Baba, nuk po të shoh!

Në një shtëpi në periferi të qytetit jetonte një familje e lumtur...

Një natë zjarri e përfshiu kuzhinën dhe derisa flaka përhapej me shpejtësi, prindërit dhe fëmijët dolën nga shtëpia. Papritmas, nga paniku i frikës zbuluan se në mesin e tyre mungon fëmiu më i vogël pesëvjeçar. I frikësuar nga zjarri dhe i hutuar nga tymi i dendur, ai ishte ngjitur në katin e sipërm të shtëpisë.
Çfarë të bëjnë? Babai dhe nëna ishin hutuar me shikimin pa shpresë, ndërsa dy motrat bërtitnin. Të hyjnë në shtëpi ishte e pamundur, ndërsa zjarrfikësit ende nuk kishin arritur.
Papritmas, lart nën kulmin e shtëpisë u hap dritarja. Fëmiu filloi të bërtas: “Baba, baba!” Babai u afrua dhe me zë të lartë tha: “Kërce, biri im!”
Fëmiu para vetit shihte vetëm zjarrin dhe tymin e dendur, por kur dëgjoi zërin e babit, tha: “Baba, unë nuk po të shoh ...”
Babai bërtiti: “Unë po të shoh ty, kërce!” Fëmiu kërceu nga lart gjallë e shëndosh në përqafimin e fuqishëm të babait.

Tregimi potencon uzdanë (shpresën) që duhet të ketë lutja jonë. Fëmiu në dritaren e shtëpisë e cila kaplohet nga flaka është pamja e besimtarit para Zotit. Kur gjendet në rrezik, ai mund të dëgjojë sesi i drejtohet Zoti: “Mbështetu tek Unë, hidhu në duart e Mia.”
Besimtari shpesh në frikë përgjigjet: “Por, unë nuk po të shoh ...”
Ecja jonë në këtë botë është e errësuar, por Zoti gjithmonë na sheh, e kjo është më e rëndësishmja. Zoti nuk na lë asnjëherë, për asnjë moment. Ai është pranë nesh edhe atëherë kur ne nuk jemi të vetëdijshëm.
Zëri i Tij është i përhershëm:
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (El - Bekare, 186)
Ah, sa pamje e bukur është kur besimtari i përulur me modesti, i ngrit duart lart kah qielli duke iu lutur Allahut xh.sh.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta