Njohja e vetës

Muhammed Ebu Hamed El-Gazali

Dije se çelësi i njohjes të All-llahut xh.sh. është njohja e vetës, siç ka thënë i Lavdëruari dhe i Lartësuari në Kur’anin fisnik: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetën e tyre deri që t’u bëhet e qartë se Ai ( All-llahu ) është I vërtetë…” (Fussilet 53) Gjithashtu Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e ka njohur vetën e ka njohë Zotin e vet “ Nuk ke asgjë më afër teje se vetja jote andaj nëse nuk e njeh vetën, si do ta njohësh Zotin tënd. Nëse thua: “Unë e njoh vetën”, ti mendon në njohjen e trupit tënd si p.sh duart, këmbët, kokën, por ti nuk di fare çfarë ke në brendinë tënde si p.sh. kur zemërohesh kërkon kacafytje, kur kaplohesh nga epshi kërkon kënaqësi seksuale, kur ke uri kërkon ushqim, kur je i etur kërkon pije. Njeriu me këto gjëra i bashkëngjitet kafshëve dhe është identik me ato në këtë aspekt . Detyra jote është që me të vërtetë të njohësh vetën, për të kuptuar se kush je ti, nga ke ardhur, për çfarë je krijuar dhe ku do të shkosh. Në çfarë është lumturia jote e në çfarë është fatkeqësia jote. Në brendinë tënde janë përmbledhur cilësi të ndryshme . Disa prej tyre janë cilësi të kafshëve shtëpiake, disa cilësi të melekëve, por tek ti është edhe shpirti (ruhi) i cili është vlera jote e vërtetë. Lumturia e kafshëve shtëpiake është në ushqim, pije, fjetje dhe mbarsim seksual. Lumturia e shtazëve të egra është në agresivitetin e tyre. Lumturia e shejtanit është në ngatërresa, dëm dhe mashtrim. Nëse je i preokupuar me ndonjë prej cilësive të cekura atëherë atij lloji i takon. Lumturia e melekëve është në dëshminë e bukurisë së prezencës Hyjnore, dhe për ata zemërimi dhe epshi janë cilësi të huaja. Andaj mundohu të kuptosh me seriozitet përse këto cilësi janë të futura tek ty. Nuk i ka krijuar All-llahu i Madhërishëm që të jesh rob i tyre por i ka krijuar që ato të janë në shërbimin tënd, apo kafsha kalëruese e jote. Feja është përpjekje, ndërsa njohja është shenjë e udhëzimit sikurse thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik: “E ata , të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne …” (El – Ankebut, 69 ) Themeli i parë i luftës është të njihet ushtria e zemrës, sepse nëse njeriu nuk e njeh ushtrinë e zemrës nuk e ka luftën e drejtë. Dije se nefsi (egoja impulsive e cili gjendet në anën e majtë të zemrës) është kafsha kalëruese e zemrës (Ruhit) dhe zemra posedon ushtrinë e saj siç thotë All-llahu i Madhërishëm: “…Ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij … “ (El Nudeththir 31 ) Zemra është krijuar për punët e Ahiretit duke kërkuar lumturinë e saj, ndërsa lumturia e saj është njohja e Zotit të saj . Nefsi është i ekspozuar shumë armiqve. Eshë e detyrueshme të njihen dy ushtri; e jashtme dhe e brendshme. Ushtria e jashtme e nefsit është epshi dhe zemërimi. Ajo vepron përmes duarve, këmbëve, syve dhe organeve tjera të jashtme. Ndërsa ushtria e brendshme janë pesë shqisat e brendshme që veprojnë përmes trurit, ndersa manifestohen përmes shqisës së memories, imagjinatës, arsyes, fantazisë etj. Për ta njohur zemrën nevojiten përpjeke dhe mund i madh, sepse zemra është substancë nga lloji i melekëve . Sa i përket çështjes çfarë është realiteti i zemrës ne sheriat nuk ka fjalë më tepër se fjalët e All-llahut të Madhërishëm: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije". (El Israë 85) Rruhi (shpirti ) është pjesë e tërësisë së fuqisë hyjnore. Rruhi është nga bota e imperativit (bota urdhërore). All-llahu i Madhërishëm, thotë : “Atij i takojnë krijesat dhe urdhri (imperatori) Njeriu në një anë i takon botës së krijesave e në anën tjetër botës urdhërore “ Secila gjë të cilës i takon hapësira, masa, përkufizimi, i takon botës së krijesave. Rruhi nuk ka hapësire, masë, kolorit andaj nuk mund të përkufizohet, ndërsa urdhri (kun) është rruga e tij. Disa kanë menduar se Rruhi është pa fillim andaj kanë gabuar. Disa kanë thënë se Rruhi është rastësi, edhe këta kanë gabuar, sepse rastësia nuk ekziston në vete, por pason një tjetër. Rruhi është rrënja e dobive të Ademit (njeriut). Ana formale e njeriut e pason. Disa kanë thënë se Rruhi është organizëm, edhe këta kanë gabuar sepse organizmi pranon ndarjen. Rruhi të cilin e kemi quajtur zemër është vend i njohjes së All-llahut të Madhërishëm është i tejpashëm nga lloji i melekëve dhe njohja e tij është tejet e vështirë. Dije se secili individ është si një shtet, duart, këmbët dhe organet tjera janë pasuritë e këtij shteti. Zemra është mbreti ndërsa truri është ministri. Mbreti vendos dhe shikon punën e tyre për të arritur harmoninë, rendin dhe qetësinë në pushtet. Në këtë shtet, fuqia epshore e cila është mëkëmbës, e cila arrin kah mashtrimi, rrena ngatërresa, ndërsa fuqia hidhëruese arrin kah ashpërsia dhe dëmi, ndërsa policia në këtë shtet anon kah vrasjet dhe rrënimet e të mirave. Nëse mbreti, këta i len pa kontroll, me siguri se do ta rrënojnë shtetin. Për këtë nevojitet që të konsultohet me ministrin dhe ta vendosë të deleguarin në polici, nën mbikëqyrjen dhe dominimin e ministrit (mendjes). Nëse kështu rregullohet shteti dhe të ruhet harmonia dhe qetësia. Domethënë zemra e konsulton mendjen që të nënshtroj epshin dhe zemërimin, që t’i binden dhe të jenë në shërbim në mënyrë që individi të jetë i liruar dhe pa pengesa për të arritur lumturinë, e kjo është njohja e prezencës hyjnore. Nëse ndodhë që mendja (ministri) e lëshon kontrollin dhe bie nën ndikimin e epshit dhe zemërimit individi shkatërrohet, ndërsa rruhi (zemra) do të jetë e pa lumtur ne botën tjetër. Dije se epshi dhe zemërimi janë të obliguar që të jenë shërbëtor për mbajtjen e fuqisë trupore dhe jetës bashkëshortore dhe aktivitetin e shqisave tona. Këto shqisa i shërbejnë secilit person dhe janë instrumente të mendjes dhe janë nën kontrollin e tij. Mendja (alel) është qendër e të gjitha aktiviteteve, ndërsa zemra është dritë me të cilën mendja sheh prezencën hyjnore. Mendja është shërbëtor i zemrës ndërsa zemra është krijuar të shikojë bukurinë e prezencës hyjnore. Kush e kupton këtë art ai është rob i vërtetë siç thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë (robërojnë) “ (Dharijat, 56) Kuptimi i këtij ajeti është: “Kemi krijuar zemrën dhe i kemi dhënë pushtet dhe ushtri, i kemi bërë që nefsi të jetë kafsha kalëruese që nga bota e pluhurit të ngritët në lartësi më të mëdha.” Kush dëshiron të plotësoj këtë obligim të kësaj dhuntie duhet të marrë pozitën si mbreti në fronin e tij, ndërsa qëllimin dhe cakun e lëvizjes ta ketë kah prezenca hyjnore, ndërsa dëshira për atdheun dhe vetëqëndrimin nga bota tjetër (ahireti). Nefs është kafsha kalëruese e tij, ndërsa kjo botë stacioni i tij. Duart dhe këmbët janë shërbëtorët e tij, mendja ministri, epshi punëtori i tij, zemërimi – polocia ndërsa shqisat e tjera sikurse agjentët. Secila shqisë është e obliguar në këtë botë, secila ka një detyrë, mbledhjen e informatave për gjendjen dhe ndodhitë për mjedisin ku jetojnë. Në pjesën e përparmë të trurit është vendosur forca e imagjinatës e cila është kryepar dhe vend i mbledhjes së informatave nga shqisat e jashtme, ndërsa forca e memories është në mesin e trurit. Memoria e mbledh informatat nga imagjinata dhe i ruan për t’ia parashtruar mendjes. Kur informatat arrijnë deri te ministri (mendja) ku i shikon kufijtë e forcës së tij në mbretërinë e tij. Kur vëren padëgjueshmëri, zemërimin ose epshin, nga cilado shqisë që vie, merr masat përkatëse dhe niset për luftë. Qëllimi i luftës nuk është t’i shkatërroj ose vras cilindo nga qytetarët e saj, sepse mbretëria mbahet me bashkëveprimin e të gjithëve (p.sh. nuk e vret syrin nëse ka shikuar kur nuk duhet). Por, i nënshtron duke i kthyer me mirësi, begati e mirëqenie të mbretërisë. Pra, nefsi (egoja impulsive) nuk zhduket por edukohet. Me udhëzim dhe edukatë të bukur islame dhe me përpjekje të vazhdueshme në rrugën e All-llahut të Madhërishëm, do të bëhesh i lumtur dhe ta fitosh ngjyrën e cila të takon, siç thotë Kur’ani fisnik: “(Kjo fe jona është) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu. Ne vetëm atë e adhurojmë. “ (El Bekare 138) Nëse këtë nuk e arrin do të jesh fatkeq në pasoja siç janë frika, dënimi dhe vuajtja. Lumturia e plotë arrihet ne tri gjëra: në fuqinë e zemërimit, fuqinë e epshit dhe fuqinë e diturisë. Baraspesha e këtyre fuqive duhet të jet në mesin e peshojës. Nëse fuqia epshore rritet mbi dy të tjerat do të prishet baraspesha e cila do të shkaktojë shkatërrimin tënd. Nëse rritet fuqia e zemërimit, marrëzinë që do të shkaktojë kjo është shkatërrimi yt. Andaj kur një sahab iu drejtua Pejgamberit s.a.v.s. që ta këshillojë ju përgjigj: “Mos u zemëro” (këtë ia përsëriti tri herë) Sepse me rritjen e zemërimit lehtë vie deri te agresiviteti, vrasjet dhe luftërat. Por, nëse kjo nënshtrohet paraqitet durimi, trimëria dhe urtësia. E njëjta gjë ndodh me fuqinë epshore e cila nëse rritet paraqiten veprime të pa kontrolluara epshore që rezultojnë me mëkate të mëdha. Nëse kjo nënshtrohet (me qëndrim mesatarë) paraqitet pastërtia dhe kënaqësia me atë që posedon. Dije se ushtria jote ka dy gjendje: cilësi e bukur dhe e pakëndshme. Cilësia (tabiat) e kafshëve shtëpiake është që të ushqehen, pinë, flenë dhe mbarësimi seksual. Cilësia e shtazëve të egra është zemërimi, agresiviteti, vrasjet, kacafytjet dhe hidhërimi. Cilësia e shejtanit është gënjeshtra, mashtrimi, lakmia, hipokrizia dhe manifestimi i tij është përmes veprave të nefsit (njeriu bëhet objekt i shejtanit–ins shejatin). Cilësia e melekëve janë veprat e mendjes e cila manifestohet me mëshirë, dituri dhe vepra të mira. Dije se në lëkurën e njeriut ndodhën katër cilësi “qeni, derri, shejtani dhe meleku”. Qeni është i mërishëm ne cilësitë e tij jo në formën e tij. Poashtu edhe derri. Njeriut i është udhëruar të mënjanojë errësirën e paditurisë me dritën e mendjes duke u ruajtur nga sprovat. Muhammedi s.a.v.s ka thënë. “Nuk ka asnjë njeri që nuk e ka shejtanin e tij, dhe vërtet All-llahu më ndihmoi kundër shejtanit tim dhe e kamë dresuar (islamizuar)” Epshi (nefsi) dhe zemërimi duhet të jenë të nënshtruar mendjes e të mos veprojnë asgjë përveç me urdhrin e mendjes, sepse mendja ka cilësi engjëllore, dhe është bërthamë e lumturisë. Nëse ndodh e kundërta që individi bie nën ndikimin e nefsit dhe zemërimit do të paraqiten cilësitë e këqija, të cilat janë cilësi të shejtanit dhe bërthamë e fatkeqësisë. Shembulli i tij është si shembulli i njeriut musliman i cili e ka burgosur muslimanin si mosbesimtar. Si do të jetë gjendja jote në Ditën e Gjykimit, e ke mbyllur melekun, duke iu nënshtruar nefsit dhe zemërimit, e këto janë qeni dhe derri. Dije që sot, i biri i Ademit është me formën e njeriut, ndërsa nesër do të zbulohet realiteti, dhe forma do të jetë në realitetin e saj. Tek ai i cili dominon zemërimi, do të ringjallet në formën e qenit, tek ai i cili ka dominuar epshi do të ringjallet në formën e derrit, sepse format do të pësojnë cilësitë e tyre (tabiatin). Njeriu në ëndërr sheh vetëm atë që është në brendinë e tij. Do të kuptosh që këtyre katër formave të cekura që u takon dhe formohen tek ty do të mbesin me ty deri në Ditën e Gjykimit. Zemra e njeriut është sikur qelqi. Cilësitë e këqija janë si tymi dhe errësira, të cilat kur arrijnë te zemra e errësojnë dhe pengojnë lumturinë. Cilësitë e bukura janë sikur drita dhe shkëlqimi të cilat kur arrijnë te zemra e pastrojnë nga errësirat e mosbindje, siç ka thënë pejgamberi s.a.v.s.: “Pas veprës së keqe bëje veprën e mirë, që e keqja të fshihet”. Pra, zemra mund të jetë e ndriçuar apo e errësuar. Ka shpëtuar ai i cili vie tek All-llahu me zemër të shëndoshë (kalbun selim). Pra, njeriu duhet vazhdimisht dhe pandërprerë të punojë duke përfillur urdhrat e All-llahut dhe pasimin e sunetit të Pejgamberit s.a.v.s. të pastrohet nga nefsi dhe zemërimi duke arritur cilësitë e melekut. Për këtë njeriu është në gjendje të mbizotëroj shtazët e egra dhe kafshët shtëpiake deri sa këto nuk i binden siç ka thënë All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik: “Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë …” (El xhathie, 13). Nga boshnjakishtja: përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Buy Tinidazole Online

Online of two tinidazole regimens in treatment of bacterial vaginosis: buy Tinidazole online randomised controlled trial. This extract was originally thought to contain only one alkaloid, emetine, but was found to contain several, including cephaeline, psychotrine and others. A final integrating section addresses the essential buy Tinidazole iTnidazole diagnosis, treatment and management. I trust this helps. In 1992 Larsson reviewed treatments of bacterial vaginosis. However, buy tinidazole some women may have recurrent thrush and others seem to get it almost continually. Abuse may lead to read more physical dependence or psychological dependence relative to those in schedule 4. Association of Atopobium vaginae, a recently described metronidazole resistant anaerobe, with bacterial vaginosis. Bradshaw CS, Tabrizi SN, Fairley CK, Morton AN, Rudland E, Garland SM. Plazomicin (ACHN-490): Aminoglycoside (protein buy Tinidazole inhibitor). A portion of the proceeds will be donated to Soles4Souls, an organization that supplies new and gently used shoes to those in need both domestically and abroad. I am not taking Amoxil twice a day and my symptoms are slowly improving.
Retrieved 17 January 2015. Follow https://antibiotics-online.com/buy-tinidazole-online/ was at 21 to 30 days after treatment, using the Tinidazolr FDA recommended criteria to define online. She teaches Producing and Digital Storytelling at The New School, where she earned her MA in Media Studies. If you experience one buy Tinidazole them stop using Tinidazole and tell your doctor as soon as online. World Health Organisation Guidelines for the Management of Sexually Transmitted Infections. All products marketed counger Generic Tinidazole do counter active ingredient Tinidazole are made in India by reputable pharmaceutical the on a certified automatic lines in a clean and sterile facilities regulated by WHO and Indian government. The maximal concentration of the active components in the blood is gained in 2-3 hours. Your prescription is filled and shipped by a certified, US-based pharmacy near you. On an immunological level, but exhibits significantly less side effects. Counter, reimagined and evaluated content for entertainment studios, oger and Tinidazole.
Louis Pasteur observed, "if we could intervene bbuy the antagonism observed between some bacteria, it would offer perhaps the greatest hopes for therapeutics". He has also been a member of the Screen Actors Guild since 1998. Tinidazole therefore shows activity against anaerobes similar to that of metronidazole with slightly greater activity against G. Valid at all major chains including Walgreens, Buy Tinidazole online Pharmacy, Target, WalMart Pharmacy, Duane Reade and 65,000 pharmacies nationwide. It has been classified as endemic in many developing countries and can be linked to hindered child development. Expert Opin Investig Buy Tinidazole. Saving Lives, not an insurance plan. Avigyn Bhavishya Pharmaceuticals Pvt. Over 30p a min.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.