Buzëqeshja zbulon identitetin e shpirtit

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:
“Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!” (En - Neml, 18-19)

Krijuesi i Pakrahasueshëm xh.sh. në ajetet e cituar përshkruan relaksimin e Sulejmanit a.s. në fjalët e buburrecit, duke na përshkruar detajet e zhvillimit të një emocioni - gëzimin.
Teksti arabisht nga ajeti “fetebesseme dahikan” përmban në vete dy shprehje nga të cilat e para tregon buzëqeshjen apo qeshje pa kurrfarë zëri (et-tebessum), ndërsa e dyta paraqet qeshje me zë me intensitet më të vogël (ed-dahik). Duhet theksuar se në gjuhën arabe ekziston edhe folja që paraqet qeshje me zë me intensitet të lartë (kahkaha).
Kështu pra Sulejmani a.s. duke dëgjuar të folurit interesant të një buburreci buzëqeshi dhe buzëqeshja e tij gradualisht (dalëngadalë) kaloi në qeshje me intensitet të vogël. Nga ajeti i cituar vërejmë udhëtimin e shëndoshë të paraqitjes dhe zhvillimit të emocionit, fillimi i të cilit ka qenë mendimi në kokë d.m.th. njohuria, apo në rastin konkret mendjehollësi e çmuar në vetëdije dhe depërtim në problematikën e pasur të mikrobotës - botës së buburrecave (En - Neml, 18).
Secila buzëqeshje është unikale sikurse vijat e gishtërinjve dhe na flet për llojin dhe identitetin e shpirtit. Një dijetar ka thënë se asgjë nuk flet më me elokuencë për njeriun sikurse buzëqeshja e tij dhe sikur dikush nëse ka sukses ta fsheh poshtërsinë dhe primitivizmin e tij pas të folurit dhe pompoz dhe të artë, buzëqeshja e tij gjithmonë e tradhton.
Secila buzëqeshje e sinqertë dhe e shëndoshë zhvillohet dalëngadalë, sikurse lulet. Shumë fytyra prapëseprapë asnjëherë nuk e përjetojnë lulëzimin e plotë. Të qeshurit jo i shëndoshë paraqitet përnjëherë, nuk ka rrugëtim të qartë të zhvillimit dhe përfundon papritmas (befas). Ngjashëm ndodh edhe me emocionet tjera.
Lëvizja e sinkronizuar e 44 muskujve nën lëkurën e fytyrës sonë pasqyron shpirtin njerëzor më mrekullueshëm se gjitha brushat e mjeshtërve.
Është interesant të vërejmë sesi dashuria e Krijuesit ndaj njeriut nuk mjafton vetëm me dizajnimin funksional të fytyrës së njeriut duke i lidhur muskujt e fytyrës me sistemin nervor qendror por lë edhe gjurmë të shkruara për mënyrën sesi personi i shëndoshë kuranor i shfrytëzon këta muskuj.
Duke kuptuar rëndësinë e qeshjes në segmente të ndryshme shoqërore, strategjitë e marketingut e kanë definuar të qeshurit si kurbë (kthesë) të bekuar e cila i vendos të gjitha në vendin e vet.
Muhammedi a.s. plotësisht i vetëdijshëm për efektin pozitiv të buzëqeshjes ka thënë: “Buzëqeshja që drejton kah vëllai (musliman) është lëmoshë.” (Tirmidhiu)
Në një definicion të lumturisë thuhet: Lumturia është aftësi e kreacionit të mendimeve pozitive.
Mendimet pozitive sjellin qeshje në fytyrat tona, ndërsa muskujt e fytyrës e bindin sistemin tonë nervor qendror se për ne është diç e mirë ndërsa ai (SNQ) varësisht nga pranimi i mesazheve, ndikon në tajitjen e enzimave që relaksojnë trupin tonë (serotonina, endorfina) dhe e bëjnë që të lulëzojë. Kështu njeriu mund edhe ta mashtrojë SNQ-në e tij, pa marrë parasysh vështirësinë e situatës në të cilën ndodhet nëse ka sukses ta njoh anën pozitive të jetës dhe ta zhvillojë të qeshurit.
Dhe mu kjo është ajo që bëri Sulejmani a.s. kur u drejtua me ushtrinë e tij në ekspeditën e rrezikshme ushtarake. Por, prapëseprapë nuk lëshoi pa vërejtur një begati në të cilën u kënaq, kuptimin e të folurit të buburrecave, sinqerisht të gëzohet dhe nga kjo të gjejë kohë që ta falënderojë Allahun xh.sh. Secili njeri ka shkase të mjaftueshme për gëzim (qeshje) nëse mendon për begatitë e panumërta që e rrethojnë.
Por, është fakt që njerëzit me qëndrim pozitiv në jetë e kanë sistemin imunitar më të fuqishëm gjegjësisht më pak sëmuren dhe përhapin rreth vetes energji të këndshme. Për këtë edhe qeshja është eliminatori më i mirë i stresit.


Buzëqeshja si isharet

Krijuesi i Pakrahasueshëm na dokumenton edhe një situatë praktike jetësore në të cilën njëri nga akterët i shfrytëzon muskujt e fytyrës së tij në mënyrë të caktuar. Lexojmë me vëmendje duke analizuar versetet:
“Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin.” (Hudë, 70-71)
Në versetet e cituara, Dëshmitari i Lartësuar përshkruan atmosferën e cila mbizotëronte në shtëpinë e Ibrahimit a.s. kur i erdhën në vizitë mysafirët e jashtëzakonshëm. I gostiti me ushqimin më të mirë që kishte (viç i pjekur). Mirëpo, pasi vërejti se mysafirët e tij kurrsesi nuk e konsumuan ushqimin, kuptoi se ka të bëjë me qeniet që për momentin e kanë marrë formën njerëzore.
Ibrahimin a.s. në atë moment ndjeu frikë, sikurse edhe bashkëshortja që ishte afër. Mysafirët misteriozë e njohën gjendjen shpirtërore të shtëpiakëve mikpritës dhe i qetësojnë duke përmendur shkakun e vizitës. I thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit.”
Është interesant që Allahu xh.sh. menjëherë pas fjalëve ngushëlluese që melekët iu drejtuan Ibrahimit a.s. e përshkruan reaksionin e bashkëshortes së tij, Sarës: “E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin.”
Komentuesit klasik theksojnë që bashkëshortja e Ibrahimit a.s. ka qëndruar pas perdes dhe dëgjoi tërë bisedën, duke përmendur mendime të ndryshme në pikëpamje për shkakun e qeshjes së saj.
Disa kanë thënë se ka qeshur duke treguar gëzim që homoseksualët e popullit të Lutit a.s. më në fund do të dënohen (es-Sujutiu), duke treguar qartë me reaksionin e saj qëndrim negativ që ka pasur ndaj atyre perversëve.
Er-Razi në veprën e tij “Mefatihul-gajb” thekson që Sara qeshi pasi ndjeu që edhe Ibrahimi a.s. nuk është më i frikësuar dhe u gëzua për “kalimin e rrezikut”.
Meqë në tekstin origjinal arab për reaksionin e saj spontan është përdorur fedahikat (dhe qeshi), është përdorur folja që përshkruan qeshje me zë të intensitetit më të vogël dhe shohim që kemi të bëjmë me qeshjen që ka pasur rrugëtim tjetër evolutiv sesa qeshja e Sulejmanit a.s. Natyrisht kjo nuk habit duke marrë parasysh karakterin e ndryshëm dhe rastin.
Qeshja e Sarës edhe pse e shkurtër dhe e papritur ka qenë tepër elokuente, ngase në kontekstin e atmosferës specifike që u zhvillua, tregon në nivelin e lartë të sinkronizimit emocional të dy bashkëshortëve. Kjo mund të shpjegohet edhe si mekanizëm për lirimin nga stresi i shkaktuar në shtëpinë e Ibrahimit a.s. me mysafirët e papritur. Kështu të qeshurit e saj është prodhim i tendosjes së lehtë të sistemit nervor i cili ka pasur nevojë për relaksim të shpejtë dhe nga këtu qeshja e befasishme ka qenë në funksion të sistemit mbrojtës të organizmit.
Qeshja e Sulejmanit a.s. ishte më komplete dhe më e vazhdueshme, ngase nuk ishte kushtëzuar me asnjë frikë, përkundrazi me njohjen e këndshme të harmonisë shtresore të kësaj bote në të cilën pati rast të kënaqet. Kjo është qeshje e intelektualit kureshtar i cili edhe pse kishte dituri dhe përvojë enorme që e kishte arritur, i lejon jetës që rishtazi ta befasojë dhe mësojë me diç të re, duke transformuar fytyrën e tij në gëzim për syrin e vëzhguesit.
Krijuesi thekson dashurinë tij ndaj njerëzve dhe thotë:
“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim).” (Ez - Zumer, 27)
Shembujt e përmendur të qeshjeve të ndryshme udhëzojnë në leximin e drejtë të të gjitha detajeve të jetës shoqërore, kuptimin e thellë të psikologjisë së njeriut dhe vlerësimit të saktë të domosdoshëm të fytyrave që na rrethojnë nëpërmes kuptimit të pasqyrës së shpirtit të tyre.
Është bukur të dimë çfarë shpirti pasqyron qeshja e ngulfatur, buzëqeshja me buzë mezi të hapura, qeshja e vyshkët, qeshja me dorë në gojë, qeshja e turpshme apo qeshja që zbulon dhëmballët dhe mishin e dhëmbëve, etj.
Njerëzit edhe më tej kanë vështirësi të njohin ndryshimin subtil në mes ironisë dhe sarkazmit dhe bien në qeshjet e intrigantëve profesionist dhe mashtruesve duke mos e vërejtur qeshjen e sinqertë të shpirtit të madh. Dhe vetëm në pleqëri të thellë kuptojnë se nuk kanë arritur mikun e vërtetë duke mbetur shpesh vetëm hipokritë të zbehtë. Njëkohësisht përveç aktivitetit të përmendur muskujt e fytyrës shërbejnë për ushqim, për të folur, por edhe për manipulim ose shpëtim të jetës.
Shprehja e Allahut të madhërishëm qoftë ajo tekstuale apo materiale, rregullisht është shumëdimensionale. Kështu, p.sh. edhe verseti i shkurtër në fillim të këtij punimi (En - Neml, 19) flet për:
1. Simbolin e fuqisë (Sulejmanit a.s.) dhe mënyrën e të menduarit dhe lëvizjeve të tij, por edhe për marrëdhënien tejet senzibile ndaj Krijuesit (makrobotës);
2. Krijuesi ynë me mjeshtëri na fut në proceset e tij kognitive duke na kthyer vëmendjen në fenomenin e emocioneve, zhvillimit të tyre të mundshëm dhe kështu na hap rrugët kah kuptimi i njeriut;
3. Paralelisht me këtë poenton kah dritarja e cila udhëheq në mikrobotën fascionante të milingonave duke potencuar organizimin e tyre, mënyrën precize të komunikimit, superioritetin e femrës, informimin për ndodhitë në mes njerëzve, etj;
4. Duket që zëri si rezultat i kombinimit të shkronjave në verset vepron si ilaç në nevojat subtile të shpirtit.


Konkludim

Bota është e krijuar për ta lexuar gjatë së cilës ngriten këndet e buzëve tona duke simuluar buzëqeshjen. T’i kontribojmë imazhit estetik burimor të kësaj bote me mijëra fytyra fisnike të cilat do të ndërpriten me imitim jokritik, nxitjet e jashtme jokualitative të cilat i lejojmë që të na transformojnë në pasqyra personale. Të mendojmë:
1. Në cilin verset të Kuranit ekziston fjala gjatë të folurit të së cilës doemos i sjellin buzët në pozitën për puthje? Ka të bëjë me rregullat e texhvidit;
2. Përse në gjuhën arabe p.sh. fjala kibleh (kibla) dhe kubleh (puthja) e kanë rrënjën e njëjtë? (Ndryshimi është vetëm në një vokal);
3. A qeshni në fytyrat e muslimanëve tjerë apo vetëm buzëqeshni?;
4. A mund të kujtoni ushtrime më të mira për muskujt e fytyrës sesa leximi i Kuranit dhe puthja?



Edin Tule
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli