Kur salavati mbi Pejgamberin kthehet si shpërblim

Dijetari i njohur, Sufjan Theuri, na tregon:

“Derisa bëja tavaf rreth Qabesë, vërejta një njeri, i cili, për çdo hap që bënte, i çonte salavat Muhammedit a.s. Iu afrova dhe e pyeta: – O njeri, ti po i dërgon vetëm salavat Muhammedit a.s., ndërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin (fjalët: subhanallah, allahu ekber dhe la ilahe il-lall-llah.) Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme?
Kur njeriu pyeti për mua dhe pasi që iu prezantova, ai më tha:
- Sikur të mos ishe i huaj, nuk do ta tregoja rastin tim dhe as që do ta zbuloja fshehtësinë time…
Atëherë njeriu filloi të tregojë: – Njëherë u nisa me babanë tim për në haxh, mirëpo gjatë rrugës ai ndërroi jetë dhe fytyra iu nxi krejtësisht. Unë ia mbulova fytyrën dhe po prisja që të kalojë ndonjë njeri, i cili do të më ndihmonte për ta varrosur babanë. Duke pritur, erdhi nata dhe unë rrash të bëj një sy gjumë. Në gjumë pash në ëndërr një njeri, e që më parë njeri më të bukur se ai nuk kisha parë, e as teshë më të bukur, të veshur prej ndonjë njeriu, nuk kam parë.
Njeriu erdhi pranë babait tim, ia zbuloi fytyrën dhe filloi që ta prek me duart e tij fytyrën e babait, ashtu që fytyra e tij mori një ngjyrë shumë të bukur bardhësie.
Posa njeriu filloi të largohet, unë e kapa për fundin e teshës dhe e pyeta:
- O rob i Zotit! Kush je ti që, në këtë mërzi, të vish dhe me mëshirën e Allahut të bësh që babai im të duket kaq i bukur?
I panjohuri m’u përgjigj: – A nuk më njeh? Unë jam Muhammdi, i biri i Abdullahut, pra i Dërguari i Allahut. Edhe pse babai yt ishte mëkatar, ai mua më dërgonte shumë salavat, dhe pasi që i ndodhi ajo që edhe vet e pa, ai e pati lutur Allahun për ndihmë, kurse mua për shefa’at – ndërmjetësues tek Allahut. Prandaj dhe unë shpejt erdha për t’i ndihmuar, pasi që është privilegj i imi që t’ju ndihmojë të gjithë atyre që më dërgojnë salavat.”
Në fund njeriu tha: “Kur më doli gjumi, pash se fytyra e babait ishte zbardhuar, dhe që nga ai moment, gjithmonë i dërgojë salavat Muhammedit alejhis-selam.
* (Salavati mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ja një prej tyre: Allahumme sali ala muhammedin ve ala ali muhammed.)



Përktheu: M. Alija

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.