Filloi aksioni “Libri më afër lexuesit”

Me nismën e Drejtorisë për Kulturë e Veprimtari Botuese, Kryesia e BIK që nga sot ka filluar realizimin e aksionit “Libri më afër lexuesit” me ç‘rast sot kanë vizituar bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë, të cilës i kanë dhuruar literaturën e botuar nga Kryesia e BIK, respektivisht shtëpia botuese “Dituria Islame”.

Në emër të Kryesisë së BIK-ut, literaturën bibliotekës “Azem Shkreli” ia dorëzuan Ramadan Shkodra, drejtor për Kulturë e Veprimtari Botuese dhe Agim Gashi përgjegjës për literaturë, të cilët u shoqëruan nga kryetari i Këshillit të BI së Pejës, Musli ef. Arifaj.
Këta u pritën nga shefi i sektorit të kulturës në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, z.Aver Husaj dhe drejtoresha e bibliotkeës “Azem Shkreli” , znj. Shengyl Klemendi, të cilët falënderuan zyrtarët e Kryesisë së BIK për fondin e librave të dhuruara.

Bibliotekës “Azem Shkeli” iu dhuruan 109 tituj me 340 kopje të fushave të ndyshme si teologji, gjuhësi, histori, kulturë, letërsi etj.

Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë edhe në bibliotekat tjera në qendrat kryesore të vendit dhe në bibliotekat qendrore të trojeve shqiptare./bislame/



Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.