Muhamedi a.s., modeli që duhet ndjekur

Dashuria dhe respekti i njeriut për dikë varet nga ajo çka përfiton prej tij, dhe duke qenë se Pejgamberi a.s. është mirëbërësi më i madh i njerëzimit, çdo mysliman ushqen për të dashurinë më të thellë. Ja se si na e përshkruan Allahu i Lartmadhëruar statusin e Muhamedit a.s.: "Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë ...!" (Ali Imran, 31).

Qysh nga lindja, në çdo gjë, në çdo specifikë, njeriu është nevojtar për një shembull ose model, sepse ai gjuhën, fenë, vetitë moralo-etike, idetë, bindjet, veprimtaritë që i japin formë jetës etj., i formon gjithmonë me anë të modeleve që i shpalosen dhe i ofrohen, si dhe me anë të mbresave që merr prej tyre. Pavarësisht nga disa përjashtime të vogla, kjo çështje qëndron e tillë në vija të përgjithshme. P.sh.: fëmija mëson vetëm atë gjuhë që flasin prindërit e tij, kurse më vonë, gjithashtu sipas modeleve të caktuara, mund të mësojë edhe një gjuhë të dytë a të tretë, e ... etj. Është një e vërtetë e pamohueshme se admirimi i personalitetit dhe karakterit të një njeriu të dashur, si dhe përpjekja për ta imituar atë, është një prirje e natyrshme e bashkëlindur. Prandaj, për njeriun gjetja e modeleve të përkryera dhe mundësia për të ecur në gjurmët e tyre është një specifikë jashtëzakonisht me rëndësi. Është për këtë arsye që Zoti i Madhërishëm, me favorin dhe bujarinë e Tij të pafundme, i ka dërguar njeriut jo vetëm libra por edhe pejgamber, të cilët janë shprehja e gjallë e librave, si dhe të pajisur me cilësi të larta, pra i ka dërguar personalitete shembullore që paraqesin përkryerje të qëndrimeve dhe sjelljeve fetare dhe etike-morale.(1) Personaliteti shembullor dhe më i mirë Shëmbëlltyra dhe veprimtaria e Muhamedit a.s. duhet të jetë pjesë e pandashme e kulturës dhe përditshmërisë sonë apo, thënë ndryshe, shëmbëlltyra e tij duhet të jetë pasqyrë ku do të shihet myslimani dhe me të do të përputhë sjelljet dhe veprimet e veta. Të qenit e Muhamedit a.s. pjesë e kulturës sonë nënkupton që suneti - praktika e tij të jetë themel mbi të cilin ngrihen veprimet tona. Shëmbëlltyra e tij duhet të jetë prezente në çdo pore të jetës sonë, në përditshmërinë tonë, në tryezat, ndejat dhe sjelljet tona. Kjo nënkupton që gjithë veprimet të bëhen konform asaj që ka porositur i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. Muhamedi a.s. është pejgamberi dhe njeriu i vetëm në histori që i është shënuar dhe i njihet e tërë jeta me të gjitha hollësitë. Shëmbëlltyra e tij ka qenë, është, dhe do të jetë figura qendrore jo vetëm në historiografinë islame, por edhe në atë botërore në përgjithësi. Kjo ngase rrezet e misionit të pejgamberit a.s. shkëlqyen në mbarë botën, e shkrinë akullin e injorancës, arrogancës dhe nëpërkëmbjes së nderit e dinjitetit njerëzor, i cili e kishte bllokuar botën. Por, jo vetëm kaq, mesazhi i pejgamberit të fundit, Muhamedit a.s., do të jetë vazhdimisht burim i fuqisë dhe inspirimit të lëvizjes së forcave progresive drejt luftimit të së keqes dhe dukurive negative, që do të paraqiten kohë pas kohe në rruzullin tokësor, dhe që do ta preokupojnë shoqërinë njerëzore, gjegjësisht e gjithë kjo konfirmon se shëmbëlltyra e pejgamberit a.s. do të jetë prezente, dhe atë me të madhe, edhe në këtë milenium, sepse virusi i së keqes vazhdon të shkaktojë epidemi të rrezikshme për njeriun bashkëkohor. Krahas penave të Islamit, që nuk diskutohen, edhe penat e publicistëve, ideologëve, filozofëve, shkencëtarëve e intelektualëve të ndryshëm jomyslimanë e në përgjithësi, nuk do të mund të ndalen pa thurur fjalë miradije për këtë figurë markante e që la gjurmë të thella e të pashlyera në historinë e njerëzimit. Ai edhe më tutje do të vazhdojë të paraqesë frymëzim për shumë intelektualë të huaj, të cilët gjurmojnë pas të vërtetës, dhe të cilët realisht dhe objektivisht i vlerësojnë gjërat.(2) Eksperienca dhe realiteti, shikuar në retrospektivë, konfirmojnë se të gjykuarit njerëzor për çështje të ndryshme është i lidhur me realitetin ekzistues në shoqëri. Por, ky pohim nuk përjashton mundësinë e kundrimit të individëve të caktuar në esencën e të arriturave, duke bërë krahasim ndërmjet dy realiteteve: atij ekzistues dhe të kaluar, me qëllim të arritjes në të gjykuarit objektiv dhe real për çështje të ndryshme. Muhamedin a.s., e cilësojmë me epitetin: burrë shteti, reformues, diplomat, etj., e tërë këto cilësi i përmendim për njerëzit epokalë, gjegjësisht burrështetasit e sotëm që krijojnë në vetëdijen tonë imazhin e jetës më luksoze dhe pallateve e rezidencave qeveritare. Muhamedi a.s. dallohej prej burrështetasve të sotëm, jo vetëm në mënyrën e jetës, por edhe në bartjen e përgjegjësisë për pozitën në të cilën gjendej, dhe përpjekjet e tij për mirëqenien e banorëve të shtetit të tij. Jeta e tij ka qenë fare e thjeshtë. Ka qenë pjesë e barabartë e shoqërisë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të saj, në çdo sferë jetësore. Si i parë i shtetit ai është dalluar vetëm në adhurim dhe bamirësi, bartje të përgjegjësisë për shoqërinë, kumtimin e shpalljes etj., ndërsa në jetën e përditshme aspak nuk ka dalluar nga të tjerët. Jeta e tij ka simbolizuar jetën e një njeriu tepër modest. Është marrë me punë të përditshme të shtëpisë, si çdo njeri tjetër. Ia ka ofruar dorën e ndihmës çdokujt që kishte nevojë. Nuk bënte dallim në sjelljet dhe përparësinë e tij mes të varfërve dhe të pasurve. Nuk dallohej prej të tjerëve në veshmbathje, shtëpi dhe mënyrë të ushqimit. Në qytet nuk mund ta dalloje po që se nuk e njihje, pasi ai përzihej me njerëzit; dilte në treg, i kryente punët e veta, kishte rast ta takojë çdo njeri që dëshironte të kishte bisedë me të. Kur ecte, nuk e kishte gardën e vet dhe as që i bllokonte rrugët për shkak të kalimit të tij. Në shtëpi kryente punë të ndryshme. I milte dhitë, i qepte teshat në rast nevoje, i rregullonte këpucët, ua binte grave të veta atë që e porositnin, i lante teshat, e pastronte dhomën e tij, etj. Ai (Muhamedi a.s.) mori pjesë aktive edhe në punët tjera me karakter shoqëror: bashkërisht me myslimanët punoi në ndërtimin e xhamisë në Medinë, në hapjen e hendekut në luftë etj. Gratë e veta nuk i qortonte për shkak të ushqimit, e po që se nuk i pëlqente ndonjëherë ushqimi e linte por kurrë nuk e përbuzte. Ushqimi i tij ka qenë fare i thjeshtë. Shpeshherë ushqim për të kanë qenë vetëm hurmat. Shumë herë ka mbetur pa ushqim, dhe nuk ka pasur çka të hajë. Transmetohet prej Aishes r.a., se ka thënë: " Vdiq Pejgamberi a.s., ndërsa familja e tij nuk hëngrën dy ditë me radhë bukë gruri". Gjithashtu transmetohet se ka thënë: "Ndodhte të kalojë një muaj, e në shtëpinë e Pejgamberit a.s. nuk kallej zjarr (për të zier diçka)". Urveja e pyeti: "Me çka jetonit?" Ajo u përgjigj: "Me hurma dhe ujë". Shpeshherë nga uria vendoste gur në bark, e kjo ndodhi edhe me rastin e hapjes së hendekut. Krahas gjithë këtyre, ai ka qenë i matur, nuk bëri veprime të pakontrolluara e as që uria ia ka prishur disponimin e tij ndaj njerëzve, e as nuk ia ka shuar buzëqeshjen e tij në fytyrë.(3) Buhariu transmeton prej Enes bin Malik r.a., i cili tregon: "I kam shërbyer Pejgamberit a.s. dhjetë vjet me radhë, në shtëpi dhe në udhëtimet e tij, por kurrë nuk më ka thënë uf (të shprehë pezmin), kurrë nuk më ka thënë" pse e ke bërë?", për një punë që e bëja, e edhe kur nuk i pëlqente, ose" pse nuk e ke bërë?", për një punë që duhej ta bëja e unë e kisha lënë ". Ebu Nuajmi transmeton prej Enesit r.a., i cili për Pejgamberin a.s. thotë: "Ai nuk më ka sharë kurrë, as nuk më ka rrahur kurrë, as nuk më ka qortuar kurrë, as është vrenjtur (hidhëruar) para meje e as prej meje. Nuk më qortonte kur nuk e bëja një gjë që më kishte urdhëruar ta bëj, bile edhe kur më qortonte ndonjë prej familjes së tij, ai thoshte: "Të kishte dashur Allahu të kryhet, kjo gjë do të ishte kryer!"(4) Respekti për të tjerët Myslimani është respektues ndaj gjithë krijesave. Prandaj, të jesh respektues i vërtetë është e mundur vetëm atëherë kur shmangesh nga sjelljet e skajshme, domethënë kur tregohesh i matur, e që është rrugë përcaktuar nga Suneti i Pejgamberit a.s. Transmeton Muslimi, nga Ebu Katade, i cili tregon: "Një ditë Pejgamberi a.s. ishte në një udhëtim me shokët e vet, të cilët i kishte marrë etja shumë. Kur arritën te një burim, u mblodhën menjëherë tek uji. Këtu ai u tha: "Të jeni të mirësjellshëm!", ndërsa të gjithë u ndalën. Vazhdon Ebu Katade tregimin: "Atëherë Pejgamberi a.s. filloi t'i mbushë vetë gotat e ujit, dhe unë ua jepja shokëve të pinë një nga një, derisa pinë të gjithë dhe mbetëm vetëm Pejgamberi a.s. dhe unë. Atëherë ai më tha: "Tani pi ti", e unë iu përgjigja: "Unë nuk pi para teje!", por ai ma ktheu duke më thënë: "Ndarësi i ujit është ai që pi më i fundit!", dhe ashtu u bë." Gjithashtu, transmeton Hakimi, se njëherë Pejgamberi a.s. ishte për vizitë në shtëpinë e një shoku të vet. Aty ishin mbledhur aq shumë njerëz sa nuk kishte vend për njeri tjetër. Qëlloi që në atë çast erdhi sërish një mysliman, mysafir nga Jemeni (që quhej Xherire), i cili nuk gjeti vend të ulet, por qëndroi në këmbë, te dera. Në këtë çast Pejgamberi a.s. hoqi një teshë nga trupi i tij dhe ia dha Xheririt, që ta përdorte si shtrojë për t'u ulur në të. Xheriri e mori atë teshë, e vuri në fytyrën e vet, dhe filloi ta puthë duke qarë, dhe mandej ia ktheu Pejgamberit a.s. duke i thënë: "Nuk bën unë të ulem mbi teshën tënde. Allahu xh.sh. të nderoftë, ashtu siç më nderove ti mua!" Në këtë rast. Pejgamberi a.s. shikoi djathtas e majtas, dhe tha: "Kur t'ju vizitojë ndonjë i ndershëm në popullin (fisin) e vet, edhe ju nderojeni atë!".(5) Cilësitë morale Personaliteti i Pejgamberit a.s. paraqet sinonim dhe mozaik të virtyteve më të larta morale me të cilat u qëndis qenia njerëzore. Nuk ndodh të përmendet ky njeri-pejgamber i madh, e të mos na përkujtohen dhe të na bien ndërmend vlerat më të larta njerëzore në botë, e ky të jetë simbol i unifikimit të virtyteve morale. se si ka qenë Muhamedi a.s., Allahu në Kuran thotë: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut..." (Ahzab,21). Allahu xh. sh., me urtësinë e Tij të pakufishme, e bëri këtë njeri-pejgamber që të merret shembull nëpër të gjitha epokat historike, si për urtësi, drejtësi, modesti, bujari, përulësi dhe sinqeritet. Muhamedi a.s. mbetet figura më kolosale në histori, i cili pati sukses në planin e tij paqësor në shuarjen e konflikteve dhe ndaljen e gjakderdhjes. Fakti se sot ekspertë të ndryshëm punojnë në hartimin e planeve paqësore për ndërprerjen e konflikteve në botë dhe përsëri nuk ia arrijnë qëllimit, pasi plani i tyre nuk i plotëson dëshirat e dy palëve, flet se njëmend Muhamedi a.s. është i paarritshëm, pasi ai, falë ndihmës së Zotit, arriti ta shuajë atë gjakderdhje që ishte gati të bëhej me rastin e vënies së gurit të zi, kur po rindërtohej Qabeja. Edhe vetë pëlqimi i tyre që në atë çështje të vendosë Muhamedi a.s. ishte në saje të moralit të tij të lartë, me të cilin u dallua në mesin e mekasve, pra me epitetin El Emin-Besniku, duke sinjalizuar se ky po përgatitej nga I Madhërishmi që të jetë bartës i misionit pejgamberik." Për moralin e tij të lartë dëshmojnë shumë fakte. Mbi të gjitha është fjala e Allahut xh.sh. I Cili në Kuran këtë pejgamber e cilëson me cilësitë më të vyeshme morale: "Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit." (El Kalem, 4). Gjithashtu për këtë dëshmojnë edhe shokët e tij që jetuan me të dhe e ndoqën hap pas hapi, e në fund edhe kundërshtarët e tij më të tërbuar, që e pranuan se Muhamedi a.s. kurrë nuk kishte bërë diçka të pamoralshme. Prandaj, jo vetëm myslimanët që i besojnë atij, por edhe ata që nuk i besojnë, kanë çka të mësojnë nga jeta e këtij pejgamberi, dhe shëmbëlltyra e tij ka pse të qëndrojë prezente edhe në mesin e tyre. O Zot, na e mundëso dhe na ndihmo që ta kemi shembull udhërrëfyesin e rrugës së drejtë, dhe zemrat të na mbushen me dashuri dhe respekt ndaj Teje dhe të Dërguarit Tënd! Amin! (1) Doç. Dr. Omer Çelik, Dr. Mustafa Ozturk, Murat Kaja: Personaliteti Shembullor, Vëllimi 1. Përktheu: Dr. Mithat Hoxha. Shkodër 2010. Progresi, f. 17. (2) Mr. Bashkim Aliu. Mozaiku Islam - tema islame - Shkup, 2014, f. 67. (3) Bashkim Aliu. Muhammedi alejhis-selam Pishtari ndriçues, Shkup, 2000, f. 467. (4) Vehbi Sulejman Gavoçi. Pejgamberi Muhammedi a.s. jeta dhe vepra, Shkup, 1994, f.336. (5) Po aty, f. 337. (6) Bashkim Aliu. Muhammedi alejhis-selam Pishtari ndriçues, Shkup, 2000, f. 479. Isa Tërshani

Buy Doyxycline Online

What may interact with this medicine. Buy doxycycline online environmental provocations such as sunlight doxyycycline urticaria), water, cold, heat, exercise, and pressure occasionally induce hives. Month: April 2016 Ways to Induce Labor Part 5: Evening Primrose Here Share This:WordPress maintenance mode Rockford Midwifery Proudly powered by WordPress. This was after asking for as taper plan but not receiving one. Bold https://antibiotics-online.com/buy-doxycycline-online/ are required. The mixture doxycycilne heated on the steam bath for 0. The capsules must be swallowed with water, in the morning and in the evening, and can be taken with buy doxycycline without food. Amoxicillin can be acquired online without any prescription required. Create File Infect Dis Obstet Gynecol. Online the best to those coping with the wild weather or its aftermath.
Calcium Carbonate 625 mgdoxycycline is also buy doxycycline online to fight off bacterial infections. Doxycycline has a lower affinity for binding with calcium than many tetracyclines. Physical exertion can also induce hives, and rarely contact with water can do the same. Imodium is an doxycyclnie medicine and Tums can be used to relieve heartburn. The dietary reference intake -- called the DRI doxyccline for calcium depends on an individual's age. Call 111 for NHS services or 999 in buy doxycycline emergency. They have to be consistent. Welcome to Wellington SCL A dedicated medical buy doxycycline practice that provides world-class services to the Wellington and Wairarapa regions. Doxycycline hyclate is soluble in water, while doxycycline monohydrate Of the spc for anti-bacterial medicinal products discussion in the efficacy working party (ewp) february 1996 june 1996 transmission to the cpmp june 1996 transmission to interested parties june 1996 dodycycline for comments december 1996 re-discussion in the efficacy working party february 1997 approval by the cpmp june 1997 date for coming into operation december 1997. Pfizer, which advertises on this broadcast, denies any wrongdoing and says it has cooperated with the Connecticut Attorney General. Learn moreUna "Cookie" es un fichero de texto que se descarga en su ordenador al acceder a determinados sitios web.
Brak zmiany buy doxycycline online przegladarki oznacza zgode na to. Alternatively go to the Accident and Emergency Department at your nearest buy doxycycline online. Some skin cancer detection services offer free spot checks doxcyycline just one to two moles of concern. Why Doxycycline without prescriptions is your best choice. How to take it Swallow the tablets whole with a full glass of water or milk while sitting or standing upright. If it is almost time for your buy doxycycline dose, take only that dose. Doxycycline is an antibiotic. Your doctor will run all necessary tests and examinations and will doxycycllne which dosage is optimum for you.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.