Shkencëtarët e konfirmojnë hadithin e Pejgamberit a.s. mbi plakjen

Shkencëtarët konfirmojnë se plakja është mënyra më e mirë që fundi i jetës së njeriut të jetë i natyrshëm, përndryshe, çdo tentim për zgjatjen e jetës së njeriut, duke tejkaluar kështu kufijtë, mund të ketë pasoja shumë serioze, sikur që është kanceri.

Ata, gjithashtu, thonë se: “Çdo përpjekje që njeriu të bëhet i pavdekshëm është diçka që shkon kundër natyrshmërisë.”
Ata kanë ardhur në përfundim se, përkundër shpenzimeve të mëdha, që janë me miliarda, për shërim të plakjes dhe vazhdimësisë së jetës së njeriut, eksperimentet flasin se një gjë e tillë është e padobishme.
Kjo që konfirmohet nga shkencëtarët në ditët e sodit, shekuj më parë është përmendur nga Pejgamberi i Allahut, Muhammedi a.s., i cili për pleqërinë pati thënë: “Për secilën sëmundje Allahu xh.sh., ka dërguar ilaçin dhe parandalimin, përpos njërës.” “E cila është ajo sëmundje, o Dërguari i Allahut?” – pyetën sahabët. “Pleqëria” – ishte përgjigjja e Muhammedit a.s.” (Hadithin e shënon Imam Tirmidhiu)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram