Tregime nga jeta bashkëshortore

Një imam duke ligjëruar në temën martesa islame i këshilloi vëllezërit që t‘ju japin komplimente grave të tyre.

Ai të pranishmëve ua përcolli një ngjarje në jetën e një vëllai i cili në një mbrëmje verore kishte dal në shëtitje me gruan e tij dhe iu kishte drejtuar me këto fjalë: "E dashur, a po e sheh hënën e plotë dhe sa e bukur është sonte?" "Po, e shoh", u përgjigj ajo, e ai i tha: "Ti je më e bukur se hëna!" Një vëlla, i cili mori pjesë në ligjëratë, vendosi që të njëjtat fjalë t'ia thotë gruas së tij... e cila për nga natyra ishte pak më e vrazhdë. Priti një natë kur hëna kishte dal me gjithë bukurinë e saj, dhe i ofroi bashkëshortës së tij për të dal në një shëtitje. Në një moment ai i tha gruas së tij: "E dashur a po e sheh hënën?!" E ajo u përgjigj, "Po, e shoh, nuk jamë e vërbër!"

Një dijetar, i cili njëkohësisht është këshilltar për probleme martesore, mbajti një seminar. Në një moment kërkoi nga të pranishmit që të marrin telefonat e tyre celularë dhe t‘u dërgojnë mesazhe grave të tyre me tekstin: "Të dua!" Disa iu binden dhe vepruan ashtu si kërkoi ai. Pas më pak se një minutë, të gjithë atyre që kishin dërguar mesazhe filluan t‘u cingërrojnë telefonat. Gratë e tyre ishin shumë të befasuara. Ashtu, pothuajse të shokuara, mendonin në çdo gjë.
Njëra prej tyre i kishte thënë burrit të saj: "Kjo është hera e parë që ma ke shpallur dashurinë dhe këto fjalë do të më mbajnë gjer në fund të jetës sime!". E dyta e kishte pyetur burrin saj: "A mos je në spital?" E treta kishte pyetur: "A mos të ka ndodhur diçka, mos e dhasht All-llahu, më informo menjëherë!" Reagimi më interesant dhe më qesharake ishte: "Ebu Muhamed, a mos ta ka vjedhur dikush telefonin!?"



Përzgjodhi: Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.