Beteja për ezanin fonik në Amsterdam: qoftë dhe për lutjen e së premtes

Në fillim të tetorit të këtij viti, një iniciativë u nis në Amsterdam që ky qytet të kishte xhaminë e parë në të cilën thirrej ezan në mënyrë fonike.

Administrata e xhamisë në lagjen Nieuw West, shprehu dëshirën e tij që thirrja për lutje, përcjellë me anë të altoparlantëve, të jetë i pari në kryeqytetin hollandez. Por kjo, vetëm për faljen e së premtes – xhumasë siç njihet ndryshe.

Megjithatë, kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema ka thënë se pajtohet me këshillin e qytetit, i cili nuk është ende gati për të mbështetur planin për thirrjen e ezanit në xhaminë në Nieuw West përmes altoparlantëve.

Duke folur para gazetarëve, Halsema deklaroi se “ende nuk është koha e duhur” për të bërë një thirrje për lutje përmes altoparlantit.

“Sot në vitin 2019 nuk është e nevojshme, sepse ne kemi të gjitha llojet e ndihmës teknologjike që u kujtojnë besimtarëve se kur është koha për t’u lutur”, tha ai.

Imami i xhamisë, Yassin Elforkani tha më herët në një deklaratë për shtyp se ai besonte se feja do të përfaqësohej më së miri në Amsterdam me thirrje ezani fonikisht.

Thirrja muslimane për lutje në Hollandë ka të njëjtin status me këmbanat e kishave sipas ligjit, por akoma këshillat e qyteteve kanë autoritetin të përcaktojnë kufizimet e mundshme.

Në qytetin e Leerdamit, për shembull, një xhamie lokale i lejohet thirrja e ezanit përmes altoparlantëve, por vetëm për xhumanë. Ndërsa në xhaminë e Utrechtit, një thirrje e tillë është e gjithëditëshme, por një praktikë jashtëzakonisht e rrallë në atë vend. /tesheshi/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.