Të gjitha xhamitë iu përgjigjën thirrjes së Kryesisë së BIRK-ut për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës njofton besimtarët se pas thirrjes për tubimin e mjeteve financiare kushtuar familjeve të prekura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, të premten pas namazit të xhumasë, me sukses përfundoi aksioni për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, që u zhvillua nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka falënderuar Këshillat e BI-së së Kosovës, imamët, xhematin dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi që shprehën zemërgjerësinë e tyre me mjetet e grumbulluara. Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, i është kushtuar solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.