Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ndihmoi Shqipërinë

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka nisur konvojin e parë të ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019

Komvoji me ndihma përmbante gjëra ushqimore, ilaçe, veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Këto ndihma në koordinim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u dorëzuan në depon e rezervave shtetërore të shtetit.

Përpos këtyre ndihmave, Bashkësia Islame e Kosovës me urdhër të Myftiut Naim ef. Tërnava, nesër në të gjitha xhamitë e Kosovës do të kërkojë mjete financiare për të prekurit e tërmetit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë