Pas 107 viteve, thirret sërish ezani në Xhaminë e Ali Pashës në Ohër

Ezani i parë pas 107 vitesh është thirrur sot nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër, e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.

Minarja e kësaj xhamie ishte rrënuar gjatë bombardimeve në luftërat e Ballkanit, ndërsa pas punimeve të restaurimit është hapur me anë të një ceremonie.

Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, zëvendëskryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan ??liyen, ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem, zëvendëskryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviç, myftiu i Ohrit, Samet Hajdari, bashkë me myftitë e të gjitha myftinive të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të partive politike në vend, si dhe shumë qytetarë të cilët treguan interes të madh në hapjen e xhamisë

Xhamia u hap me lutje, ndërsa pas ezanit të thirrur pas 107 vitesh, u fal namazi i ikindisë.

Në kuadër të punimeve u përforcuan muret e xhamisë, kupola u mbulua me mbulesë prej plumbi ndërsa minarja 32 metrëshe u rindërtua. Projekti kushtoi rreth 2,2 milionë euro.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.