Nga jeta e Pejgamberit s.a.v.s.

Falënderimet, madhërimet, adhurimet tona qofshin për Allahun xh.sh., Sunduesin e gjithë botëve, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Atij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tonë Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjer në ditën e Gjykimit.

Për ta dashur Pejgamberin s.a.v.s. me dashurinë e vërtetë dhe të sinqertë, patjetër duhet ta njohim. Ne duhet të dimë se si është dukur, çfarë ka punuar, si është sjell, si ka folur, sepse kur i dimë dhe i kuptojmë të gjitha këto, atëherë do ta ndiejmë dashurinë e sinqertë dhe dëshirën për të qenë në shoqërinë me Pejgamberin tonë të dashur s.a.v.s.
Ta hedhim vetëm një shikim se si e donin shokët - sahabet Pejgamberin s.a.v.s. Ali iben Ebi Talibi thotë: "Pasha Allahun, ne e kemi dashur atë - Pejgamberin s.a.v.s., më shumë se pasurinë, fëmijët dhe prindërit tanë, më shumë se ujin e ftohtë, kur je duke vdekur ..."
Talha iben ubejdullah, në luftën e Uhudit, e qiti dorën e vet nën shpatën e mushrikëve për të mbrojtur Resulullahun, s.a.v.s., të cilën ia këputën. Prej nga e gjithë kjo dashuri dhe sakrificë vetëmohuese? Shokët - sahabet e kanë njohur Pejgamberin s.a.v.s., kanë jetuar me të, e kanë shikuar fytyrën e tij të ndritshme, e kanë dëgjuar zërin e tij të butë dhe të këndshëm. Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. ishte krijesa më e përsosur e Allahut xh.sh. Kur Rasulullahi s.a.v.s. bëri hixhret nga Meka në Medinë, ai kishte me vete shokun e tij Ebu Bekrin, dhe rrugës u ndalën te shtëpia e Umm Ma'bed. Pyetën a ka diç për të ngrënë, ajo u tha se nuk kishte asgjë. Pejgamberi s.a.v.s.e pa në një qoshe një dele të dobët - të ligshtë, dhe e pyeti nëse mund ta mjel. Rasulullahi, s.a.v.s., bëri lutje gjersa filloj të rrjedhë qumështi, ndërsa Umu Ma'bed këtë e shikonte e tëra në habi. Më vonë, kur burri i saj erdhi, me tërë kopenë e tij me dele, të cilat ishin të dobëta, e pyeti se çfarë kishte ndodhur aty, Ummu Ma'bed ia përshkroi Pejgamberin s.a.v.s. dhe atë që bëri. Përshkrimi i saj i Pejgamberit s.a.v.s., është një nga përshkrimet më të detajuara. Ajo tha: "Pastërti e pa tejkalushme. Fytyrë të ndritshme, fisnike dhe të freskët. Sjellje të bukur. Jo i madh, madhësinë e kokës të mesme. I bukur dhe tërheqës. Sytë e zi. Shikim të thellë, të rrethuar nga qerpikët e trashë dhe të gjatë. Zëri i tij i ngjirur. Qafën e gjatë. Sytë e mëdhenj. Vetullat e gjata të bukura, as të holla as të trasha. Flokët shumë të zi. Kur hesht e tejkalon dinjiteti dhe vetëpërmbajtja, e kur flet e frymëzon madhështia dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më inteligjent nga distanca, ndërsa edhe më i bukur dhe tërheqëse nga afërsia. Dhurata e të folurit si varg margaritarësh. I qëndrueshëm. I matur. As i shkurt që të mos dallohet, por as i gjatë, për të qenë i bezdisshëm. I fuqishëm. Shokët i ka të respektuar dhe dashamirës. Kur flet e dëgjojnë. Kur urdhëron, bëjnë gara për ta kryer urdhëresën. E shërbejnë, e respektojnë dhe janë besnik ndaj tij. I dashur dhe gjithmonë i rrethuar. Nuk është i dobët e as me mbi peshë. I shoqërueshëm. Me sjellje të bukura. I vëmendshëm karshi bashkëbiseduesit."
Enesi r.a. thotë: "Kurrë nuk kam prekur mëndafshin apo pambukun më të butë se duart e Resulullahut s.a.v.s." Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: "As amberi (lloj parfumi) as misku nuk e kanë pasur aromën më të mirë se era e lëkurës Resulullahut s.a.v.s." Ebu Xhuhejfe thotë: "E Kam marrë dorën e tij dhe e kamë vënë në fytyrën time, ishte e ftohtë si bora, me aromë më të këndshme se të miskut. "
Resulullahin tone, përkrah pamjes së tij të bukur fizike, e kanë hijeshuar, stolisur edhe cilësitë fisnike të tij të bukura. Ishte trim, i patrembur dhe i guximshëm. Është konsiderua njeriu më trim. Ka marrë pjesë në shumë situata të vështirë, prej të cilave janë shmangur edhe trimat me të mëdhenj. Është ballafaquar me problemin, e nuk ka ikur prej tij. Aliu r.a. ka thënë: "Kur ndodheshim ballë për ballë me armikun, e na kapte frika, në atë moment ne e shikonim devotshmërinë dhe guximin e Resulullahit s.a.v.s. Ai ishte më së afërti armikut."
Ishte shumë i turpshëm dhe i ndjeshëm. Askënd nuk e ka shikuar me përbuzje. Gjithmonë e mbante shikimin ulur. Me bashkëbiseduesin nuk ka folur për gjëra të turpshme. Nuk mbahet në mend që dikush prej tij t’i ketë transmetuar diçka të shëmtuar. Askënd nuk e ka kritikuar direkt ose publikisht. Ishte njeriu më i drejtë. E donte faljen. Ka folur sinqerisht. I ka vlerësuar shumë amanetet, porositë. Nuk ka lejuar që t’i ngritet në këmbët dhe t’i përulen, siç i përuleshin mbretërve. I vizitonte të varfërit dhe shoqërohej me ta. Aishja r.a. tregon: "I riparonte nallanet e veta, i qepte rrobat dhe i bënte punët e shtëpisë si i bëni ju. Ishte njeri i thjeshtë si të gjithë të tjerët, i pastronte vet rrobat e veta, i milte vet delet dhe vetë është shërbyer."
Pejgamberi i Allahut s.a.v.s., gjithnjë i ka lartësuar të mirat e Allahut xh.sh., dhe asgjë nuk e ka nënçmuar. Aisha r.a., ka thënë: "Nuk kam parë asnjë njeri të jetë sprovuar me sprova më të mëdha se Pejgamberi s.a.v.s., por kurrë nuk e kamë parë dikë të ishte më mirënjohës ndaj Allahut xh.sh., se sa Pejgmaberi s.a.v.s.."
E ka ruajtur gjuhën e tij nga ajo që nuk e interesonte. I tubonte shokët e tij dhe nuk i ndante, përçante. Ishte i matur. Nuk ishte mashtrues. Për shkak të kujdesit dhe vëmendjes së tij, njerëzit e kanë quajtur baba, për derisa ai ata, më të dashurit e tij. Njerëzit i ka kursyer nga tre gjëra: askënd nuk e ka turpëruar, nuk ka poshtëruar dhe nuk e ka fyer. Ka folur vetëm për gjërat që kanë shpërblim te Allahu xh.sh. Pejgamberi s.a.v.s thoshte: "Nëse shikoni një njeri të varfër duke kërkuar diçka, jepni dhe mos kërkoni që t'ju thotë faleminderit. Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh."
Resulullahi s.a.v.s., i ka poseduar të gjitha karakteristikat e personalitetit të jashtëzakonshëm dhe të veçantë. E ka ngritur dhe edukuar Krijuesi i tij, I Cili i tha atij: "Ti (O Muhammed), me të vërtetë je në piadestalen më lartë të moralit." Kjo ishte arsyeja pse zemrat e donin atë. Kjo e ka bërë të dashur tek njerëzit. Kjo e ka bërë atë udhëheqës, që njerëzit e kanë dashur me zemër, dhe për të cilin e kanë sakrifikuar jetën, pasurinë, duke hequr dorë nga kjo botë kalimtare, për të qenë me të në Xhennet.
Njeriu që dëshiron të ndjekë ndonjë shembull, nuk mund të gjejë më të plotë, më gjithëpërfshirës dhe më të përsosur se shembull i Pejgamberit, s.a.v.s.! Kjo është për shkak se Allahu xh.sh., në njëzet e tre vitet e misionit të tij, Pejgmaberi s.a.v.s., dha gjithçka që ishte e nevojshme për njeriun deri në Ditën e Gjykimit. Pejgamberi ynë, s.a.v.s. ishte personi i vetëm në historinë e njerëzimit, i cili në vetvete i ka bashkuar të gjitha aspektet dhe situatat e jetës: Pasurinë dhe varfërinë, fuqinë dhe dobësinë, pushtetin dhe nënshtrimin, luftën dhe paqen , pajtimin dhe armëpushimin. Ishte në kontakt me të gjitha shtresat e shoqërisë: me nomadët dhe qytetarët, të pasurit dhe të varfëritë, me arabët dhe jo arabët ...
Nëse je i pasur, atë mund ta marrësh si shembull, kur e ka zënë një plaçkë të madhe të luftës, e cila i kishte mbushur luginën në mes dy kodrave, si gjithë atë mallë e ka shpërndarë në rrugën e Allahut xh.sh.
Nëse je i varfër, atë mund ta marrësh si shembull, kur në barkun e tij kishte lidhur një gur, duke luftuar me urinë.
Nëse je fitues, ngadhënjimtarë i madh, shikoje shembullin e tij, kur hyri me thjeshtësi në Mekë.
Nëse je bashkëshort, mund të marrësh shembull atë me dashurinë dhe mirësinë ndaj bashkëshortes së tij.
Në çfarëdo situate që të gjendemi, Pejgamberi i Allahut s.a.v.s., mund të jetë shembull, natën dhe ditën, në rrugëtim, si mësues ose si nxënës, apo si gjykatës ... Ai është madhështor në luftë dhe në paqe, është madhështore si bashkëshort, prind dhe njeri. Kishte moral të lartë, asnjëherë nuk është zemëruar për shkak të vetvetes, asnjëherë nuk është hakmarrë për vetveten e tij, asnjëherë nuk e ka goditur bashkëshorten e tij, kurrë nuk e ka tradhtuar premtim e tij, kurrë nuk ka mashtruar apo gënjyer.
Ishte madhështor në modestinë e tij:
Ka thënë Muhammedi, s.a.v.s.: "Çfarë kamë unë me këtë botë?" Unë jam në këtë botë si një kalorës i cili ka bërë një sy gjumë në hijen e një peme, në një ditë të ngrohtë, e më pas është zgjuar për të vazhduar dhe për ta lënë atë"
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush e dëshiron Xhennetin, le të nxitoi me vepra të mira, kush i frikësohet Xhehennemit, mos t'i ndjek dëshirat e tij, kush e pret vdekjen, për te kënaqësitë dhe gëzimet nuk janë asgjë dhe jeton me modesti në këtë jetë, fatkeqësitë e kësaj bote do t'i përjeton më me lehtësi."( regjistruar nga Bejhakiu)
Dhe me tutje Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Mos më madhëroni sikur të krishterët që madhëruan Isain, birin e Merjemes, sepse unë jam vetëm një rob i Allahut, dhe për këtë arsye thuani: "Rob dhe i dërguar i Allahut "
Prandaj, ne muslimanë, si anëtarë të Umetit të Muhamedit s.a.v.s., pasues të Sheriatit të tij, kurrë në ndërgjegjen tonë, në veprat tona, qëndrimet tona dhe sjelljet tona nuk guxojmë ta humbim Pejgamberin s.a.v.s., si shembull të gjallë të jetës, të fesë, të besimit dhe të etikës. Për këtë edhe Kur'ani na këshillon e na paralajmëron: "E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e Allahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por Allahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.."(Kur'an, el-Huxhurat, 7)
Përderisa muslimanët janë të vetëdijshëm, dhe ashtu të besojnë, të punojnë, të veprojë dhe të sillen duke besuar se Muhamedi s.a.v.s., është në mesin e tyre, për aq kohë nuk do të kenë poshtërim dhe humbje në këtë botë dhe dënim në botën tjetër. Ky është ligji i pandryshueshëm i Allahut xh.sh., për të cilin dëshmon ajeti Kur'anor: "Po Allahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë)." (Kur'an, el-Enfal, 33).
Dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Po ua lë amanet diçka, nëse e mbani ju nuk do të devijoni kurrë nga rruga e drejtë. Po ua lë Librin e Allahut (Kur'anin) dhe Sunetin tim"
E lusim Allahun xh.sh., që Pejgamberi ynë të jetë modeli i vetëm dhe shembull se si të jetojmë dhe si të përgatitemi për jetën e përtejme - Aheretin ! Amin!



Imam, Mahmut Kurtovi?
Përktheu Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.