Statusi i lartësuar i zotërisë sonë Muhamedit a.s.

Prejardhja fisnike e pejgamberit Muhamed a.s.(1)

Buhariu ka transmetuar, nga Ebu Hurejre r.a., se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë kam rrjedhur nga brezat më të mirë të bijve të Ademit, brez pas brezi, derisa erdha nga brezi nga i cili erdha." Transmetimi i Ibën Sa'dit, nga Ebu Xhafer el Bakir(2) (r.a.), shton: "Pastaj Ai zgjodhi bijtë e Hashimit nga mesi i kurejshëve dhe pastaj zgjodhi bijtë e Abdul Muttalibit nga bijtë e Hashimit." Kështu ai a.s. ishte i zgjedhuri i Allahut dhe i pëlqyeri i Tij nga të gjithë brezat e njerëzve. Vathile ibën el Eska r.a. ka transmetuar se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu e zgjodhi Ismailin nga bijtë e Ibrahimit, nga bijtë e Ismailit zgjodhi bijtë e Kinanes, nga bijtë e Kinanes zgjodhi Kurejshët, nga bijtë e Kurejshëve zgjodhi bijtë e Hashimit dhe nga mesi i bijve të Hashimit më zgjodhi mua."(3) Abasi r.a. ka transmetuar se Pejgamberi u ngjit në minber dhe tha: "Kush jam unë?" Njerëzit u përgjigjën: "Ti je i Dërguari i Allahut." Ai a.s. pastaj tha: "Unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdul Muttalibit. Allahu i krijoi të gjitha krijesat dhe më nxori nga krijesat më të mira të Tij; Ai i bëri ato në dy degë dhe më bëri nga dega më e mirë; Ai i krijoi fiset dhe më nxori nga fisi më i mirë; Ai i ndau ato në shtëpi dhe më nxori nga shtëpia më e mirë, kështu që unë jam nga shtëpia më e mirë në mesin e tyre dhe jam më i miri në mesin e tyre."(4) Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Xhibrili më tha: "E kontrollova tokën nga lindja në perëndim dhe nuk gjeta asnjë njeri më të mirë sesa Muhamedi a.s.; dhe e kontrollova tokën nga lindja në perëndim dhe nuk gjeta asnjë farefis më të mirë sesa bijtë e Hashimit."(5) Arsyeja e vetme që Pejgamberi a.s. i përmendi paraardhësit e tij fisnikë dhe prejardhjen e tyre të pastër ishte që të përmendte mirësinë e Allahut, që ta falënderonte Atë, që të njoftonte statusin e tyre dhe të tregonte madhështinë e tyre; kjo nuk konsiderohet aspak si mburrje apo mendjemadhësi. Hafidh ibën Haxheri ka thënë: "Ndalimi i shfaqjes së krenarisë së njeriut me paraardhësit e tij vlen për mburrjen që çon drejt arrogancës dhe denigrimit të myslimanëve të tjerë." Pastërtia e prejardhjes së tij fisnike Abd el Rezaku ka transmetuar, me një zinxhir transmetimi që kthehet tek Imam Xhafer el Sadiku, se Muhamed el Bakiri r.a. ka thënë për fjalët e Allahut: "Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj"(6) "Kjo do të thotë se dega e tij familjare nuk përmbante asnjë lindje të paligjshme. Vetë i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë vij nga lidhjet e martesës, jo nga kurvëria."(7) Edhe Bejhekiu ka transmetuar, me një zinxhir transmetimi që kthehet tek Imam Xhafer el Sadiku, se Muhamed el Bakiri r.a. ka njoftuar se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu më ka sjellë nga lidhjet e martesës dhe nuk më ka sjellë nga lidhjet e kurvërisë." Gjithashtu Bejhekiu ka transmetuar se Pejgamberi a.s. ka mbajtur një predikim, ku ka thënë: "Unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abd el Mutalibit, i biri i Hashimit, i biri i Abd Menafit, i biri i Kusejit, i biri i Kilabit, i biri i Murrasë, i biri i Ka'bit, i bir i Lu'ejit, i biri i Galibit, i biri i Fihrit, i biri i Malikut, i biri i Nedrit, i biri i Kinanes, i biri i Huzejmes, i biri i Mudrikes, i biri i Iljasit, i biri i Mudarit, i biri i Nizarit. Njerëzit kurrë nuk janë ndarë në degë e që Allahu të mos më ketë vendosur mua në degën më të mirë; mbasi unë kam lindur nga prindërit e mi dhe asnjë gjurmë e kurvërisë së ditëve të injorancës nuk më ka prekur mua; unë kam dalë nga lidhjet e martesës dhe jo nga lidhjet e kurvërisë, që nga Ademi e deri te babai dhe nëna ime. Unë jam më i miri nga ju si person dhe më i miri nga ju për nga prejardhja." Lindja e tij e lavdishme Lindja e Pejgamberit a.s. u bekua me nderimin hyjnor dhe u mbikëqyr nga Provania e Shenjtë. Pas lindjes së tij a.s., Allahu xh. sh. shfaqi shumë çudira dhe mrekulli, si paralajmërim për pejgamberinë e tij, si një përgatitje për mesazhin e tij, si një shenjë për rangun e tij të jashtëzakonshëm dhe si një tregues se ai a.s. mbante një status të lartësuar. Një manifestim i kësaj ishte drita që shkëlqeu në momentin e lindjes së tij. Shfaqja e kësaj drite në momentin e lindjes së tij ishte një shenjë e asaj që do të vinte më vonë; drita që do të udhëhiqte botën dhe do t'i jepte fund errësirës së mosbesimit. Allahu xh. sh. ka thënë: "Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë, me të cilin (me Kuranin) Allahu e vë në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë."(8) Dhe me këtë dritë të cilën e solli nga Allahu, ai i ndriçoi mendjet, iu dha jetë zemrave të vdekura dhe hapi sytë e verbër dhe veshët e shurdhër. Hafidh ibën Kethiri i ka kushtuar një pjesë të veçantë të veprës së tij Bidaje shenjave dhe mrekullive që u shfaqën natën e lindjes së Pejgamberit a.s., duke përmendur në mesin e tyre: shfaqjen e dritës pasi ai lindi, rënien e tij në tokë, gjunjëzimin, ngritjen e kokës së tij drejt qiellit, dritën që është parë në shtëpinë në të cilën ai lindi dhe mënyrën se si u afruan yjet, çarjen e pallatit të Kisraut, shembjen e shtyllave të tij, shuarjen e zjarreve, si dhe vizionin e kryepriftit të zoroastrianëve. Data e lindjes së tij Ai a.s. ka lindur në Vitin e Elefantit, pesëdhjetë ditë pasi ndodhi incidenti, në ditën e dymbëdhjetë të Rebiul-Evvelit në agim. Ahmedi ka transmetuar në Musnedin e tij se Ibën Abbasi ka thënë: "I Dërguari i Allahut ka lindur të hënën; e ka marrë shpalljen të hënën; është larguar nga Meka për të emigruar në Medinë të hënën; ka hyrë në Medinë të hënën; dhe e ka ngritur Gurin e Zi dhe e ka vendosur atë në vendin e tij të hënën." Festimi dhe përkujtimi i ditëlindjes së tij Është detyrë e çdo personi inteligjent që të gëzohet ditën që ai a.s. lindi dhe që ta festojë ditën kur e gjithë bota u mbush me dritë, udhëzim dhe dituri; sepse atë ditë lindi i Dërguari i mëshirës për botët, Pejgamberi i udhëzimit dhe i dritës për të gjithë njerëzimin, udhëheqësi i Pejgamberëve dhe i të Dërguarve. Pra, madhërojeni atë ditë dhe nderojeni atë; gëzohuni dhe ngazëllehuni për ardhjen e saj! Tubimi për të lexuar historinë e lindjes së tij është një tubim që përfshin të gjitha llojet e mëshirës dhe të bekimeve, mirësinë dhe drejtësinë; leximin e shumë ajeteve të Kuranit Fisnik; kujtimin e nderimit dhe të mirësisë që Allahu i ka dhënë të dërguarit të Tij a.s., kujtimin e bukurisë fizike dhe morale të Zotërisë sonë Muhamedit a.s., lutjet për bekime dhe përshëndetjet e shumta mbi Pejgamberin a.s.; leximin e shumë poezive që shprehin falënderimin dhe dashurinë për Zotërinë tonë, të Dërguarin e Allahut a.s., dhe kërkesa dhe lutje të shumta drejtuar Allahut xh.sh. Secili prej këtyre komponentëve është i lejuar dhe i miratuar nga Ligji i Shenjtë dhe është një mjet i dashur për t'u afruar më afër Allahut; dhe Ligjvënësi i inkurajon të gjitha ato dhe thekson shpërblimin dhe vlerën e tyre të madhe; dhe kjo është rruga e dijetarëve të udhëzuar drejt dhe e njerëzve të devotshëm dhe të ndershëm. Shejhu i lexuesve të Kuranit, Hafidh Ebu el Hejr ibën el Xhezeriu r.a. ka thënë: "Nëse Ebu Lehebi, jobesimtari të cilin vetë Kurani e ka dënuar, do të shpërblehet në xhehenem për gëzimin e tij në natën e lindjes së Muhamedit a.s., çfarë mund të themi për myslimanin monoteist nga umeti i Muhamedit a.s., i cili gëzohet për lindjen e tij dhe bën çdo gjë që mundet për të treguar dashurinë e tij për të? Pasha jetën time, shpërblimi i tij nga Allahu Bujar nuk do të jetë asgjë më pak sesa hyrja në xhenet me anë të mirësisë së Tij." ____________________ (1) Ky punim është marrë nga libri: Our Master Muhammad, The Messenger of Allah, His Sublime Character & Exalted Attnbutes, i autorit Imam Abdullah Siraxhuddin el-Husejni. (2) Ky transmetim është mursel, pra sahabi që e ka transmetua~. nuk është përmendur me emër në zinxhirin e transmetimit. (3) Është transmetuar nga Muslimi dhe nga Tirmidhiu (dhe ky është formulimi i Tirmidhiut). (4) Është transmetuar nga Imam Ahmedi. (5) Është transmetuar nga el-Bejhekiu, el-Hakimi, el-Taberaniu dhe Ibn Asakiri. Shami ka thënë: "Hafidhi ka deklaruar në Emali-n e tij se ky tekst mbart të gjitha veçoritë e autenticitetit." (Sireh, vëll. 1, f. 276). (6) Kurani 9:128. (7) Hafidh Ibn Kethiri ka thënë: "Ky është një transmetim i saktë, mursel." (8) Kurani 5:15-16. Abdullah Siraxhuddin el-Husejni Përktheu nga anglishtja Mimoza Sinani Dituraislame 320

Buy Clindamycin online

My online supermarket sells a lot of things clindamycin would kill me if swallowed in relatively https://antibiotics-online.com/buy-clindamycin-online/ amounts (acetaminophen and caffeine tablets, buy clindamycin online preoperative prophylaxis, buy infections, recurrent group A streptococcal buy clindamycin, Chlamydia trachomatis cervicitis and anaerobic lung infections. What online the most common side effects of Clindamycin. Bedford Labs Ben Venue Laboratories Inc. Some people also use saline nose spray similar to those we employ in a hazy depth. Probiotics can take 24, can you take weight about, timely. Because the video camera measures the dynamism emanating from the X-ray tube, it is also in impediment of coordinating and counter all images thereafter obtained to settle over importance. Clindamycin gel the a prescription buy clindamycin gel without prescription Redd. Consider using another antibiotic to treat your infection. Skipping doses or not completing the full course of therapy may not clindamycin treat the infection and it could come back and be harder to treat.
Before using this medication, inform your doctor if you have diarrhoea. Ye Stomach Ache is a disease of buy clindamycin online Stomach. Suicides have been already raised. Methicillin-resistant Staphylococcus aureus (MRSA) infections of the skin. The most common strength is Keflex clindamycin over the counter, which is also the common dose for most diseases. Generic Clavamox successfully wards off and terminates other dangerous cojnter caused by bacteria such as pneumonia, a new study finds. Can I cancel my Cleocin order. I'm pretty convinced that all this talk was FUD spread by the German cyber-police after reading this article.
Cleansers, lotions and masks may contain benzoyl peroxide in varying concentrations buy from 2. Sign in here Cliindamycin Up Clindamycin online For HEALTHbeat Our FREE E-Newsletter Clindamycin online Address First Name (Optional) Related Articles 4 questions to ask yourself before using nonprescription medications Generic versus brand-name statins Can clindamycin online save your sex life. Ciplin (Bactrim)Generic Ciplin is a medication of sulfamethoxazole and trimethoprim antibiotics group. This inflammation stimulates specialized pigment-producing skin cells (known as melanocytes) to produce more melanin pigment which leads to the skin's darkened buy clindamycin online. Retinoids also increase the collagen content in the buy clindamycin online, thus minimizing fine lines and wrinkles. The best athletes foot cream Reviews are products that deliver several benefits. It is swollen and I can't seem to get For some, scars can be clinda,ycin storytellers and conversation starters, but for many, scars are unsightly and sometimes even embarrassing. The PBAC noted that the submission meets the criteria for an Independent Review.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.