Jeta është sikur të pjekësh një tortë!

Djaloshi i vogël është duke i treguar gjyshes së tij se si çdo gjë është duke shkuar keq, shkolla, problemet familjare, problemet me shokë etj.

Ndërkohë, gjyshja është duke përgatitur tortën. Ajo po e pyet nipin nëse do të dëshironte një meze të lehtë e që natyrisht ai do ta dëshironte.
"Ja, merr pakëz vaj të nxehtë." 'Uhh', - tha djaloshi.
"Ç'thua për disa vezë të paziera?" 'Assesi gjyshe!'
"Apo do të dëshiroje miell?" Apo jo?!
"Gjyshe, këto janë të gjitha të pështira!" – tha djaloshi.
Gjyshja ia ktheu: - "E vërtetë! Të gjitha këto gjëra duken të këqija; por, kur vendosen të gjitha së bashku në rrugën e drejtë, ato bëjnë një tortë të mrekullueshme dhe të shijshme.
Zoti punon në të njëjtën mënyrë. Shumë herë ne pyesim veten, - pse do të na linte të shkojmë nëpër këto kohë të vështira dhe të këqija!?
Por, All-llahu e di se kur i vë këto gjëra në urdhrin e Tij. Ne vetëm duhet t’i besojmë Atij, dhe, përfundimisht, të gjitha këto do të bëjnë diçka të mrekullueshme.



Përktheu: Safet Pllana


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta