Përse Pejgamberi (s.a.v.s.) urdhëroi vrasjen e skifterit ...? -

Skifteri ose qifti ( arab. الحِدَأة - angl. Kite) është një zog i çuditshëm që Pejgamberi (s.a.v.s.) urdhëroi të vritej .. Përse? Le të analizojmë ...

Studiuesit në Universitetin Australian të Sidneit zbuluan diçka të çuditshme ... që zogu skifter, në një mënyrë profesionale duke përdor sqepin dhe putrat e tij me qëllim ndez zjarret në pyje dhe këto zjarre përpiqet t'i zgjerojë me kolegët e tij!
Ky fenomen i befasoi shkencëtarët ..!!!
Si munden këta zogj të jenë në gjendje të ndezin zjarret dhe t'i përhapin ato në vendet më të gjera të mundshme? Kush ia mësoi atyre këtë?
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Etnobiology” në Janar 2018, dhe studiuesit thonë se: “këta zogj të dëmshëm përhapin zjarre për të zgjeruar vendet e tyre të gjuetisë, ku në këtë (strategji) përdorin teknologji të larta dhe njerëzit lokalë në Australi këtë e dinë qysh moti ..”
Sigurisht, këta zogj konsiderohen të dëmshëm për njerëzit dhe duhet t’u jepen fund, për të shmangur të keqen e tyre ...
Ky paralajmërim jepet nga shkencëtarët vetëm sot (në shekullin njëzet e një), mirëpo, katërmbëdhjetë shekuj më parë, domethënë në shekullin e shtatë ... Pejgamberi (s.a.v.s.), tërhoqi vëmendjen për këtë dhe madje ai urdhëroi që të vriten, edhe nëse gjenden në vendet e shenjta, ku ndalohet gjuetia dhe vrasja e kafshëve ..
Transmeton Aishja -radiallahu anha- se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Pesë gjallesa janë të shthurura dhe vriten edhe në harem (vendet e shenjta): akrepi, miu, korbi, skifteri (qifti) dhe qeni i tërbuar.” [Buhariu dhe Muslimi].
Ky hadith tregon se Pejgamberi (s.a.v.s.), nuk ka folur kot dhe se nuk porositi diç, përveç se në të ka urtësi të mëdha ...
Kjo tregon se gjithçka që urdhëroi Pejgamberi (s.a.v.s.), ka ardhur në dobi tonën ... dhe kjo (njëherit) dëshmon se ai është i Dërguar i Zotit të Lartësuar ..





Dr.Abde ed Daim el Kaheel
Përgatiti: F.Muhameti

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.