Lutja zbut zemërimin dhe ndihmon që situata të shihet ndryshe

Sipas një hulumtim të bërë nga shkencëtarët amerikan, njerëzit të cilët në momente të vështira luten, përballen më mirë me zemërimin agresionin dhe hidhërimin pavarësisht a janë religjioz apo jo.

Lutja me të vërtetë u ndihmon njerëzve që të përballën më lehtë me zemërimin dhe ta ndryshojnë pikëpamjen për ngjarjen e cila i ka hidhëruar dhe ta marrin më pak personalisht, pohon Brad bushman, bashkautor i studimit i cili ka ekzaminuar efektin e lutjes në zemërim dhe agresion.
Njerëzit të cilët në momente të vështira luten, më mirë përballen me zemërimin, pavarësisht se a janë religjioz apo jo, ka treguar hulumtimi i Universitetit Ohio State.
“Njerëzit shpesh i kthehen lutjes nëse ndiejnë emocione negative, duke përfshirë edhe zemërimin.
Lutja mund të jetë mënyrë efikase që në mënyrë të qetë ta largon zemërimin dhe agresionin, dhe që askush nga të afërmit tuaj të mos vuaj”, thotë Bushman.
Rezultatet kanë të bëjnë me të gjitha lutjet më qëllimmira të cilat i predikojnë shumica e religjioneve.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli