Myftiu Trenava solidarizohet me Shqipërinë: Solidariteti e përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra më e mirë që e do Zoti

Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri i përcjell me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri.

Në këto momente të renda për vëllezërit tonë, shprehim mbështetjen tanë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndjerë dhimbjen. Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësoj dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë.
Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, e të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri - tjetrin. Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe urdhëron Zoti i Madhëruar. Bashkësia Islame e Kosovës do të përcjell me vëmendje situatën e krijuar dhe me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri.
Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë