Qeni i bardhë dhe qeni i zi

Gjyshi ishte ulur para kasolles së tij bashkë me nipin e vet.

Të dy bashkë shikonin dy qentë e tij që po ziheshin me njëri tjetrin. Njëri qen ishte i bardhë, ndërsa tjetri i zi. Ata vazhdimisht ziheshin para kasolles së gjyshit.
Fëmija mendonte se vetëm njëri prej tyre mjafton për ta ruajtur kasollen dhe nuk e kuptonte pse gjyshi i mbante të dy. Poashtu, i interesonte pse njëri ishte i bardhë e tjetri i zi.
Andaj, e pyeti gjyshin me kureshtje.
Gjyshi u përgjigj: “Ata për mua janë dy simbole. Simboli i të mirës dhe të keqes. E mira dhe e keqja luftojnë vazhdimisht brenda nesh, sikurse këta dy qentë që po i sheh. Për këtë, kur i shoh më bie ndërmend e mira dhe e keqja.”
Fëmija mendoi se nëse ka një betejë duhet të ketë edhe fitues, andaj edhe e pyeti gjyshin: “Gjysh, cili e fiton betejën sipas teje?”
Gjyshi u përgjigj: “Atë që e ushqej më mirë, ai fiton.”



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta