Një i ngjashëm si Jusufi ...

E ka përmendur Ibnul-Kajjim në librin "Revdatul-muhibbin" duke thënë se ka ndodhur gjatë Kalifatit të Omer ibn el-Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur me atë.

Bëhet fjalë për një djalosh të ri, të devotshëm, të cilin Omeri e shikonte dhe impresionohej nga devotshmëria e tij. Gëzohej për përkushtimin e tij dhe gjithmonë pyeste për atë kur ai ka munguar.

Një ditë, një vajzë e re dhe shumë e bukur e pa djaloshin e ri, dhe në shikim të parë i pëlqeu shumë. Dëshira e saj e madhe ishte ta ketë atë djalë, dhe filloi të kërkojnë mënyra që të arrij tek ai. Një plakë, i premtoi se do t’i ndihmoj për ta joshur djaloshin. Plaka dinake erdhi te djali dhe e mashtroi me fjalët: "Unë jam e vjetër dhe e pafuqishme. Unë kam një dele, por unë nuk jam në gjendje ta mjeli atë. Nëse më ndihmon, me siguri se do të shpërblehesh nga All-llahu."

Djaloshi i ri, i etur për të bërë punë të mira, pranon dhe shkon pas plakës. Kur hyri, në shtëpinë e saj, dele nuk kishte. Plaka i tha: "Tani unë do ta sjellë." Por, në dhomë, në vend të deles, duket ajo vajza e bukur, e cila e dëshironte djaloshin. Ajo u përpoq ta josh dhe iu afrua atij. Përpiqej ta fuste në mëkat, por ai u përmbajt dhe nuk pranoi intrigat e saj, duke u larguar në një cep të dhomës dhe duke kujtuar All-llahun e Lartësuar.

Ajo vazhdonte, por të gjitha përpjekjet e saj ishin të pasuksesshme. Kur ajo i humbi të gjitha shpresat se do të pranonte, filloi të bërtas: "Ndihmë! Më sulmoi!” Njerëzit hynë në shtëpi dhe e rrahën djaloshin e pafajshëm.

Ditën tjetër Omeri nuk e pa dhe pyeti për te. E sollën të lidhur, për çfarë Kalifi tha: "All-llahu im, mos më le të gaboj në lidhje me këtë." Dhe iu drejtua pastaj të riut: "Më trego të vërtetën. Çfarë ndodhi?" Kur djaloshi i tha atij se çfarë ka ndodhur, Omeri urdhëroi t’ia sjellin të gjitha plakat që jetonin aty pranë.

I riu në mesin e tyre njohu plakën që ia kishte përgatitur këtë dredhi. Omeri me zërin e tij kërcënues i tha: “Trego të vërtetën!” dhe ajo, e frikësuar i pranoi të gjithë. Pastaj Omeri tha “Falënderoj Allahun që në mesin tonë është një i ngjashëm si Jusufi.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli