Raportet e Pejgamberit a. s. me bashkëshortet e veta

Bashkëshortja është një amanet i Allahut për burrin. Keqpërdorimi i amanetit është shenjë e hipokrizisë. Ajetet kur’anore shumë herë e rrahin këtë çështje, duke e theksuar në mënyrë të veçantë, e këtë edhe Pejgamberi a. s. e përforcon dhe e mbështet me thëniet e veta të arta.

Kur’ani shprehet kështu:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët...”. (Nisâ, 4/34.)
Po ashtu, edhe ajeti tjetër për mirësjelljen: “...Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni...”.( Nisâ, 4/19. )
Po ashtu edhe Muhamedi a. s. ka thënë shumë fjalë të rëndësishme lidhur me mirësjelljen që duhet bërë ndaj grave. Ai thotë: “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij, ndërsa unë sillem më mirë me familjen time”. (Tirmîdhî, Menâkib, 63.)
Ai po ashtu, në një vend tjetër, ka thënë: “Të silleni mirë me gratë tuaja, sepse ato janë amanete për ju. Nuk keni ndonjë të drejtë ndaj tyre, pos të silleni mirë me to. Mjafton që ato të mos bëjnë ndonjë gjë të keqe haptazi”. (Tirmîdhî, Tefsiri i Sures Tevbe, 9/2.)

Allahu xh. sh., që ka krijuar njeriun, i mësoi atij rrugët, në mënyrë që ai të bëhet i lumtur. Ai, gjithashtu, lumturinë e vërtetë dhe rrugët që të shpijnë deri tek ajo i ka sqaruar me dërgimin e çdo pejgamberi.
Allahu, pra, i cili nuk e kishte lënë bletën pa perandorin e saj dhe as buburrecin pa tru, nuk e la as njeriun pa udhëzues dhe lider. Në çdo cep të jetës së njeriut, nevojat më efikase Ai ia kishte sqaruar atij përmes pejgamberëve. Vulë e të gjitha ligjeve të mëhershme dhe reflektim i programeve dhe mesazheve të mëhershme për njerëzimin është Muhamedi a.s., i cili njëkohësisht është edhe shembulli më prioritar për jetën tonë. Pasi që pas tij nuk do të vinte edhe një herë pejgamber, ai (Muhamedi a. s.) kishte jetuar një jetë e cila do të ishte në favor dhe të mirë të të gjithëve. Ai, gjithashtu, si përparësi të madhe ka faktin se, së pari, është i dërguar i Allahut xh. sh. Dhe, së dyti, se çdo cilësi etike të jetës e mësoi po prej vetë Atij.
Me një thënie tjetër, më së miri këtë e përkufizon ky ajet dhe hadith hyjnor: “E sikur të mos ishte dhuntia e Allahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty; por, ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të të dëmtojë asgjë. Allahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe”.( Nisâ, 4/113)
Dhe thënia e të Dërguarit: “Zoti im mua më ka edukuar dhe ma ka zbukuruar edukimin tim”.( Munâvî, Fejdu’l- Kadîr, I, 224).
Po, vërtet, ky është shembulli më i mirë. Një nga cilësitë më të rëndësishme të tij, që është shembull edhe për ne, pa dyshim se është jeta bashkëshortore tij.
Ndoshta pse Ai posedonte më shumë se një bashkëshorte, është një argument dhe mënyrë e të jetuarit të llojllojshëm, me kultura dhe mosha të ndryshme dhe se kjo mund të llogaritet si një mirësi dhe urtësi e madhe për popullin e tij në aspektin e mënyrës së jetesës familjare. Kur i kthehemi jetës reale dhe ndodhive në shoqërinë tonë islame, mospërfillja e familjes, të metat e tyre në kontaktet me të, rritja e shkurorëzimeve, rrahjet e shumta dhe të pakontrolluara, braktisja e fëmijëve në gjendje të mjerë, pas shkurorëzimeve etj., të gjitha këto na e bëjnë edhe më të nevojshme njohjen dhe mirësjelljen e Pejgamberit tonë Muhamed a.s. me bashkëshortet e veta. Për këtë shkak, do të mundohemi të paraqesim të gjitha cilësitë më të duhura për të gjithë ne, gjithmonë duke u bazuar në jetesën e tij të pashembullt dhe shumë të drejtë e demokrate.


Rëndësia e krijimit të familjes

Në Kur’anin Fisnik theksohet se njerëzimin e ka krijuar Allahu nga babai dhe nëna, duke u shprehur: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (Huxhurât, 49/13.)
Sipas këtij ajeti kur’anor, kuptojmë se dallimi i njerëzve në ngjyrë, moshë, gjini, vend etj. Nuk është një ndarje, por përkundrazi, është një bashkim, afrim dhe njoftim i tyre. Në këtë mënyrë, familja është një fole e vogël dhe e rëndësishme në këtë bashkësi të madhe njerëzore dhe se këtë fole e mirëmban dhe e mbikëqyr burri dhe gruaja.
Mesazhi i fundit hyjnor që solli Muhamedi a. s. i është drejtuar më së shumti mashkullit, që të ketë sjellje të mira me gruan, i cili, nëse vëren diç të pahijshme tek ajo, reagimi të mos jetë shkas për ndarje. Sepse, ekzistojnë edhe disa gjëra të tjera që ai nuk mund t’i dijë e për të cilat ka premtimin e Allahut për shpërblim, siç ceket në Kur’an: “...Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”. (Nisa, 4/19)
Kjo, pra, dëshmon se sa e rëndësishme është sjellja dhe gëzimi familjar. Siç e theksuam edhe më lart, modeli dhe shembulli më i mirë për jetë stabile dhe për të qenë një bashkëshort ideal pa dyshim është Pejgamberi ynë i dashur. Si model kryesor dhe i rëndësishëm, në familjen e Tij mund t’i vërejmë cilësitë në vazhdim.


Këshillimi me bashkëshortet

Njeriu nuk është ndonjë makinë apo robot. Ai pa dyshim është një krijesë që ka ndjenja, mendime dhe dëshirë që në disa çështje e raste të pranohen mendimet e tij. Sa u përket bashkëshorteve, kjo ka një rendësi edhe më të madhe, pasi që ata, bashkë, do të jetojnë një jetë të gjatë, si në ditë të vështira, ashtu dhe në gëzim e hare. Mbi këtë bazë, ata që kanë vendosur që të formojnë një jetë të përbashkët, gjithmonë duhet t’i shkëmbejnë mendimet e tyre, t’i marrin me seriozitet punët dhe fjalët e tyre dhe të kenë dobi nga/ndaj njëri- tjetrit. Këshillimi ndërmjet vete ka një vlerë mjaft të madhe dhe luan një rol efikas në zhvillimin dhe ecjen e punëve, në shitblerje apo diç tjetër. Mund të themi se këshillimi ndërmjet vete i përngjan nxjerrjes së nektarit nga lulet e malit. Pejgamberi a. s. këtë e ka praktikuar, aq më tepër kur ka pasur raste kritike. Nga kjo kuptojmë se këshillimi me to e realizon edhe një sunnet të Pejgamberit. Allahu xh. sh. Një sureje i ka dhënë emrin Shura, që ka kuptimin këshillim dhe në këtë sure janë lavdëruar ata që këshillohen ndërmjet vete. Këtë reflektim të këshillimit e shohim qysh në hapat e parë të shpalljes së Kur’anit – vahjit. Kur Pejgamberi a.s. për herë të parë u takua me Xhebrailin a. s., e kishte ndier nevojën që këtë ndodhi t’ia rrëfente së dashurës dhe gruas së tij, Hatixhes r.a. E në atë rast, e ndershmja Hatixhe nuk i kishe thënë atij gjë tjetër pos fjalëve të mira dhe premtimin se do ta përkrahte. (Buhari, Bed’u’-Vahji, 3)
Pejgamberi ynë i dashur në kohëra dhe situata të ndryshme nuk e kishte lënë anash asnjëherë këshillimin me gratë e tij dhe se në një aspekt na ka treguar vlerën dhe rëndësinë e kësaj. Për shembull, në kohën kur ai do të bënte marrëveshjen e Hudejbijes – një marrëveshje shumë me rëndësi – gjatë parashtrimit të kushteve, kur muslimanët e panë se ato ishin të rënda dhe jo në favor të tyre, edhe pse ata të gjithë u shokuan, përsëri
vepruan dhe dëgjuan urdhrin e Pejgamberit a. s. që “t’i pritnin kurbanet dhe të dilnin nga ihrami”.
Kjo çështje ishte mjaft e vështirë për një Pejgamber dhe, aq sa ishte e vështirë, po aq ishte edhe me një rëndësi të madhe. Ndërsa, në këtë rast kaq të vështirë, Pejgamberi a.s. ishte këshilluar me bashkëshorten e tij, Ummu Seleme. Ai i dha vlerësim këtij këshillimi dhe, edhe vetë preu kurban dhe doli nga ihrami. Pasi që këtë e panë edhe shokët e Pejgamberit a. s., edhe ata menjëherë vepruan në atë mënyrë.
Një këshillim i këtillë ishte shumë me rëndësi, saqë ndoshta edhe historia nuk ka qenë ndonjëherë dëshmitare për një gjë të tillë.
Edhe sot e kësaj dite, edhe pse kryetarët e shumë shteteve edhe pse pretendojnë se gratë duhet të kenë të drejtat e tyre, ata një shembull të këtillë ende nuk kanë mundur ta paraqesin. Pastaj, edhe atëherë kur një grup hodhi disa akuza për bashkëshorten e tij, Aishen r.a, Ai nuk e la anash këshillimin dhe bashkëbisedimin me të. Çështjen e Aishes r.a. ai e kishte biseduar me Zejneb binti Xhahshin r.a. Ndërsa sot, edhe pse e kemi parasysh këtë shembull të mrekullueshëm, ekziston një mentalitet ku thuhet se “këshillohu me bashkëshorten, por vepro siç di vetë”. Kjo tregon se sa larg hartimit të jetës bashkëshortore pejgamberike jemi ne.


Ndihma e tij ndaj bashkëshorteve

Është mjaft e vështirë që njerëzit të jetojnë në vetmi. Jeta bëhet atëherë kur jetohet së bashku dhe të veprosh së bashku. Pikërisht bashkëshortet janë ato që më së shumti kanë nevojë të bashkëbisedojnë, pasi që ata, që të dy, po e krijojnë një çerdhe. Të gjitha obligimet shtëpiake do të lehtësoheshin atëherë kur të bashkëveprohet me bashkëshorten; në këtë mënyrë, nuk do të mbetet asnjë vështirësi.
Pa marrë parasysh se cila është pozita e bashkëshortes në jetën dhe veprimtarinë e saj, një bashkëshorte në shtëpinë e burrit është vetëm bashkëshorte. Pozita dhe puna e saj që ka aspak nuk guxon të ndikojë në jetën bashkëshortore, në shtëpi. Thëniet si: “Unë jam në këtë pozitë, kam ngarkesë nga puna që t’i kryej obligimet e shtëpisë” etj. të gjitha këto janë arsye të pabaza dhe janë
vetëm dëshirë për të qenë larg obligimeve shtëpiake e familjare.
Askush në këtë botë nuk e ka gjendjen dhe as pozitën sikurse i Dërguari i Allahut, aspak nuk i ka ato vështirësi që i kishte Ai. Ai (Pejgamberi) ishte mikpritës dhe bashkëbisedues i vahjit – shpalljes, dhe ishte në komunikim me Xhebrailin a. s., engjëjt atë e përshëndesnin dhe ai kishte obligime të mëdha për mbarë njerëzimin. Me gjithë këtë, Muhamedi a. s. nuk qëndroi larg ndihmës së bashkëshorteve të veta. Jo vetëm kaq, Ai në të njëjtën kohë edhe ummetit musliman i sillte shembull dhe hapësirë shembullore për këtë çështje. Ja, pra, ca shembuj të të Dërguarit të Allahut për ndihmën që i jepnim bashkëshortet. Ai për punët familjare të shtëpisë vetë interesohej. Po ashtu, Ai vetë i qepte rrobat e veta kur ato shqyheshin. Ai delet vetë i milte, opingat e veta vetë i rregullonte, vetë kujdesej për devenë e vet, punët e veta vetë i bënte. Me shërbëtoret e veta Ai hante bukë dhe ka pasur raste që së bashku me to e përgatisnin. Ai po ashtu vetë i merrte ushqimet nga tregu dhe vetë i dërgonte në shtëpi etj. etj.


Vlera që iu jepte bashkëshorteve

Dhënia e një vlere, raporti dhe cilësie njerëzore i ruan lidhjet sot dhe në të ardhmen dhe e rrit mirësjelljen. Shprehja e kësaj ndonjëherë mund të jetë përmes një fjale, ndonjëherë përmes një sjelljeje, e ndonjëherë edhe përmes ndonjë shikimi. E, po ashtu, edhe shprehja e respektit të ndokujt që nuk e meriton atë, është një lloj tradhtie. Ndërsa kjo çështje duhet të jetë shumë më e theksuar dhe më efikase te bashkëshortet, me të cilat do ta mbushim gjithë limitin e kësaj jete. Si shembull më i mirë i kësaj ka qenë njeriu më i moralshëm dhe më atraktiv, Muhamedi a. s. Ai vetë e theksonte shpeshherë se i donte gratë e veta.
Po ashtu, edhe vlerat që kanë ato dhe mirësjelljet e tyre asnjëherë nuk i mohonte. Ai po ashtu u ndihmonte atyre edhe në momentet kur ato hipnin mbi kafshët bartëse (Shih, Buhârî, Me-gâzî, 38. ), e që kjo edhe më tepër tregon kujdesin që kishte Pejgamberi a. s. Kështu që një ditë ato i kishin bërë një ftesë, e ai duke mos nguruar aspak, kishte thënë që “Edhe nëse është bashkëshortja, duhet t’i përgjigjem ftesës”. (Muslim, Eshribe, 139.)
Pejgamberi a. s. Gjithmonë merrej me çështjet dhe telashet e bashkëshorteve; nëse ndonjëherë ato i kishin, mërzitej për shqetësimet e tyre; aq shumë interesohej për to, saqë kur ndonjëherë, për arsye të ndryshme, qante ndonjëra, ai mundohej që ta përkëdhelte dhe t’ia fshinte lotët, në mënyrë që ta qetësonte dhe t’ia ndalte vajin. Një ditë e kishte parë se Safijja – bashkëshortja e tij – ishte mërzitur shumë, ndërsa njëra prej bashkëshorteve tjera e kishte përkujtuar se ajo ishte me origjinë nga jahuditë, duke i thënë “vajzë jehude”. Këtë shqetësim Safija ia kishte treguar Pejgamberit a. s. Dhe në këtë rast ai mundohet që me këto fjalë ta qetësojë: “Nëse edhe një herë të thonë ty këso fjalë, ti përgjigju kështu: Babai im është Haruni a. s., ndërsa burri im është Muhamedi a. s. E ju, me çfarë më lavdëroheni kundër meje:” (Tirmîdhî, Menâkib, 63; Hâkim, el-Mustedrek, 4/31.)
A thua cilin nuk e gëzon kjo zgjidhje?! Po, vërtet, kjo ndodh kështu dhe nxjerr gëzimin e saj. Ajo të gjitha shqetësimet i braktis nga këto fjalë të ëmbla të Pejgamberit a.s. Aishja r.a. nuk kishte fëmijë dhe për këtë çështje nuk kishte ndonjë ofiq. Sepse ofiqi tek arabët ishte shumë një gjë me rëndësi dhe për këtë çështje ajo mërzitej. Një ditë ajo këtë ia kishte paraqitur Pejgamberit a. s. dhe ai i kishte thënë: “Ti adoptoje Abdullah ibni Zubejrin dhe në këtë mënyrë ti do ta marrësh ofiqin mbi bazë të tij”.
Pas këtij rasti Aishja r.a. e mori ofiqin Ummu Abdil-lah. (?bni Sa’d, Tabakâtu’l-Kubrâ, 8/66.)


Sillej mirë dhe butë me to

Bashkëshortja është një amanet i Allahut për burrin. Keqpërdorimi i amanetit është shenjë e hipokrizisë. Ajetet kur’anore shumë herë e rrahin këtë çështje, duke e theksuar në mënyrë të veçantë, e këtë edhe Pejgamberi a.s. e përforcon dhe e mbështet me thëniet e veta të arta. Kur’ani shprehet kështu: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët...”. (Nisâ, 4/34.)
Po ashtu, edhe ajeti tjetër për mirësjelljen: “...Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni...”.( Nisâ, 4/19. )
Po ashtu edhe Muhamedi a. s. Ka thënë shumë fjalë të rëndësishme lidhur me mirësjelljen që duhet bërë ndaj grave. Ai thotë: “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij, ndërsa unë sillem më mirë me familjen time”. (Tirmîdhî, Menâkib, 63.)
Ai po ashtu, në një vend tjetër, ka thënë: “Të silleni mirë me gratë tuaja, sepse ato janë amanete për ju. Nuk keni ndonjë të drejtë ndaj tyre, pos të silleni mirë me to. Mjafton që ato të mos bëjnë ndonjë gjë të keqe haptazi”. (Tirmîdhî, Tefsiri i Sures Tevbe, 9/2.)
Pejgamberi i mëshirës gjithmonë ka porositur që mashkulli të sillet butë ndaj femrave, e sidomos në gjërat ku ato janë më të interesuara dhe më të ndjeshme. Ai në këtë mënyrë ato i cilësoi sipas shprehjes kur’anore “të krijuara nga brinjët e mashkullit”. (Buhârî, Nikâh, 79; Enbijâ, 1)
Me këtë Ai po ashtu na bën të ditur se ato duhet kursyer shumë herë,
sepse po qe se nuk i trajtojmë mirë, ato mund t’i thyejmë krejtësisht.
Njeriu nuk është një krijesë pa të meta. Mirëpo, për t’i evituar këto të meta, ka metoda dhe rrugë të ndryshme, që nga këto pësime të nxirren mësime. Në këtë mënyrë, pra, i Dërguari, Muhamedi a. s., kur përballej me këso gjëra të palakmueshme, nuk reagonte menjëherë, por me një mençuri të tijën mundohej që hidhërimin ta shndërrojë në heshtje ose në qetësi.
E ndershmja Safije r.a. bënte ushqime shumë të mira. Kur një herë Pejgamberi a.s. ishte në dhomën e Aishes r.a., Safija i kishte përgatitur pak ushqim Pejgamberit a.s. Kur e kishte parë këtë Aishja r.a., paksa kishte filluar të zemërohej nga zilia. Kishte filluar të dridhej në atë masë, saqë pjata e ushqimit i kishte rënë nga dora. Por, i Dërguari i Allahut nuk kishte folur asgjë, kishte duruar dhe se rezultatin e kësaj gjendje e kishte
shndërruar në të mirë dhe hair. Pas një kohe, Aishja r.a. ishte penduar
nga ky gjest. Ajo nuk ishte kënaqur vetëm që ishte bërë pishman, por në të njëjtën kohë e kishte pyetur Pejgamberin a.s. edhe për ndonjë kompensim të nevojshëm. Pejgamberi a.s. i kishte thënë se kompensimi i kësaj mund të bëhet me të njëjtën pjatë dhe me sasinë e njëjtë të ushqimit. (Ebû Dâvûd, Bujû’, 91; Nesâî, ?shretu’n-Nisâ, 4.)
Njëra nga gjërat që mund të jemi mirësjellës ndaj grave është edhe ajo se asnjëherë ato nuk duhet rrahur dhe as që duhet akuzuar. Muhamedi a. s. Akuzimin nuk e ka lejuar as te njerëzit tjerë e më tepër korrekt është treguar te çështja e grave. Ai në një mënyrë të ashpër ka dhënë kritika të forta për ata që gjatë ditës e rrahin gruan, e natën flejnë bashkë, në një vend. Këto gjëra asnjëherë nuk kanë ndodhur në jetën e Pejgamberit a. s.


Të vlerësohen edhe të afërmit e bashkëshortes

Njëra prej sjelljeve të Tij të rëndësishme ndaj bashkëshorteve të veta ka qenë edhe sjellja e mirë me të afërmit e tyre, të cilëve herë pas here u dërgonte edhe dhurata. Ai sillej mirë me një grua të shtyrë në moshë kur i kishte ardhur në shtëpi dhe për këtë mirësjellje e kishte pyetur Aishja r.a. se përse e bënte këtë. Pejgamberi a. s. ishte përgjigjur: “Oj Aishe, kjo grua është e shoqja e Hatixhes dhe kjo vinte te ne kur ajo ishte gjallë.
Mirësjellja ndaj miqve dhe shokëve është nga imani”. Në këtë mënyrë ai e tregonte edhe më tej respektin dhe dashurinë që kishte për Hatixhen r.a. dhe se sa herë që priste ndonjë dele, nga një pjesë mishi ua dërgonte të afërmve të saj”.( ?bnu’l-Ethîr, Usdu’l-Gâbe, 7/84. )


Raportet dhe dashuria ndaj tyre

Ata që e dashurojnë njëri-tjetrin, ata edhe e mbështesin njëri-tjetrin dhe nuk i shikojnë të metat e tyre. E nëse ka, ata i theksojnë me një buzëqeshje. Kërkohet që shoqëria e jetës të jetë më efikase në këtë aspekt. Sepse, ata nuk do të jenë vetëm në këtë botë së bashku, por edhe ahireti do t’i bashkojë. Pejgamberi i dashur i Allahut, edhe pse shumë punë të tjera kishte, ai megjithatë u jepte vlerë të madhe grave të tij, i dëgjonte ato, merrej me problemet e tyre dhe gjithmonë u thoshte se i donte. E, një ditë Aishja r.a. po i tregonte ngjarjen që ishte shumë e njohur tek arabët se si 11 gra ishin tubuar duke treguar për burrat e tyre, e Muhamedi a.s. E kishte dëgjuar këtë dhe kishe komentuar rreth kësaj.(Buhârî, Nikâh, 82)
Një shenjë tjetër që Pejgamberi a.s. kishte treguar interes dhe respekt ndaj grave të veta është edhe koha që kalonte me to. Edhe pse ai ishte një udhëheqës shteti, edhe pse ishte një pejgamber, edhe pse ishte shumë i zënë me punë, ai assesi nuk e anashkalonte familjen e vet. Ai ishte një rob i suksesshëm në jetën e tij dhe ishte e nevojshme që një kohë ta kalonte me shokët; megjithëkëtë, ai assesi nuk e linte anash familjen e tij. Ishte shumë i përpiktë aty.
Muhamedi a. s. vërtet ishte ai që nuk bënte asnjë hap pa e marrë edhe mendimin dhe pëlqimin e grave, saqë edhe kur donte të falte namaz nafile, i pyeste ato. Në një rast, kur e kishte pyetur Aishen r.a., ajo me një zemërgjerësi të madhe e kishte pranuar kërkesën e tij. Tregon Aishja r.a.: “Një natë i Dërguari i Allahut më tha: ‘Oj Ajshe! A më lejon sonte që të ndahem dhe të qëndroj vetëm me Allahun?’ Unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut! Unë kam dëshirë që të jem me ty, por më shumë e dua dëshirën tënde’. Pastaj Pejgamberi a.s. mori avdes, filloi namazin, lexoi ajetin: inne fî halki’s-semâvâti ve’l-erdi va’htilâfi’l-lejli vennehâri le âjâtin li uli’l-elbâb – vërtet në krijimin e tokës dhe të qiejve dhe në ndërrimin e netëve dhe të ditëve ka argumente për ata që janë të zotët e mendjes - dhe deri në agim qau duke lexuar”. Siç vërehet, Muhamedi a.s. jo vetëm që merrej me gratë e tij në çështjet e kësaj bote, por këshillohej me to edhe për adhurimet dhe punët e botës tjetër.


Përfundim

Muhamedi a. s. është në një kënd që muslimanët duhet ta marrin si shembull në çdo aspekt. E njëri prej tyre është edhe ajo se si prijës i familjes, merrej edhe me punët e saj. Sot familjet myslimane përballohen me probleme dhe telashe të ndryshme. E nëse pak shikohet shkaku i këtyre, në fakt problemet lindin për çështje shumë të vogla. Në këtë aspekt, sjellja jo e mirë e bashkëshortit ndaj bashkëshortes, moskëshillimi me to, mungesa e ndihmës ndaj tyre në punët shtëpiake, mosdhënia e vlerës dhe dashurisë së merituar, rrezikojnë familjen. E kundërta, këshillimi me to, shprehja e dashurisë, etj. Janë shkaqe të eliminimit të pakënaqësive. Nga këto që u theksuan më lart, Muhamedi a. s. duhet të jetë një shembull ideal i gjithë këtyre. Përderisa zbatohen dhe përcillen këto, atëherë besojmë se do të eliminohen dhe largohen të gjitha gjërat negative në familje.



Doc. Dr. Muhidin Akgül
Përshtati:
Mr. Zymer Ramadani

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.