi vazhdoi më tej me Ilahinë e interpretuar nga Imami i xhamisë z. Ramiz Mziu dhe u mbyll me duanë e imamit të po kësaj xhamie z. Munir Salkurti.

Pjesë e këtij programi ishte edhe koktejli me ujë zemzemi të sjellë nga haxhilerët e këtij viti./kmsh/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.