Përfunduan garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit

Garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat u mbajtën nën patronazhin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, dhe të organizuara nga Medreseja e Mesme “Alauddin”, përfunduan sot.

Në këtë eveniment përmbyllës përpos Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, morën pjesë kryetarë të këshillave të BI-së, përfaqësuesi i Dijanetit nga Turqia, Arabia Saudite, Shqipëria, Sanxhaku, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria,Bosnja, dhe shumë mysafirë të tjerë.
Në këto gara morën pjesë nxënës dhe nxënëse të medreseve të Ballkanit nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja,Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku dhe patën rastin të shfaqin talentin dhe performancën e tyre në leximin-këndimin e Kuranit.
Kjo është gara e dytë që u organizua në nivel ballkanik dhe nga të gjithë pjesëmarrësit u falënderuam BIRK-u, Myftiu Tërnava dhe medreseja si nikoqire për këtë organizim kaq madhështor.
Në përmbyllje të kësaj gare mori fjalën Myftiu Tërnava duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, jurinë tejet profesionale të këtyre garave theksoi se ishte një garë e fortë dhe nuk ka asnjë humbës. Ai është shprehur i mahnitur me paraqitjen dhe leximin e këtyre nxënësve, të cilët janë argument i qartë se Islami në këto troje është i fortë dhe i qëndrueshëm dhe myslimanët kanë identitet me të cilin krenohen. Ai po ashtu ka falënderuar z. Abdullah Gari, drejtor i Zyrës Rajonale të Organizatës së Ligës së Botës Islame (Rabita) dhe drejtorin gjeneral të Ligës së Botës Islame z.Muhamed Alisa për ndihmën e ofruar për mbajtjen e këtyre garave. Ai ka falënderuar drejtorin e Medresesë Jakup Çunaku dhe stafin e tij për këtë organizim shumë të mirë të garave kuranore.
“Ky nivel i garave do të vazhdojë por unë bashkë me kolegët e mi bashkërisht do të shqyrtojmë mundësinë që të organizojmë gara të nivelit evropianë apo edhe atij botëror. Kosova do të jetë një vend ku do të përkundet Kurani, rritet dhe në këto gara do të marrin pjesë lexuesit më të mira nga bota ku do të garohet për fjalën e Zotit, dhe kjo më jep fuqi që me tërë potencialin tim që kam të sigurojmë mundësinë që bashkërisht t’ia dalim”-tha myftiu Tërnava

Më pas, drejtori i Medresesë “Alauddin” Jakup Çunaku në fjalën e tij përmbyllëse falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë duke i falënderuar edhe shkollat të cilat kanë dërguar nxënësit në këtë garë kuranore duke theksuar porosinë kuranore “bashkëpunoni në punë të mira dhe të mbara..” , edhe ky organizim i sivjetmë, që llogaritet i dyti i këtij lloji – niveli në historinë e Medresesë “Alauddin”, është në vazhdën e bashkëpunimit të mirë e të ndërsjellë ndërmjet medreseve të mesme të Ballkanit. Ai ka falënderuar anëtarët e komisionit vlerësues, të cilët bën një punë shumë të mirë dhe kryen me përpikëri këtë përgjegjësi.’Vlerësoj se këto gara ishin të suksesshme vetëm për faktin se jemi tubuar për herë të dytë me tetë medrese të ndryshme nga Ballkani dhe ky tubim ka peshë dhe rëndësinë e vet ku jemi njohur edhe më shumë me njëri tjetrin”tha drejtori Çunaku.
Në këto gara morën pjesë gjithsej 40 garues nga tetë (8) vende të Ballkanit, të cilët testuan memorizimin dhe leximin e bukur të tyre, përballë një komisioni profesional në përbërje të :Hfz. Safet Hoxha – Kosovë, Hfz. Etem Alanka – Turqi, Abdullah Al-Muhib – Siri, Hfz. Aziz Alili – Kroaci dhe Dr. Emjed Saadeh – Jordani

Fituesit e tri vendeve të para në nivelin e garës për lexim të lirë të meshkujve janë sipas kësaj radhitjeje
1.Ahmed Shadinlija (Bosnjë)
2.Mahmud Enes Alpsumer (Turqi) dhe
3.Miraxh Islami (Kosovë).

Ndërsa fituesit e tri vendeve të para në nivelin e garës për lexim të lirë të femrave janë sipas kësaj radhitjeje:

Rejhana Ukperaj (Shqipëri) dhe
Firesa Gollaku (Kosovë).
Në garën për hifz të xhuzit të 30-të në kategorinë meshkuj fituan:
1.Muhamet Vehap (Bosnja)
2.Eronit Hajdari( Kosovës) dhe
3.Amin Sula (Shqipëri).

Ndërsa për femra në këtë kategori fitues janë :
1.Nexhla Zukorliç (Sanxhak)
2.Rejhane Murati (Kosovë) dhe

Naida Doiç (Kroaci).
Në garën për 3 xhuza në kategorinë meshkuj fituan:

Lind Gralleva (Kosovë)
Abdurrahman Abdulmenan (Bosnjë) dhe
Alen Bala (Shqipëri) Ndërsa për femra në këtë kategori fitues janë :
Anisa Dërguti (Kosovë)
Sumeja Destanoviç (Sanxhak) dhe
Rejhana Ukperaj (Shqipëri).
Në garën për hifz (memorizimit të Kuranit) në 5 xhuza në kategorinë meshkuj fituesit janë:

Bilal Hamidoviç (Bosnjë)
Ubejd Ademi (Kosovë) dhe
Mustafa Xhan Agirbash (Turqi).
Ndërsa për femra në këtë kategori fitues janë:

Amire Dërguti (Kosovë) dhe
Emina Zukorliç (Sanxhak).
Po ashtu duhet theksuar se të gjithë drejtorët e medreseve ballkanike pjesëmarrëse në këtë garë falënderuan myftiun Tërnava për këtë organizim kaq madhështor e të suksesshëm që u vlerësua nga ta se vërtetë nuk dallonte nga organizimet e rangjeve botërore të garave kuranore.

Në fund iu dhanë mirënjohje dhe fletëfalënderime për përfaqsuesin e Ligës Botërore Islame, të medreseve pjesëmarrëse, anëtarëve të komisionit vlerësues, si dhe shpërblimet fituesve të këtyre garave.
Krejt në fund, për pjesëmarrësit e kësaj gare u organizua një vizitë nëpër Kosovë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.