Më i dobishëm një mikë i mirë, se sa një pasuri e përkohshme materiale!

Kishin qenë dy vëllezër dhe kishin vendosur që ta shesin një parcelë tokë që kishin, pasi ishin ndarë nga familja e madhe (bashkallëku), dhe secili tokën që e kishin hise nga babai vendosën ta shesin.

Njëri vëlla, ato para që fitoi nga shitja e pjesës së tokës së tij, vendosi t'i investoj të gjitha në ndërtimin e një shtëpie të madhe e të bukur për vete.

Ndërsa vëllai tjetër, mendoi ndryshe dhe u tregua modest dhe bamirës dhe të gjitha ato para, i shpenzojë në shoqërinë e tij, që pretendonte se e kishte të mirë, d.m.th dikujt i kishte dhënë hua, e dikujt dhurata, pastaj tjetrit i kishte ndihmuar në gjendjen e vështirë materiale e tjetrit pasi kishte qenë i sëmurë, i kishte ndihmuar të shërohet nga sëmundja, kështu që ato para që i kishte fituar nga shitja e tokës, të gjitha i shpenzojë në këtë mënyrë.

Dhe një ditë, ky vëllai që kishte ndërtuar atë shtëpinë e bukur, me paratë e tokës së shitur, mburrej me menaxhimin qe kishte bërë, para vëllait të tij qe shumën e parave të njëjta i kishte shpenzuar në shoqëri.

Vëllai që kishte ndërtuar shtëpinë, po fillon ta bezdis vëllanë e tij, duke i përkujtuar se ka bërë një menaxhim të keq, duke i shpenzuar ato para në "humbje" (në shoqëri), duke shkuar aq larg, sa i thotë që ke dështuar dhe shoqëria të kanë mashtruar dhe të kanë vjedhur. Edhe pse durimtar dhe besonte se kishte vepruar mirë me ato para që i kishte shpenzuar në shoqërinë e mirë të tij, poashtu e mundonte brenga dhe dyshimi se vallë mos ka të drejtë vëllai i tij, që e qorton!

Pas disa viteve ndodhë një katastrofë natyrore, fshati ku jetonin këta dy vëllezër, nga një termet i fuqishëm, shkatërrohet dhe bëhet rrafsh me tokë, duke përfshirë edhe shtëpinë e bukur të atij vëllait që e kishte ndërtuar me paratë e fituara nga shitja e tokës.

Tash pas këtij tërmeti ndodh një çudi e cila e vë në pah inteligjencën e menaxhimit të këtyre dy vëllezërve. Vëllai që krenohej me menaxhimin e mirë që kishte bërë kur e kishte ndërtuar shtëpinë, tash pas tërmetit ajo shtëpi rezultojë në një gërmadhë.

Ndërsa vëllai tjetër që konsiderohej se kishte dështuar, kur i kishte shpenzuar parat e tij, duke i ndihmuar miqve të tij, rezultojë të ishte shpenzim i qëlluar dhe doli të ishte një investim i qëlluar për të ardhmen, sepse shoqëria e mirë dhe besnike e tij, në shenjë mirënjohje dhe solidarizimi për vëllanë e tyre që dikur i kishte ndihmuar, u bashkuan dhe mblodhën parat e nevojshme dhe ia ndërtuan një shtëpi po aq të bukur sa të vëllait të tij që dikur e kishte ndërtuar.

- Muhamedi a.s: ”Nëse dy persona duhen për hatër të Zotit, më i dashuri tek Zoti, është ai që e do shokun më shumë.”
- Umer ibnul Hattabi, i cili thotë: ”Nëse dikush prej jush konstaton njëfarë miqësie tek vëllai i tij, le të kapet fort pas tij. Sepse miqtë janë të rrallë.”
- Muhamedi a.s: "Mos u shoqëroni me askënd tjetër pos me besimtar dhe mos e ushqeni askënd pos atij që ka takva (devotshmëri/frikë) ndaj Allahut".



Kerim Gashi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.