Ish-presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff: Islami është pjesë e Gjermanisë dhe shoqërisë së saj

Ish-presidenti gjerman, Wulff tha se duhet pasur parasysh se asnjë qytetar nuk guxon të diskriminohet ose margjinalizohet për shkak të religjionit të tij

"Përveç vlerave tona që kanë lindur nga ndikimi i Krishterizmit dhe Judaizmit, edhe Islami na përket neve, edhe kjo është pjesë e Gjermanisë. Rreth 4-5 milionë muslimanë që jetojnë në Gjermani nuk janë vetëm individë, por kanë edhe vlerat e tyre fetare dhe kulturore, kanë imamët e tyre, xhamitë, jetën fetare dhe kulturore, dhe e gjithë kjo është diçka që na përket edhe neve", tha Wulff gjatë adresimit në konferencën me temë "Kohezioni social në shtetet pluraliste", të mbajtur në qytetin Bruhl të Gjermanisë.
Ai theksoi se në qytetet gjermane ku nuk ka shumë të huaj, ksenofobia është në nivel shumë të lartë, ndërkohë që në rajonet ku ka shumë njerëz me origjinë të huaj, ksenofobia, sipas tij, thuajse nuk ekziston fare.
Ai shtoi se ky mbase është shembulli më i mirë se në vendet ku nuk ka paragjykime të mëdha, mund të jetosh në frymën e vëllazërisë dhe miqësisë.
"Kohezioni shoqëror në komunitetet pluraliste është një nga çështjet kryesore për të ardhmen tonë", tha Wulff, i cili ishte president i Gjermanisë nga qershori i vitit 2010 deri në shkurt të vitit 2012.
Ai porositi se është me rëndësi që gjeneratat e reja të tanishme në Gjermani veprojnë në mënyrë aktive për të ruajtur unitetin e shoqërisë gjermane, duke theksuar se çdo herë duhet pasur parasysh se asnjë qytetar nuk guxon të diskriminohet ose margjinalizohet për shkak të religjionit të tij.
"Në kabinetin tim kishim një ministër musliman. Në vitin 2014, u bëmë kampion botërorë me futbollistët me origjinë të huaj, Mesut Ozil, Khedira, Boeteng. Jam i sigurt që sot vetëm me Franz-in, Hans-in, Jens-in, Lothar-in dhe Robert-in nuk do të kalonim as kualifikimet, e lëre më të bëhemi kampion. Kush do të shënojë gola për të shkuar tutje? Kombëtarja jonë e futbollit është një shembull konkret të multinacionalitetit dhe hapjes ndaj botës", tha Wulff.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.