Vazhdojnë garat në mbamendje dhe bukurlexim të Kuranit ndërmjet nxënësve të medreseve të Ballkanit

Sot në ditën e dytë po zhvillohet gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat po mbahen nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë

Para se te fillojnë garat, anëtarët e komisionit në tri gjuhët mbajtën nga një fjalë këshilluese për garuesit dhe rregullat komunikuese me ta.
Ata thanë:

“Kemi ardhur nga vende të ndryshe dhe falenderojmë Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që, nën patronatin e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava, po mbahen këto gara, duke inkurajuar garuesit që me hifzin, dijen dhe leximin e tyre do të garojnë mes tyre, për suksese dhe shpresojmë që do të keni performancë të shkëlqyeshme.”
Në këto gara po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta