Identiteti yt është krenaria jote?

Fjala "Identitet" është me origjinë latine (identitas), dhe me të është shënuar karakteristika individuale, apo cilësi sipas së cilës objekti ose personi është i njohshëm apo i njohur. Në kuptim filozofik, identiteti është definuar si thelb i diçkaje apo dikujt që është i ndryshëm në krahasim me diçka ose dikë tjetër.

Deri në fund të shekullit të njëzetë, gjithnjë e më shumë në botë flitej dhe shkruhej për krizën e identitetit, kërkimin e tij, luftën për ruajtjen, shkatërrimin dhe imponimin e tij, si dhe për pluralitetin e identiteteve. Ky trend vazhdon edhe sot thjesht për shkak se shumë aspekte të identitetit janë subjekt për të ndryshuar, humbur, fituar, mbajtur dhe ruajtur atë, që do të thotë se termi "identitet" ka një koncept dinamik.
Myslimanët e sotshëm në Evropë po përballen me dilemën se si t'i përgjigjen sfidave të modernitetit, si të jetë bashkëkohor në botën perëndimore, si të paraqitemi dhe gjendemi në hendekun midis formave tradicionale të fesë dhe stilet moderne të të menduarit dhe të sjelljes. Të gjitha këto janë çështje të një rëndësie jetike për mbijetesën e myslimanëve në Evropë, si një aktor i domosdoshëm me përfshirjen e tyre shpirtërore, intelektuale, morale dhe ekonomike në proceset integruese të krijimit të identitetit kulturor të Evropës.
Para myslimanëve paraqiten edhe pyetja e bashkëjetesës dhe bashkë-ekzistencës me të tjerët në diversitetin evropian të besimit, kulturës, kombit, etj. Si të integrohet në diversitetin e pasur, duke e mbajtur si unike kulturën dhe shpirtëroren, pa u dorëzuar asnjë ekskluziviteti politik, ideologjik, kombëtar dhe rajonal. Pikërisht Evropianët përvojën e multiralitetit për herë të parë e njohën në takimin epokal me myslimanët.
Tipare të rëndësishme të identitetit islam në integritetin e tij janë natyra gjithëpërfshirëse gjithë përhapëse. E thënë shkurt, identiteti integron dhe përfshin të gjitha aspektet dhe fazat e jetës së njeriut, nga ato më të mëdha siç është çështja e besimit: Juve– feja e juaj, kurse mua –feja ime! (el-Kafirun, 6); Udhëzona në rrugën e drejtë (el-Fatiha, 6), e deri te ato të zakonshëm dhe të përditshëm, të tilla si veshja e teshave (të cilat nuk janë transparente, të ngushtë, etj.), konsumimi i ushqimit (fillimi me Bismillah, ngrënia me dorën e djathtë duke shqiptuar fjalën El-Hamdulillah në fund të ngrënies), hyrja në shtëpi (me këmbën e djathtë) përshëndetja me selam, e të ngjashme.
Të krenohemi me karakteristika, festa, veshmbathje, gjuhë dhe veçanërisht identitetit të njerëzve tjerë dhe nënçmimi, anashkalimi e turpërimi me identitetin e vetë tij është një mëkat që është fatal për njeriun, shoqërinë dhe kombin, sepse me këtë shprehet simpatia e dashuria për njerëz të caktuar, deri në atë masë sa t'i përngjajmë atyre e të tallemi me identitetin tonë fetar e kombëtar. Muhamedi, s.a.v.s., ka thënë: "Kushdo që e imiton (i përngjanë) një popull, ai edhe i takon atij."
Në fakt, kjo është me të vërtetë kështu. A nuk i shohim me sytë tanë ata që kanë hapëruar në këto shtigje pa kthim e tunele pa dritë?! Ata që filluan të imitojnë festa të tjerëve si të veta, stilin e jetës dhe sjelljen e tyre, e të cilët në Islam ndjehen të parehatshëm, sikur turpërohen me veten e tyre dhe asaj se kush janë e çka janë.
Ne do të përmendim vetëm disa shembuj, por ndoshta edhe ju jeni dëshmitarë të shumë shembujve tjera të ngjashme. Një mjek që punon në Perëndim emrin e tij të bukur mysliman e kishte gjymtuar dhe amputuar duke e bërë si emër “moderne”, emër pro-perëndimor që nuk flet fare për origjinën e tij të vërtetë. Mjeku dikur i quajtur Osman Karabegoviq, tani quhet Omo Kara. Turp nga vetja e tij, feja, dimitë e nënës së tij dhe nga fesi/kapuçi i babës së tij të ndjerë e kishte mundur ndjenjën e krenarisë dhe gëzimit që Allahu kishte bërë që të jetë myslimanët.
Të analizojmë dhe vështrojmë shembullin e mëposhtëm, kur një vajzë e re që kishte luajtur hendboll, pas një qëllimi të arritur, nga gëzimi bie në gjunjë e që më vonë ky akt është vlerësuar si bërje e sexhdes dhe shprehjen e ndjenjave fetare. Vajza është justifikuar se nuk kishte aspak një qëllim të tillë, se kjo ishte mënyra e saj për të shprehur gëzimin dhe në fund ajo është shprehur në shenjë justifikimi, lëreni xhaminë, unë nuk e mbaj mend se kur kam qenë në xhami unë nuk di as të falem. A mund të imagjinoni se çka ka ndodhur?! Askush nuk i besoi dhe u suspendua nga loja në disa ndeshje të ardhshme.
Kur kjo është kështu, atëherë pse ne i lejojmë vetës që të na fyejnë e të na nënçmojnë para të tjerëve? Pse ne duhet të jemi si ata? Pse ata të mos jenë sikur ne? Pse ata të mos na imitojmë? Arsyeja qëndron në njohjen e pamjaftueshme të Islamit. Sepse, po të dinin myslimanët vlerën e fesë së të tyre, po të dinin se sa është e shtrenjtë perla e tyre, nuk do ta mohonin ashtu lehtë.
Të parashtrojmë secili pyetje vetës: Ai dimë emrat e të paktën dhjetë sahanëve të Muhamedit, s.a.v.s. të cilët Allahu u kishte premtuar Xhenetin duke qenë ende të gjallë në tokë? Po të dinim për jetën e tyre do të ishte e mjaftueshme për neve ashtu që ta trazojmë rrugën e rrugëtimin tonë jetësor. Një dijetar i devotshëm e takon një djalë i cili po mbante gazetat në dorë, duke e pyetur se çfarë mbante në duar të tij, dhe djali filloi të flasë për sportistët për të cilat shkruanin ato gazetat, ku dhe në cilin ekip luan lojtari i caktuar, etj. Prandaj dijetari i devotshëm e pyeti se a kishte dëgjuar për lojtarin e quajtur Omer ibnel-Hattab? Djaloshi u përgjigj: Nuk di. Në cilin ekip luan ai? - pyeti djali. Dhe ky iu përgjigj: Në ekipin fitues. Në ekipin i cili fiton gjithmonë.
Pra, kështu është tek ne. I dimë përmendësh emrat e futbollistëve vetëm të shohim numrin e fanellës, menjëherë dimë kush e bleu, sa para do të fitojë, kë e ka bashkëshorte e sa fëmijë ka... e nuk e dimë kush ishte një Salahuddin, Omer ibn Hattab, Omer ibën Abdul-Aziz, etj. Shumë gjëra ne nuk i dimë, prandaj edhe nuk jemi në gjendje të kuptojmë vlerën e cila është në duart tona.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.