Imami flet gjuhën e shenjave për besimtarët e shurdhër

Një imam turk që është aktiv në provincën Mugla ka mësuar gjuhën e shenjave, në mënyrë që të jep ligjërata fetare për besimtarët e shurdhër.

Idris Sari po konsiderohet si shembull nga komuniteti, pasi është në gjendje që të flasë dhe të jep shpjegim në gjuhën e shenjave, në të njëjtën kohë.

Ai tha se kishte kërkuar nga drejtoria e çështjeve fetare që të merrte një trajnim disamujor, në mënyrë që gjatë të premteve, asnjë prej besimtarëve të mos mbetet pa marrë mesazhin.

Sari shton se e kishte konsideruar si të dhimbshëm faktin se të shurdhrit nuk kishin mundësi të bashkëngjiteshin në faljen e përbashkët të namazit në xhami, duke kujtuar se fjalët e imamit janë sinjale për zhvillimin e lutjeve.

Ai madje thotë se ka filluar dhe të japë mësime mbi shpjegimet kuranore për të interesuarit që flasin përmes gjuhës së shenjave. /tesheshi/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.