Përfaqësues të KMSH-së vizitojnë familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të institucionit si dhe Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, vizituan sot familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.

Gjatë kësaj vizite, ku u pritën nga znj. Eglantina Gjermeni, ish-Ministre e Zhvillimit Urban aktualisht Deputete e Krujës, ata dorëzuan ndihmat e para materiale të mbledhura deri më tani në qendrën e emergjencave civile, qendër e cila do të bëjë më pas edhe shpërndarjen tek familjet në fjalë.

Gjatë bashkëbisedimit, znj. Gjermeni u ndal në menaxhimin e situatës, mbi nevojat aktuale të familjeve, etj. Më tej ajo shprehu falënderimet e saj për solidarizimin dhe kontributin e deritanishëm jo vetëm të institucionit të KMSH-së por të të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit tonë.

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Spahiu, fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për personat që nuk mundën ti mbijetojnë kësaj tragjedie. Më tej ai u ndal në angazhimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bashkë me të gjitha organet e tij në rrethe si xhami, medrese, Kolegjin Universitar Bedër dhe myftini, të cilat në mënyrë të organizuar po punojnë vazhdimisht në mbledhjen e ndihmave

“Ne si institucion kemi ndërmarrë një fushatë serioze në të gjithë vendin me të gjitha burimet që kemi në dispozicion për mbledhjen e ndihmave materiale dhe monetare për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve që sot po i kalojnë ditët në çadrat e emergjencës civile. Fushatë kjo e cila do të përmbyllet me thirrjen masive ditën e premte në të gjitha xhamitë e Shqipërisë. Njëkohësisht lutjet e të premtes do të jenë posaçërisht për të ndjerët dhe qytetarët e prekur nga kjo ndodhi e rëndë.” – tha ai.

Më tej ata vizituan disa nga familjet e strehuara në çadrat e emergjencës në këtë zonë, ku u njohën nga afër me problematikat aktuale që kanë këto qindra familje si dhe shprehën ngushëllimet për të afërmit e humbur një ditë më parë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.