Senati Francez miraton projektligjin për ndalimin e shamisë së grave myslimane

Ligji për të ndaluar nënat e fëmijëve myslimanë të mbajnë shaminë në vizitat e tyre në shkollë merr miratimin nga Senati Francez.

Senati Francez miratoi të mërkurën një projekt-ligj të diskutueshëm që ndalon nënat e fëmijëve të mbajnë shaminë myslimane gjatë vizitave në shkollë.

Gjithsej 163 senatorë votuan në favor të projekt-ligjit ndërsa 114 votuan kundër.

Projektligji gjithashtu duhet të miratohet nga Asambleja Kombëtare, për të hyrë në fuqi.

Në fillim të këtij muaji, ligjvënësi francez i së djathtës ekstreme, Julien Odoul, i kishte kërkuar një gruaje myslimane që të hiqte shaminë në një takim në Besanconin lindor duke e sulmuar atë verbalisht.

Presidenti francez Macron tha në një deklaratë të para pak ditëve se veshja myslimane në shërbimet publike e shkollë nuk ishte e mirëpritur.

“Shamia në hapësira publike nuk më intereson, megjithatë në shërbimet publike, në shkolla dhe duke i edukuar fëmijët, çështja e shamisë më intereson. Këtë e kërkon sekularizmi”.

Në një letër të hapur për Macron të botuar më 15 tetor në të përditshmen ‘Le Monde’, 90 akademikë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë i bënë thirrje presidentit për të dënuar sulmin e Odoul kundër gruas myslimane.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.